Shkrime qe ia vlen te lexohen

/ On : 4:40 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Kleopatra Magjia dhe tragjedia

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 2 months ago
Kleopatra VII, padyshim një prej grave më të famshme të të gjithë kohërave, u përjetësua në histori dhe në imagjinatën tonë në vepra teatrale, libra, filma. Kudo shfaqet me entuziazmin e saj dialektik dhe një magji të pakohë. Emri i mbretëreshës egjiptiane bën kaq jehonë, saqë është zgjedhur për një asteroid, një lojë, një anije, një krater, një grup muzikor, një cigare… Pavarësisht këtij interesi, nga Kleopatra na mbetet maksimumi një dëshmi direkte, një fjalë e vetme e shkruar në Aleksandri në vitin 33 para Krishtit, kur ajo apo një prej shkruesve të saj mbyllnin një dekret minis... more »

Njohja e vetes përmes shkronjës së parë të emrit

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 2 months ago
*Ja çfarë cilësish dhe ç’karakter keni sipas shkronjave * * * A Jeni origjinalë dhe nuk ndikoheni lehtë nga rrethi. Jeni mjaft të pavarur. Edhe të guximshëm. Nuk mund të thuhet se nuk i doni ndryshimet, jeni për to. Do të ishte e mirëseardhur të jeni më të hapur në bashkëpunim me të tjerët, dhe të jeni të gatshëm t’i merrni parasysh edhe sugjerimet e të tjerëve. B Jeni tipa me ndjeshmëri të theksuar, të begatë me emocione dhe të pranueshëm në aspektin shoqëror. Harmonia e marrëdhënieve është diçka esenciale për lumturinë tuaj. Duhet të insistoni t’i përshtateni kohës, gjegjësi... more »

10 Gjëra të thjeshta që na bëjnë të lumtur

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 2 months ago
Harrojini makinat luksoze dhe pushimet e shtrejnta, ka gjëra më të thjeshta në jetë dhe situata të përditshme që na japin momentet më të mëdha të lumturisë. Nuk ka gëzim më të madh kur ju gjeni në xhepin e xhaketës lekë të harruara më parë. Një tjetër moment disfaksioni është kur ju njoftoheni se keni fituar një çmim në një konkurrs, që keni harruar të merrni pjesë. Ndër momente të tjera që na falin lumturi të jashtzakonshme janë gjetja e parave në rrugë, marrja e një shpërblimi të papritur. Këtu po listojmë 10 gjëra të thjeshta në jetë që mund të na falin lumturi: 1. Gjetja e... more »

50 filmat më të bukur të kohës, nga “Kohët moderne” e Chaplin tek “Million Dollar Baby”

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 3 months ago
*Nga Alberto Rivaroli**Panorama.it* * * * * * * *Ka shumë filma kryevepra, por askush nuk është më i madh se “Kohët moderne të Charlie Chapli*n Pak nga pak festivali i Venecias po gjallërohet, po rritet dëshira për të përjetuar artin e kinemasë, në koleksionin e tyre janë filmat më të mirë të kohës. Por kush janë kryeveprat e parezistueshme? Për të mos patur pendime, duhet të bëja një listë me 500 filma, por fatkeqësisht më duhet të bëj vetëm 50. Në vendin e parë, pa dyshimin më të vogël, vendos “Kohët moderne” të Charlie Chaplin: një kryevepër poezie, komike dhe fantazie. Edhe pse... more »

Horoskopi, ja si do jetë 2013-a për ju në fushën e karrierës, dashurisë, shëndetit dhe financave

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 3 months ago
*DASHI* Ky vit do të jetë dinamik për ju në të gjitha fazat e jetës suaj. Roli juaj në shoqëri dhe familje do të përmirësohet ndjeshëm. Do të dalë në pah fakti se jeni një mbështetje për të gjithë personat rrotull jush. Marrëdhëniet tuaja do të çohen në një nivel më të lartë. Një lloj vetmie do të hyjë në jetën tuaj, por do të ishte mirë që ta përdornit për të gjetur paqen e brendshme dhe lirinë. Jeni të sigurt që të jepni një lloj ndihme në marrëdhëniet tuaja për një përmirësim të së ardhmes. Karriera Gjatë këtij viti ana juaj kreative do të dalë në dritë. Punoni në drejtim të ... more »

Parashikimet e dështuara për fundin e botës, toka s’mund të shkatërrohet

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 3 months ago
*Të gjithë flasin se një ditë tokës do t’i vijë fundi dhe të gjithë e lidhin këtë fund me një fenomen mbinatyror. Por pas 21 dhjetorit shkencëtarët kërkojnë të bindin çdokënd se toka nuk mund të shkatërrohet nga këto fenomene, pasi shtetet më të fuqishme janë të gatshme të luftojnë ndaj çdo sulmi (rasti i sulmeve të asteroideve), por edhe ndaj çdo fenomeni tjetër. Lidhur me parashikimet për fundin e botës ato kanë filluar shumë kohë më parë dhe besohet se vijnë nga njerëz që duan të përhapin panik. Më poshtë janë të listuara disa nga parashikimet e gabuara për fundin e botës.* *No... more »

Kur moda të sëmur! Studim tronditës

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 3 months ago
“Greenpeace” ka testuar për kimikate të dëmshme 141 veshje të markave të mëdha të modës si Zara, Benetton, Tommy Hilfiger, Gap, C&A dhe H&M dhe përfundimet janë tronditëse. Prandaj “Greenpeace” proteston në Gjermani. Organizata “Greenpeace” po tërheq vëmendjen me disa aksione proteste për të dhënat e studimit të saj të fundit. Ambientalistët varën p.sh. në fasadën e një dyqani të firmës së veshjeve Zara në Hamburg një pllakatë proteste, ku shkruhej: “A e dini sekretin e pistë të Zarës”. *Shkaktarë sëmundjesh kancerogjene dhe endokrine* * * Christiane Huxdorff, kimiste e “Greenpeace... more »

Mik shtëpie apo mik restoranti?

