Ja si të pastroni mushkëritë nga tymi i duhanit për 3 ditë

/ On : 11:59 AM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Duhanpirja në Shqipëri vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % të vendeve të Bashkimit Europian. Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt, sesa tek femrat, përkatësisht 60 % kundrejt 18 %. Por, shqetësues mbetet rritja e numrit të të rinjve duhanpirës. Bazuar në të dhënat e studimeve të ISHP-së, me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të shkollave 9 vjeçare dhe me ata të shkollave të mesme (viti i parë dhe i dytë), rezulton se rreth 16 për qind e nxënësve janë përdorues duhani, ndërsa 16.7 % e atyre që nuk kanë pirë duhan mendojnë ta fillojnë në vitin pasardhës. Sipas studimit të ISHP-së, mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre, mbi 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.
Këshillat
Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve. Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.
Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë:
1. Misri i ëmbël
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.
 2. Seleni
Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, vezë dhe drithëra.
3. Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.
 4. Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen.
5. Portokajtë
Përveç se janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim parandalues kundër kancerit të mushkërive.
6. Hithrat
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur dhe është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.
 7. Çaji nga halat e pishës
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive.
Shënim
Duhet të dini që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar.
Ja si të “pastroni” mushkëritë për tri ditë
Shumë persona e jetojnë jetën e tyre me mushkëri të shëndetshme, por më pas ata “pengohen” nga problemet e frymëmarrjes. Ndërsa ka edhe të tjerë duhanpirës mbi 45 vjeç dhe nuk kanë asnjë shqetësim. Nuk ka asnjë mister se sa një dietë prej tri ditësh, e cila mund të pastrojë mushkëritë tuaja kur ato kanë nevojë. Ja disa hapa që duhet të ndiqni: Para së gjithash shmangni çdo lloj ushqimi me origjinë shtazore përpara se të filloni pastrimin për të paktën dy ditë. Produktet me origjinë shtazore mund të ndërhyjnë në procesin e detoksifikimit, duke qenë se ato asimilohen nga trupi shumë ngadalë. Trupi ka nevojë të lirohet nga toksinat e krijuara edhe nga ushqimet me origjinë shtazore shumë më përpara se të fillojë të pastrojë mushkëritë.
1) Pini një filxhan çaj laksativ bimor përpara se të shkoni për të fjetur ditën e parë të dietës suaj. Kjo liron zorrët tuaj nga toksinat që mund të lindin në rast të kapsllëkut. Mushkëritë nuk duhet të mbingarkohen, për shkak të ndonjë pengese në çdo pjesë të trupit gjatë fazës së pastrimit.
2) Shtrydhni dy limona dhe shtojeni lëngun e tyre në 300 ml ujë. Këtë përzierje duhet ta pini para ngrënies së mëngjesit. Kjo do t’ju ndihmojë të tresni ushqimet për të rigjeneruar mushkëritë.
3) Pini 300 ml lëng qitroje pasdite. Nëse nuk ju pëlqen era e lëngut, mund ta holloni atë në një shishe me ujë ose zëvendësojeni me lëng ananasi. Këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyralë që mund t’ju ndihmojnë për një sistem të shëndetshëm të frymëmarrjes.
4) Pini 300 ml lëng të pastër karote midis mëngjesit dhe drekës.
5) Ju duhet të pini 400 ml lëng frutash të pasura në kalium kur të darkoni. Kaliumi është një substancë e fuqishme që vepron si një tonik në pastrim, por nëse merret në formë të lëngshme. Ju mund të shtrydhni karota, selino, spinaq dhe majdanoz. Ky lëng jo vetëm është i mirë, por ai do të ndryshojë jetën tuaj.
6) Pini 400 ml lëng boronice përpara se të shkoni për të fjetur. Kjo ndihmon për të luftuar bakteret, të cilat gjenden në mushkëri dhe mund të shkaktojnë infeksione. Boronica është një antioksidant i fuqishëm.
7) Kurojeni trupin tuaj dhe bëni ushtrime fizike.
8) Bëni një banjë të nxehtë prej 20 minutash çdo ditë. Është e rëndësishme, sepse ajo i lejon trupit të nxjerrë toksinat nëpërmjet lëkurës dhe djersitjes.
9) Një herë në ditë bëni një ecje të shpejtë. Ecja u sjell shëndet të mirë mushkërive. Kur ecni përqendrojeni vëmendjen tuaj te një frymëmarrje të lehtë dhe të plotë. Do t’ju qetësojë.
10) Bëni “avull”. Hidhni në një enë me ujë të nxehtë 5 ose 10 pika vaj esencial eukalipti dhe merrni frymë me një peshqir në kokë derisa uji të ftohet. Vetitë e mira të vajit të eukaliptit do t’i çlirojnë mushkëritë nga myku.
Shënim
Ndërkaq mund të jenë disa gjëra nga këto që nuk mund t’i përmbushni apo nuk mund t’i bëni në këtë dietë prej tri ditësh. Nëse do të ishte ky rasti, atëherë të paktën mund të pini lëngun e karotave ose atë të boronicës dhe ecni për një javë.
Ka gjithashtu tri shtylla themelore:
- mos pini duhan;
- mos pini kafe;
- këshillohuni te mjeku juaj.

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi