Arti i të shkruarit nga Sulejman Mato

/ On : 10:41 AM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Një libër tepër i nevojshëm, tepër i këndshëm...

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
*"Arti i të shkruarit" *i Sulejman Matos është një libër që të tërheq jo vetëm për temën që ka marrë përsipër të trajtojë, por edhe për mënyrën me të cilën autori ka zgjedhur për ta paraqitur atë. Duket se Sulejman Mato , ndërsa rreket t'u shpjegojë lexuesve magjinë e artit të lashtë të të shkruarit letërsi, hyn vetë pa kuptuar në këtë rrjedhë dhe e ndërton të shprehurit e tij, si një vepër të vërtetë letrare. “Arti i te shkruarit”Është një libër tepër i nevojshëm, tepër i këndshëm, tepër plotësues për atë që sot mungon - të flasin për vlerat e përjetshme, për vlerat tona dhe at... more »

Untitled

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
Ideja për të shkruar një libër të tillë ka lindur vite më parë, gjatë takimeve me lexuesin e shkollave të mesme, të cilët kërkonin të dinin diçka më shumë nga ajo që u thuhej në orët ë letërsisë rreth artit të të shkruarit. Në ato takime të thjeshta dhe të përzemërta, shpesh na bëhej e njëjta pyetje: "Si lind ideja për të shkruar?" * Tek secili prej nesh, ideja për të shkruar lidhet me një çast të veçantë , me një mbresë , një emocion... Në vitin e dytë të shkollës së mesme, për fatin tim të mirë, unë kam pasur mësues letërsie shkrimtarin e njohur Petro Marko. Më pëlqente letër... more »

Dëshira për të treguar...

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Dëshira për të treguar është e lashtë sa vetë * * njerëzimi.* * * Është në natyrën njerëzore që ndijimet dhe emocionet të shkarkohen në një formë të veçantë, duke ua treguar të tjerëve. Po t'i pyesësh shkrimtarët përse shkruajnë, nuk do të marrësh të njëjtën përgjigje, por, për sa i përket dëshirës për të treguar, të gjithë janë në një mendje se hedhja në letër e përshtypjeve dhe ndjesive është e vetmja mënyrë e çlirimit prej tyre. Përse shkruajmë*? “Secili për një arsye të tij.-*thotë Sartri*,- Për ndonjërin arti është një... more »

Respekt për fjalën

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
*Shkrimtarë të mirë janë ata që e mbajnë gjuhën efiçente,* *domethënë ata që e mbajnë atë të saktë e të qartë. Nuk ka rëndësi nëse një shkrimtar i mirë kërkon të jetë i dobishëm apo nëse një shkrimtar i keq kërkon të bëjë dëm... * * Ezra Paund.* Libri operon më fjalët. Një shkrimtar i mirë i zgjedh fjalët si ai muratori që zgjedh dhe gdhend më çekiç, gurët e qosheve, duke i latuar me kujdes që ata të jenë në harm... more »

Përse shkruajmë?

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Unë u kam kushtuar një pjesë të jetës sime * * leximeve, dhe mendoj së letërsia është formë e * * lumturisë... Ajo çka quajmë ne krijim është një * * pjesë kujtese dhe harrimi e asaj çka kemi lexuar.* * J.L. Borges* * * Floberi thoshte ,unë shkruaj për t’u çliruar nga njerëzit dhe nga sendet. Është dëshira për të treguar ndonjë mrekulli të panjohur ose diçka? " Sipas Sartrit, të shkruash do të thotë të japësh. Kjo dëshirë, - thotë... more »

Për të shkruar një ese ...

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Unë nuk bëj asgjë pa gëzim.* * Montaigne* * * Një shkrim, sado i vogël, qoftë dhe i formatit së skicës në shkolla, pikësëpari duhet parapëlqyer, që do të thotë se duhet shkruar me një ndjenjë gëzimi. Montaigne shënon se koncepti i letërsisë detyruese është i gabuar. Këtë gjë më së shumti duhet ta kenë parasysh mësuesit e letërsisë kur japin temat e eseve, si për të ndikuar psikologjikisht mbi nxënësit, ashtu dhe për të krijuar atë mjedis entuziast, i domosdoshëm për krijim... more »

Formimi letrar i mësuesit

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
Ka disa mësues letërsie që duan t'u imponojnë nxënësve mendimet e veta edhe kur atyre u mungojnë aftësitë letrare. Ky është një gabim metodik , pasi nga një imponim i tillë përfitojnë vetëm të paaftët, ndërkohë që të talentuarve u pritet rruga. Këtu zë fill nervozizmi i tyre. Ata futen në konflikt më mësuesin e letërsisë, konflikt i cili mbyllet me cenimin e vlerave dhe të personalitetit krijues. Ka pasur nxënës të talentuar të cilët, nga frika së mos nuk shprehen mirë ose nga dëshira për të marrë më çdo kusht një notë të lartë, kanë kërkuar që hartimet t'ua bëjnë të tjerë. Kjo ka... more »

Për të shkruar një ese

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Ka tema , të cilat nuk e tërheqin nxënësin , * * nuk i zgjojnë atij asnjë mëndim.* * * Temat e eseve shpesh formulohen me një gjuhe të përgjithshme,si të tilla ato kërkojnë një trajtim në përgjithësi. Edhe formulimi i tyre ka rëndësi. Nëse japim një temë të njohur, bie fjala: "Përshkruani figurën e nënës...", ajo duhet të formulohet në mënyrë nxitëse, pasi bëhet fjalë për për të shkruar për njeriun tënd më të dashur. Nëse ese-ja formulohet me fjalë të përgjithshme, si: *"Nënë! Sa krënare tingëllon kjo fjalë.”*qysh në titull kjo temë të k... more »

Motivi, ideja

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Ideja vjen e vagëlluar, autori fillimisht sheh * * vetëm konturet e saja,ajo duket si një anije në * * horizont, që udhëton drejt teje .* Me motiv nënkuptohet objekti për të cilin synohet të shkruhet një vepër letrare, muzikore si dhe çdo vepër tjetër arti. Motivi është objekti i cili ngacmon me një ide poetin ose shkrimtarin për ta materializuar më pas përmes një stili të veçantë. Shkrimtarët e mirë dallohen edhe nga motivet që marrin përsipër të trajtojnë. Në vitet ’70-80-të Kadareja ka trajtuar motivin e... more »

Çasti i frymëzimit

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
Nëse çastin e frymëzimit do ta personifikonim me ardhjen e zogut të krijimit, letrari duhet të jetë i vëmendshëm për të kapur çastin e ardhjes së këtij zogu imagjinar, qysh në fërgëllimin e krahëve , në mënyrë që t'i hedhë në letër përshtypjet poetike me emocion të parë. Kjo nuk do të thotë që letrari duhet t'i besojë plotësisht atij çasti, pasi, rreth krijimtarisë poetike, poetë e shkrimtarë të ndryshëm kanë mendime te ndryshme. Dikur, në fillimet ë krijimtarisë sime, i dhashë Kadaresë disa vjersha. Atëherë jetonim të dy në Berat. Mbrërnjevee shëtisnim gjer vonë bulevardit të qy... more »

Laboratori i shkrimtarit

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
Laboratori i shkrimtarit është i fshehtë. Ka shumë shkrimtarë që nuk dëshirojnë të tregojnë të fshehtat e alkimisë krijuese. Rrallë herë hasim që shkrimtari ta hapë këtë derë laboratori dhe të tregojë me sinqeritet se si lind dhe ngjizet kjo lloj krijese e veçantë që e ka emrin: poezi, ese, tregim, novelë, dramë ose roman... Ja si e përshkruan Kadareja çatin magjik të krijimit te libri “Ftesë në studjo”:"*Në fazën e parë, pra, (paraletrare, paralogjike, merreni si të doni) vepra mund të pluskojë (të notojë) në ndërgjegjen e shkrimtarit, si një gjë jo vetëm pa formë, por e... more »

Imagjinata

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Ka një lloj burimi të ndritshëm që qëndron në qiell * * dhe përcjell imazhe ideale, të fomuara sipas * * logjikës së brendshme të botës imagjinare.* * Tomas d'Akuino* * * Shkrimtari i njohur çek, Milan Kundera, i jep një *rëndësi *të veçantë imagjinatës. *"Nuk mund të kuptohet arti, sidomos ai modern,-thotë ai,-nëse nuk kuptohet se imagjinata është vlerë"* Imagjinata nuk është istrument njohjeje, ajo ndjek *rrugë *të tjera për të arritur gjer tek njohja. Njohjen im... more »

Ç’ është poezia?

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
*Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje.* * Octavio Paz* * * Fjala poezi vjen nga geqishtja e vjetër "poesis" që do të thotë "bëj", "krijoj", "thur". Ajo ndryshon prej prozës prej organizimit ritmik të lëndës gjuhësorë. Gjuhëtari A.Xhuvani poezinë e krahason me muzikën:“Poezia,- thoshte ai,- është një harmoni poetike që tregon një ngritje, një naltësim të veçantë të shpirtit, sikurse muzika." "Poezia është e dashuruar me çastin dhe kërkon ta rijetojë atë në vargjet e saja duke e ndarë kësisoj nga koha në vazhd... more »

Ritmi në poezi

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Se nga vjen ky ritëm-