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 3 months ago
*Pjesa e parë: Përse i ftojmë më shumë në restorant e kafe miqtë sesa në shtëpi?* * Artan Fuga* [image: fuga]* * *Artan Fuga:* *Si shpjegohet – më pyeste disa muaj më parë Qenan K. – që në Tiranë ne ftojmë vetëm në restorante dhe kafe dhe asnjëherë në shtëpi? * *Memko* Po pra pse? *Gjoka* Koha eshte e limituar, dita duhej te ishte 30 ore dhe jo vetem 24 ore. *Xhuxha* -Te prishet rehatia ne shtepi.-Ose nuk te pelqen shtepia/mobilimi. *Çela* Jo, jo po te na gjeje miku shtepine rremuje? Turp. *Al Almita* Sepse miqesite e sotme jane shume te brishta, qe ne shumicen e rasteve nuk jane m... more »

Psikologët dhe policia/ Pse burrat vrasin gratë!

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
* * * * *Elton Qyno, Blerta Mrishaj* * * *Speciale/ Ngjarjeve të kohëve të fundit mbi rastet tragjike të vrasjeve të grave nga burrat e tyre u referohen në një debat mediatik psikologë dhe specialist të policisë* * * Rastet tragjike të ndodhura kohët e fundit, në seri, të vrasjeve së grave prej bashkëshortëve të tyre ka terrorizuar pjesën e shëndoshë të shoqërisë shqiptare. Shumë dilema pse këto veprime kalojnë në masën ekstreme të marrjes së jetës lidhen me një raport të ndërlikuar midis marrëdhënieve në çift, ndërsa në të shumtën e rasteve kalojnë në sitën e psikologëve duke u par... more »

GOOGLE Duke rrëmuar sekretet e gjigandit

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
Provoni të pyesni Google për Nietzschen. Çfarë donte të thoshte me “duhet të kesh kaosin brenda vetvetes për të gjeneruar një yll që vallëzon?” Pyeteni në anglisht dhe mes rezultateve të parë do të keni një faqe të Yahoo! Answers ku një person me pseudonimin “lowpro7days” shkruan: “Nietzsche dashuron vallëzimin. Beson se vallëzimi është forma më e sinqertë e shprehjes së shpirtit dhe që filozofi nuk duhet të ketë dashur asgjë më shumë se sa vallëzimin. Ai na thotë që pa pasion dhe liri nuk mund të na vijnë kurrë në mendje ide apo shpikje të mëdha”. Përsërisni gjithçka në italisht ... more »

Historitë e 68 ministrave të Brendshëm, fati që i ndoqi pas lënies së postit

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 4 months ago
Ministrat e Brendshëm 4 dhjetor 1912-28 nëntor 2012 Nr. Emër Mbiemër Fillimi Mbarimi Arsimi Poste të tjera Fati që i ndoqi i detyrës i detyrës pas lënies së postit 1 Mufid bej Libohova 4 dhjetor 1912 5 korrik 1913 Shkenca Politike-Administrative, Stamboll ministër i Jashtëm, Financave, akuzuar për korrupsion në 9 maj 1914 28 maj 1914 Kuvendin Kombëtar, propozuar për 1 korrrik 1919 29 janar 1920 burgim, emigroi 2 Esad Pashë Toptani 5 korrik 1913 31 korrik 1913 Akademia Ushtarake, Stamboll Kryeministër, ministër i Luftës vrarë me atentat, Paris... more »

Njerëzit e famshëm që kanë provuar burgun

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 4 months ago
*Nga Al Pacino, Mel Gibson, Sophia Loren deri tek Bill Gates* *Disa prej mendjeve më të mëdha letrare në histori janë gjendur shpesh në telashe me ligjin. Ndërkohë që pjesa më e madhe ia dilte mbanë që t’u shpëtonte problemeve për shkak të famës së tyre, ka dhe nga ata që s’ia kanë arritur t’ia hedhin paq dhe janë detyruar të kalojnë një periudhë në burg. Disave prej këtyre shkrimtarëve, kjo u ka shkatërruar karrierën, ndërsa për të tjerë burgu ka shërbyer si formues i karrierës letrare. Një prej tyre është Miguel de Cervantes. Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si... more »

Të gjitha “ngjyrat” e humorit të zi

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
Nuk ekziston vetëm një lloj depresioni: duke zbuluar se nga çfarë vuajmë, është një hap i rëndësishëm për të jetuar më mirë dhe për t’u orientuar ndaj recetave të ndryshme të kurimit Krizat depresive, edhe pse mund të ngjajnë me njëra-tjetrën për nga intensiteti dhe simptomat, shfaqin karakteristika të ndryshme që i bëjnë subjektet të cilët vuajnë nga ankthi e depresioni t’i tregojnë shqetësimet e tyre në forma të ndryshme, ndonjëherë edhe në formë jonormale. Për shembull, përveç lodhjes dhe rënies së humorit, një person mund të shfaqë ndjeshmëri tejet të lartë dhe gjendje emocio... more »

– Sa keq kur je i pashpresë

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
“Sigurisht që jeta ime ka ndryshuar që kur u bëra baba. Duke nisur nga axhenda që është boshatisur. Për shumë kohë, nuk kam lëvizur nga Madridi dhe tani mbrëmjeve nuk dal më. Por nuk e di sa do të zgjasë”. Miguel Bosé duket sikur nuk është gati për këtë lloj jete të re Pasi mori një periudhë pushimi për dy binjakët e tij, Diego dhe Tadeo, që tani janë 18 muajsh, është rikthyer në “pistë”, duke u përpjekur të përsërisë suksesin e albumit “Papito” me një “seri” të dytë “Papito”. Formula është e njëjtë: një përmbledhje duetesh me pjesë të padëgjuara dhe ripërpunim i këngëve të tij m... more »

Njerëzit që kanë parashikuar ngjarjet historike mijëra vjet më parë

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
*URSULA SOUTHIEL (1488-1561)* Një pjesë e mirë e jetës së Ursula Southiel, njohur më mirë me emrin “Nëna Shipton”, është e mbuluar nga misteri. Legjenda thotë se ka shumë gjëra të pazakonshme në zënien dhe lindjen e saj. Lindur në korrik 1488, thuhej se kishte qenë jashtëzakonisht e shëmtuar. Në shkollë kishte qenë e shkëlqyer, por pamja e shëmtuar dhe talljet dhe fyerjet e shokëve bënë që ajo ta braktisë shkollën. Pasi u martua me një marangoz të quajtur Tobia Shipton, ajo u vendos në Skipton pranë Jorkut. Shumë shpejt ajo do të bëhej e famshme me parashikimet e saja që përmbush... more »

TOR Legjenda nordike

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
Flokë dhe mjekërr flakëruese, forcë mbinjerëzore dhe oreks i pangijshëm: janë disa prej tipareve të Torit, një prej protagonistëve më të famshëm të panteonit skandinav. Që në të vërtetë, ishte shumë më tepër se sa heroi i drejtë dhe i pamposhtur që shfaqet në librat me figura dhe në ekranin e madh, aq sa të përbënte një pengesë serioze ndaj kristianizimit të Veriut të Madh I fundit që “i rezistoi” dhe u përball me përparimin e kristianizmit në tokat e Veriut të Madh ishte Tori. Kulti i tij i lashtë vazhdoi të gjejë strehë në ndjenjat fetare të disa popujve gjermanikë, edhe pas konv... more »

Magjia, frika më e madhe e njerëzimit, sekretet e saj

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
*I pari që futi termin “magjistar” në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjalë për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi “mageia” përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për t i dhënë shkas lindjes së shumë spekulimeve në shekujt që do të pasonin* Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton. Magjistari përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ... more »

Të gjesh një vend pune, çfarë duhet bërë para se të japësh një intervistë

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 4 months ago
*Driçim Çaka* * * *Të rinjtë edhe pse e kanë të vështirë shpesh “ngecin” përpara një interviste duke u vendosur për ballë presionit që nuk i lejon të japin maksimumin e tyre. Një intervistë për punë mund të zgjasë 20-50 minuta. Një intervistë e gjatë, është zakonisht shenjë e mirë. Intervistuesit janë të interesuar të të dëgjojnë dhe të të vlerësojnë* Si ta përgatisim një intervistë? A do të më vlerësojnë ato që do them? Si të përgjigje? Janë disa nga pyetjet që hasin shpesh të rinjtë por dhe kushdo që shkon përballë një intervistuesi Të japësh një intervistë në vendet më të zhvillu... more »

KLIMA Ja përse është edhe më keq nga sa mendonim

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 4 months ago
Pesë vjet më parë, raporti i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës paraqiste një panoramë të zymtë për të ardhmen e planetit tonë. Teksa shkencëtarët grumbullojnë të dhëna për raportin e radhës, që do të dalë në 2014, ja shtatë arsye përse situata është edhe më e sterrosur… 1. Arktiku po ngrohet më shpejt nga sa parashikohej Jo shumë kohë më parë, oqeani Arktik ishte i mbuluar me një akull të trashë disavjeçar. Edhe në fund të verës, më shumë se gjysma e sipërfaqes së detit ishte sërish e mbuluar me akull. Teksa bota është ngrohur gjatë dekadave të fundit, ring... more »

25 femrat që kanë kandiduar për presidente në SHBA

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 4 months ago
Hillary Clinton ishte kandidatja demokrate për presidente përballë Barak Obamës në vitin 2008, ku nga demokratët u përzgjodh Obama. Ajo përflitet sërish se në vitin 2016 do të jetë kandidatja demokrate për këtë post, dhe nëse ajo do të fitonte, do të bëhej kështu femra e parë presidente në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ajo nuk është kandidatja e parë për një post të tillë. Rasti i parë kur një grua ka kandiduar për presidente në SHBA, ka qenë para 135 vitesh, kur femrat akoma s’kishin fituar të drejtën për të votuar. *Tri gratë e para kandidate* Femra e parë ... more »

Ja 100 klubet e futbollit që kanë më shumë fansa në Facebook

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 4 months ago
Gazeta portugeze “Futebol Finance” ka stiluar listën e ekipeve që janë më të ndjekura në rrjetin e famshëm social Facebook. Në vend të parë është Barcelona që ka plot 35 milionë ndjekës në Facebook, në vend të dytë vjen rivalja e saj e përjetshme Real Madrid, në vendin e tretë Manchester United, në vend të katërt edhe pse duket e çuditshme është ekipi londinez Chelsea dhe në vend të pestë Milan. Më poshtë lista e plotë e 100 ekipeve më shumë fansa në Facebook. 1 Barcellona Spagna 36.619.000 51 Los Millonarios Colombia 472.000 2 Real Madrid Spagna 32.858.000 52 Trabzonspor Turchia 466... more »

Kush ishin kokat e shtetit që u besonin astrologëve

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Nga Reagan, Roosvelt, Napoleoni dhe Hitleri që ishte i fiksuar* * * * * Politikanët në përgjithësi, kanë një dobësi të veçantë për astrologjinë. Ronald dhe Nancy Reagan janë të famshëm për konsultat e tyre me një astrologe. Po ashtu dhe presidentët francezë, Charles de Gaulle dhe Francois Miterrand. Presidenti, Roosevelt nuk udhëtonte kurrë ditë të premte. Politikanët e vendeve totalitare janë më të ndjeshëm ndaj fenomenit, se ato demokratikë. Sa më totalitar regjimi aq më të mëdha janë gjasat për kërkimin e shpjegimeve dhe shenjat tek yjet. Thuhet se Napoleoni kishte frikë nga ... more »

SUPLEMENT/Historia e CIA-s, mes komploteve, aferave seksuale dhe tradhtive

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 5 months ago
SUPLEMENT/Historia e CIA-s, mes komploteve, aferave seksuale dhe tradhtive: *SUPLEMENT/Historia e jashtëzakonshme e CIA-s* * * * * *Gazeta “Tirana Observer” në vazhdim të suplementeve të saj të fundjavës për spiunazhin, këtë të diel boton historinë e CIA-s, shërbimi sekret numër një në botë. Pse CIA u themelua vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, dhe kur u barazua me KGB-në, dhe dueli historik me të. Kush ishin 23 shefat e CIA-s nga themelimi deri sot, historitë e tyre dhe si përfunduan. Cilat ishin dhjetë programet më sekrete të CIA-s që tronditën botën. Kush ishte tradhtari i ... more »

50 fakte të veçanta për Vatikanin

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Historia e Vatikanit, si u ngrit perandoria shpirtërore* * * *Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytë ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale.* * * * * *Historia* * * *Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mo... more »

50 fakte të rralla nga jeta e Albert Ajnshtajnit

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Gjithashtu në a... more »

Shumë punë njëherësh

Lajmëtari Shkup at E shtuna magjike - 5 months ago
Sekreti fshihet tek elasticiteti Kujdes me punën dhe detyrat: studime të ndryshme tregojnë se duke bërë shumë punë njëherësh ulet efikasiteti dhe mbingarkohet truri Sa e vështirë është të përqendrohesh në punë kur në të njëjtën kohë shkruan në kompjuter, flet në telefon, dërgon një mesazh në celular dhe dëgjon urdhrat e shefit për një detyrë të dhënë. Studiuesit e disa universiteteve amerikane që kanë analizuar këtë fenomen, theksojnë se për të kryer një sërë detyrash njëherësh duhet të flitet për aftësi të mëdha që të kalohet me shpejtësi nga një aktivitet te tjetri. Çelësi i sukse... more »

Ndërhyrja, ndahen binjaket siameze

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Binjaket siameze ndahen pas nje operacioni te suksesshem. Histori ae Allison e Amelie Tucker ka bere xhiron e mediave te cilat raportojne per nderhyrjen kirurgjikale ne muajin e tyre te tete, qe angazhoi 40 kirurge dhe zgjati 7 ore. Botimet Shqiptare on Facebook Shkupi Press on Facebook Agjencia eMagic on Facebook Diaspora Shqiptare ne Facebook eMagic Agjencia ne Facebook eMagic Plus ne Facebook

Të bësh muzikë me dallgët e ujit!!!

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Botimet Shqiptare on Facebook Shkupi Press on Facebook Agjencia eMagic on Facebook Diaspora Shqiptare ne Facebook

Amerikanët, ata të pangopurit me seks

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Si u formua imazhi i amerikanëve në sytë e qytetarëve britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore *Melissa Hogenboom, BBC* * * * * Tashmë janë mbushur 70 vjet që kur forcat ushtarake amerikane zbarkuan për herë të parë në tokën britanike për t’u bashkuar me aleatët e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Para luftës, britanikët e zakonshëm i njihnin amerikanët vetëm si gangsterë dhe heronj të ekranit të madh të kinemasë. Për shumë prej tyre, amerikanët e vërtetë qenë tronditës. Ushtarët amerikanë sollën në tokën britanike në vitin 1942 e më pas coca cola, cigare dhe najlon. Ata thuhet se... more »

Njësoj si kafsha, njeriu mund të nuhasë aromën e frikës

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Edhe qenia njerëzore, ashtu si edhe kafshët, është në gjendje të ndiejë aromën e frikës apo neverisë: një aftësi që nuk ka humbur kurrë dhe mund të përdoret në situata rreziku Qenia njerëzore, në fund të fundit është një kafshë. Dhe si e tillë, ka ruajtur në kohë disa karakteristika arketipale që e bëjnë të sillet në mënyrë të caktuar kundrejt situatave të caktuara. Një nga këto është aftësia për të komunikuar përmes nuhatjes ndaj disa emocioneve të tilla si frika apo neveria. Kjo karakteristikë fiziologjike, e cila mesa duket nuk ka humbur asnjëherë tek njeriu, është bërë objekt i ... more »

SHBA, sfida e dy First Lady, stile krejt të kundërta, por synojnë Shtëpinë e Bardhë

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Nga njëra anë është ajo, gruaja moderne e fortë dhe punëtore, pra Mishel Obama. Në anën tjetër është Anne Romney, nena dhe gruaja tradicionale amerikane dhe e ekuilibruar. Kanë stile diametralisht të kundërta dy gratë që po garojnë për postin e First Lady për në Shtëpinë e Bardhë. Dhe nëse programet politike polemikat i përkasin bashkëshortëve te tyre, ajo përbejnë pjesën me njerëzore te sfidës elektorale. Michelle Obama ruan ende eksperiencën një avokateje kur ishte ne Çikago, para se të vinte në Uashington e të hynte në historinë amerikane. Stili i saj është më pak tradicional,... more »

SUPLEMENT/ Historia e plotë e KGB-së, shërbimi sekret më i frikshëm i botës

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Gazeta “Tirana Observer” në vazhdën e sulementeve të së dielës mbi spiunazhin botëror boton sot historinë e KGB-së, shërbimi sekret më i frikshëm i botës. Kush ishin drejtuesit, tradhtitë, kurthet, vrasjet pas krahëve, një histori e rrallë e agjencisë ruse. Loja e preferuar e KGB-së ishte futja në kurthin e saj të diplomatëve të huaj dhe në shumicën e rasteve bëhej nëpërmjet seksit. Agjente të cilave nuk u rezistoi dot as Ajnshtajni. Si krijuan rusët një ekip femrash të stërvitura për të përdorur trupin. Kush ishin spiunët më të mëdhenj rusë, nga spiuni numër 1 në histori Kim Fil... more »

Miqtë e vërtetë na ndihmojnë të rritemi

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Në zgjedhjen e miqësive mund të kushtëzohemi nga ndjenja e inferioritetit dhe të frekuentojmë vetëm ata që pajtohen me pasiguritë tona. Por ja cila është zgjidhja për të ndryshuar mënyrë* Edhe pse është e vështirë për t’u pranuar, të gjithëve na pëlqen ta konsiderojmë veten të fortë dhe të pavarur. Në fakt, ka nga ata që përpiqen të frekuentojnë vetëm persona që ndihen inferiorë, sepse edhe vetë vuajnë nga ndjenja e inferioritetit, pavarësisht se nuk e pranojnë; të tjerë që lidhen fort pas partnerit, sepse u druhen gjykimeve ose marrëdhënieve të barabarta; ka të tjerë akoma që ... more »

A po na “cmend interneti?

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Përpara se të hidhte filmimin më të shikuar në historinë e internetit, Jason Russell nuk ishte një i apasionuar pas rrjetit. Llogaria e tij në YouTube ishte mbyllur dhe faqet e tij në Tëitter dhe Facebook përmbanin disa pak fotografi fëmijësh dhe disa azhornime për kopshtin e shëpisë. Russell ishte ndër ata të bindurit që interneti nuk është bërë “për të kontrolluar se sa njerëz na pëlqejnë”. Kur zakonet e tij teknologjikë e bënin të ndihej “gjeni, i droguar apo një megalloman”, ai shkëpuste spinën për ditë të tëra. Ishte i bindur që “e rëndësishme është të fikësh kompjuterin dhe... more »

Kur është koha më e mirë për të marrë vendime?

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Koha më e mirë për të marrë vendime të rëndësishme gjatë ditës është ora 11.59, sipas një studimi britanik, dhe koha më e keqe është pas orës 10. Vendimet që merren larg orëve të mëngjesit janë më të mira sepse nxitimi dhe përgjumja e orëve të para të mëngjesit ka mbaruar, por mendohet se edhe uria për të ngrënë gjatë mesditës mund të ketë një ndikim tek vendimet. Kurse në orën 10, truri është ende i lodhur nga puna dhe trupi kërkon të pushojë. Gjithashtu edhe koha e vitit është një faktor që ndikon, mendohet se vendimet më të ndjeshme bëhen në muajin prill, dhe më irritueset në ... more »

Hillary: Si Bill më mashtroi për Levinskin dhe pse e fala pas tradhtisë

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Duke marrë shkas nga vizita që do të bëjë në Shqipëri Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton, gazeta “Tirana Observer” sjell nga librat e Bill dhe Hillary Clinton historinë e tyre më pikante: atë të tradhtisë së Bill me Monika Levinksin. * * * * * *Në librin “Historia ime”, Hillary, gruaja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton ka rrëfyer vitet e luftës së çiftit Klinton për të marrë pushtetin dhe për ta ruajtur atë nga të gjitha dufet e stuhitë. Më poshtë pjesa më pikante e tradhtisë së bashkëshortit të saj. * ** *Nga Hillary Rodham Clinton* “Të mërkurën, më 21 janar (19... more »

Sot festa e Halloween-i, origjina e saj, legjendat dhe mitet

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes* Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Halloween vitet e fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ’90, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë. Në Amerikanë, Shtëpia e Bardhë i k... more »

10 martesat që ndryshuan historinë

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Sot, në shumë vende, martesa mes racave të ndryshme është diçka e zakonshme dhe asnjëri nuk e paragjykon si diçka të çuditshme. Megjithatë, siç e dimë të gjithë, kjo gjë nuk ekzistonte në të kaluarën. Kjo listë përfshin individë të cilët nuk lejuan që paragjykimet e shoqërisë të influenconin në vendimet e tyre dhe gjithashtu hapi rrugën për çiftet e racave të ndryshme në të ardhmen. Martesa e përzier mund të jetë nga bashkimi mes racave të ndryshme, si për shembull mes një aziatike apo një të njeriu me ngjyrë, apo mes një hispaniku dhe një aziatike. Në këtë listë janë përfshirë m... more »

Aftësia për të parashikuar të ardhmen ekziston te çdo njeri

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Studiuesit kanë analizuar 26 studime të mëparshme, duke konkluduar se ekziston aftësia për të parashikuar të ardhmen, mjafton të dish ta lexosh Parashikimi i fatit apo aftësia për të paralajmëruar diçka që do të ndodhë janë fjalë që na bëjnë menjëherë të mendojmë për histori të lashta me orakuj dhe fallxhorë, por në realitet ato janë koncepte që me kalimin e kohës kanë nxitur kuriozitetin dhe hulumtimin e komunitetit shkencor. Kështu, një grup studiuesish amerikanë nga Universiteti i Northëestern, ai i Kalifornisë dhe Universiteti i Padovas, në Itali kanë analizuar rreth 26 studime t... more »

10 këshillat e Eva Mendesit për një trup të tonifikuar

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Eva Mendes nuk është vetëm një ikonë bukurie. Është mbi të gjitha një grua që e do veten dhe që investon shumë kohë dhe mund për t`u ndjerë mirë me veten. Është përzgjedhur si testimonial e një marke të njohur veshjesh sportive (Reebok) dhe fjalët e saj kyç janë “lëvizje” dhe “dashuri për veten”. Së fundmi ajo ka dhënë dhjetë këshilla praktike për të pasur një trup të tonifikuar, edhe pse nuk mund t`ia lejojmë vetes të shkojmë çdo ditë në palestër. Ja çfarë na ka këshilluar … *1. Jini gjithmonë vetvetja!* Nuk ka asgjë të keqe të dëshirosh një trup të hollë dhe të tonifikuar, por ... more »

Ja cilat janë 10 gjuhët më të folura në botë

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Zhvillimi i gjuhëve të folura ndoshta është zhvillimi më domethënës i komunikimeve në historinë e botës. Që kur qenia njerëzore zhvilloi për herë të parë gjuhën, gjuhët zhvilluan në versione të shumta, diversitet ky që vazhdon edhe sot. Kjo është lista e 10 gjuhëve që kanë numrin më të madh të folësve. * * * * * * * 1. Gjuha kineze (mbi 845 milionë folës) Gjuha kineze shpesh cilësohet nga jo-folësit si gjuha mandarin, por në fakt mandarin është vetëm një nga shumë dialektet e gjuhës kineze, si katonezja dhe xing, në familjen e gjuhëve sino-tibetiane. Mandarin është gjuha zyrtare e... more »

Drejt zbardhjes së shkrimit më të vjetër të padeshifruar në botë

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
Shkrimet proto-elamite datojnë 3200-2900 vjet para Krishtit dhe mendohet se i përkasin popullisisë që ka jetuar në Iranin Jug-perëndimor Një grup arkeologësh britanikë janë në fazat e fundit të deshifrimit të shkrimit më të vjetër në botë. Lajmi jepet nga Jacob Dahl, i cili është drejtues i projektit dhe i ‘Ancient World Research Cluster’. Shkrimet e gjuhës proto-elamite konsiderohen një sfidë e vërtetë nga arkeologët dhe përbëjnë dëshminë më të vjetër në kohë të një gjuhe të shkruar që daton në vitet 3200-2900 para Krishtit. Proto-elamishtja, e cila mendohet se është një gjuhë e f... more »

SUPLEMENT/ Për herë të parë në histori flasin agjentet femra të Mossad: Jetojmë si në filma

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Ja kush janë “Femrat e hijes” të Mossad, shërbimi sekret numër 1 në botë* *SUPLEMENT/ Shefi i Mossad: Femrat agjente janë më të të zonjat se agjentët meshkuj. Mossad ka zhvilluar një racë të re me super-spiune: Femrat joshëse të reja.* *-Ja kush janë gjashtë agjencitë e spiunazhit më të famshme.* *-Shërbimet sekrete dhe metodat paranormale te hetimit* *Femrat e hijes, flasin super spiunet: Jetojmë si në filma* *Marrë nga Globes, Israel business news – * *www.globes-online.com, shtator 2012* *Janë një nga burime më të rëndësishme të shtetit të Izraelit. Nëse natën flemë të qetë, duh... more »

10 gratë më me ndikim të shekullit XX

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Revista prestigjioze amerikane “Time” në vazhdën e specialeve të saj ka nxjerrë dhe listën e 10 femrave që ka pasur më ndikim gjatë shekullit të kaluar. Në këtë listë ka politikane, shkencëtare, reformatore, aktiviste të të drejtave të njeriut deri tek filozofet.* * * * * *1. Eleanor Roosevelt* *Reformatore sociale* Mbesa e Teddy Roosevelt mund të kishte jetuar një jetë të qetë, ashtu si shumë gra të klasës së lartë. Ajo u martua me kushëririn e saj, Franklin Roosevelt, në vitin 1905 dhe shumë shpejt u përfshi në jetën e tij politike. Ky bashkim do të formësonte politikën amerika... more »

Specialistët: Ja 10 rregullat për të fituar një debat

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Të gjithëve na pëlqen të debatojmë herë pas herë, por shpeshherë debatet përfundojnë në ndeshje ulërimash, me fyerje që fluturojnë sa në njërin drejtim në tjetrin dhe nuk arrihet në asnjë përfundim. Specialistët e debatit kanë hartuar një listë me dhjetë rregulla që duhen respektuar nëse doni të fitoni një debat. Një prej rregullave të artë të të debatuarit është durimi dhe qetësia. Mos pohoni me forcë se diçka është “e vërtetë” nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se është dhe jeni të përgatitur të jepni prova në këtë rast. Është shumë e mërzitshme të debatosh me një person, i cili... more »

Si u krijuar Kryqi i kuq Amerikan

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 5 months ago
*Nga Albana Melyshi Lifschin* * * * * Kur në verën e vitit 1862, gjatë kohës së luftës civile, Klara Barton u paraqit në zyrat e koloneli Daniel Raker duke kërkuar të shkonte në front, ai i hodhi një vështrim të shpejtë kësaj gruaje trupvogël që s’peshonte as dyzet kilogram dhe refuzoi në mënyrë kategorike. Klara me sy të përlotur i tregoi atij ilaçet, fashot, ushqimin e gjithçka kishte përgatitur për të plagosurit në fushën e betejës. Ajo ishte e vendosur të shkonte. Atëherë ai i dha leje. Me 13 gusht ajo arriti në Culpeper, Virxhinia, ku ushtarët e Unionit kishin humbur një betejë... more »

Liu Bei

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
*Zoti kinez i luftës që mëson menaxhimin**Shkruar shekuj më parë, epika kineze ofron leksione edhe në ditët tona* * * *Carrie Gracie, BBC* * * * * Herët në shekullin e tretë, perandoria e frikshme kineze Han u rrëzua. Nga mbeturinat e saj u krijuan tri mbretëri dhe shumë zotërinj lufte që konkurronin njëri-tjetrin me shpresë për të kapur fronin. Shekuj më vonë, luftërat e tyre janë kthyer në epikën më të pëlqyer mbi luftën për shoqërinë kineze – një histori që tregon dobësitë e perandorive dhe ofron leksione të mira për menaxhimin edhe në ditët tona. Romanca e Tri Mbretërive është pë... more »

Njihuni me personat më të pasur të të gjitha kohërave

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
Deri më tani dimë se kush janë njerëzit më të pasur në botë aktualisht. Por Celebrity Net Worth’s ka sjellë një listë me njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave, natyrisht duke bërë vlerësimin e pasurisë së tyre në përputhje me inflacionin. Në krye të listës është një mbret që jetonte në Afrikën Perëndimore në shekullin e 14-të. Pasuria në total e 25 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave shkon në 4.317 trilion dollarë. Vetëm tre nga ata të listës janë aktualisht të gjallë, asnjë prej tyre nuk është grua dhe 14 janë amerikanë. Mbreti i Afrikës Perëndimore, Mansa Musai I, sund... more »

Tetë mënyra se si Kina po e ndryshon botën

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
*Faktet* - Partia Komuniste mblidhet një herë në dhjetë vjet - Këtë herë, udhëheqësit mbi 68 vjeç do të dalin në pension - Pesë apo shtatë udhëheqësit kryesorë të vendit do të dalin në pah - Emrat e tyre janë vendosur sakaq në fshehtësi, asnjë nuk është zgjedhur - Fraksionet janë më të rëndësishme se sa politikat - Procesi i seleksionimit nuk njihet në detaje për botën e jashtme *Gjuha* - Rreth 840 milionë kinezë flasin gjuhën mandarin si gjuhë të parë - Vetëm 375 milionë njerëz në të gjithë botën flasin anglisht si gjuhë e nënës - Mbi 1 miliard njerëz të... more »

Madhështia e një gruaje: Eleanor Ruzvelt

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
*Nga Albana Lifschin* * * * * Eleanor Ruzvelt ishte gruaja e presidentit Frenklin Delano Ruzvelt, por më shumë se grua presidenti, ajo ishte jehona e madhështisë së tij. Fëmijë e vetmuar, vajzë e re e ndrojtur, aspak e bukur, madje e përçmuar për pamjen e saj, e pasigurtë, e zhgënjyer në jetën private, Eleanor Ruzvelt e shndërroi veten në një grua me personalitet të shquar. Me kontributin e saj humanitar për të mirën e njerëzimit, për fëmijët, për të shtypurit dhe të varfrit kudo në botë, ajo fitoi dashurinë e admirimin e miliona njerëzve. Ish-presidenti i SHBA, Harri Truman e quajti... more »

Baumgartner tejkalon shpejtësinë e zërit pas hedhjes nga 39 mijë metra (Video)

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
Felix Baumgartner ia doli mbanë dhe hyri në histori si njeriu i parë që arriti të tejkalojë shpejtësinë e zërit përmes një hedhjeje të lirë nga një lartësi prej 39 mijë metrash. Pas një udhëtimi prej 2 orësh dhe 37 minutash brenda kapsulës që e ngjiti në lartësinë 39.060 metra (2500 metra më lart nga sa ishte parashikuar), austriaku hapi derën e vogël të kapsulës dhe u hodh nga stratosfera. Në pak sekonda ai arriti të tejkalonte shpejtësinë e zërit (1110 km/h) për të hapur më pas parashutën pas 4 minuta dhe 15 sekonda në rënie të lirë. Pas 4 minutave të tjera Felix preku tokën mes ent... more »

10 grevat e urisë më të famshme në botë

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
*Nga Gandhi, republikanët irlandezë e deri tek te burgosurit e Guantanamos. Si nisi origjina refuzimi i ushqimit në formë proteste dhe vdekjet nga grevat* ** *Duke u nisur nga greva e urisë së të përndjekurve politikë në Tiranë, gazeta “Tirana Observer” boton dhjetë grevat e urisë më të famshme në historinë e botës. Disa nga këta grevistë edhe kanë vdekur për shkak të grevës së urisë. Taktika u përdor nga republikanët irlandezë nga viti 1917 e deri në vitin 1920. Përdorimi i grevave të urisë nga republikan u kundërshtua nga ushqyerja me forcë nga ana e britanikëve. Tibetianët që u ... more »

10 qytetet me trafikun më të tmerrshëm

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
*Thua fjalën trafik dhe të kujtohet trafiku i Tiranës që e mallkon gjithnjë, ose Vlora gjatë pushimeve verore. por ky problem i përket tërë botës, madje ka edhe më keq. Përshembull Bangkoku në Tailandë, është konsideruar si kryeqyteti më i pajetueshëm për shkak trafikut kilometrik. BBC ka stiluar një listë me 10 qytetet me trafikun më “monstruoz”. Bien në sy San Paolo në Brazil, Xhakarta në Indonzi, Nairobi në Kenia, Manila në Filipine, Mumbai në Indi, Kempala në Ugandë, Dhaka në Bangladesh dhe Seuli në Korenë e Jugut. Janë pastaj edhe dy qytete amerikane: Leksington në Kentaku dhe ... more »

Vatikani, sekrete përvëluese nga dhomat e errëta

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
Arkivi i fshehtë i Vatikanit ruan një pasuri unike në botë. Në 85 kilometrat e rafteve të tij, në fakt, janë vendosur dorëshkrimet origjinalë që kanë shënuar historinë e Kishës, por jo vetëm, duke filluar nga shekulli VIII: bëhet fjalë për dekrete shkishërimi, proces verbalë (për procese si ai kundër Templarëve), privilegje perandorakë e shumë të tjerë Ndodh, ndonjëherë, që të mundësh të rijetosh kohëra të largëta nga dëshmitarë okularë dhe pa artificin e realitetit virtual. Një rast i jashtëzakonshëm, pikërisht në këtë kuptim, shfaqet këto kohë nëpërmjet dokumenteve sensacionalë të... more »

Si lindi emri “Shtëpia e Bardhë”, dhe si u ndërtua kryeqyteti i Amerikës

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
*Nga Albana Lifschin* ** *Shtëpia e Bardhe, historia e shtëpisë më të rëndësishme në botë* * * * * * * Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791. Ndërtimi i shtëpisë së presidentit filloi një vit më vonë, por vetëm në nëntor të vitit 1800 ajo priti banorët e parë të saj. Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilie. Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re: “Kjo shtëpi është bërë tashmë e ba... more »

Zoti ekziston! Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
Zoti ekziston! Pohimi vjen në një artikull interesant të publikuar në revistën prestigjioze amerikane ‘Newsweek’ nga neurokirurgu Eben Alexander. Dhe ai nuk e mbështet pohimin e tij në të dhëna shkencore, as si produkt i mitizimeve shpirtërore, por në një eksperiencë tërësisht personale. I futur në gjendje kome për shkak të një meningjiti, në momentin që është zgjuar neurokirurgu kujton një udhëtim në një dimension më të lartë, “të populluar nga engjëj, në një skenar parajsor”. Ndërsa truri i tij, në sytë e mjekëve dhe instrumenteve shkencore ishte i pajetë, Eben rrëfen se përjetoi ... more »

Kjo krijesë ka instinkte të frikshme vrasëse (VIDEO)

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
Kur nis e sheh këtë video, e ke të vështirë që të dallosh se ku është leopardi, që është maskuar për mrekulli, në pritje të presë. Pasi aty pranë kalon një tufë me impala, e kupton se çfarë instinktesh vrasëse ka kjo krijesë. Video është realizuar në një park në Afrikën e Jugut nga Martha van Rensburg.

Nga “Renegade” tek “Shqiponja”, të gjithë emrat sekretë të Presidentëve amerikanë

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
Emrat në kod të agjencisë federale të Shërbimit Sekret amerikan, që kanë traditën tu japin nga një emër sekret në kod Presidentëve amerikanë dhe familjarëve të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Mes personazheve që Shërbimi Sekret vë në jetë një program të veçantë mbrojtjeje janë edhe fëmijët e tyre, derisa mbushin moshën 16-vjeçare. Ata marrin në mbrojtje edhe drejtuesin e Senatit, liderin e opozitës dhe të mazhorancës në Senat, përveç personave që ndikohen nga vetë Presidenti i SHBA-ve. *Obama, Presidenti më i ruajtur* Barack Obama është Presidenti më i ruajtur ndonjëherë nga shërbimet ... more »

Magna Carta, themeli i lirisë, ndoshta i mbivlerësuar

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
Dokumenti më i famshëm i Anglisë dhe qytetërimit perëndimor konsiderohet nga shumë si themeli i demokracisë, por disa dyshojnë se rëndësia e tij është ekzagjeruar, raporton BBC. Magna Carta – në latinisht për Karta e Madhe – qe një dokument për të cilin u ra dakord në Runimede më 1215 dhe u vulos nga mbreti Xhon, pasi baronët e fuqishëm qenë rebeluar dhe patën pushtuar Londrën. Dokumenti është lartësuar gjithmonë si garantues i lirisë dhe barazisë dhe adhurohet në SHBA e vlerësohet si parimi që justifikoi rezistencën ndaj sundimit të Anglisë, si dhe për ndikimin që pati në Deklarat... more »

Historia e bankomatit, makinës që të jep para

Botimet Shqiptare at E shtuna magjike - 6 months ago
*Si lindi dhe emrat që mban në vende të ndryshme të botës * * * Makina automatike treguese (MAT) është një aparat elektronik, i cili lehtëson klientët e bankës që të marrin para nga depozita e tyre pa pasur nevojë për ndihëm e një njeriu. Shumë nga këto makina u japin mundësi njerëzve të depozitojnë para ose çeqe, të transferojnë para nga llogaria e tyre. Bankomati i parë në botë u prodhua nga një shoqëri angleze “De La Rue” dhe u instalua në Enfield Tawn më 27 korrik 1967. Ideja për përdorimin e numrit personal (PIN-it) u hodh nga inxhinieri anglez Xhejms Goodfellow, më 1985. Më p... more »

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi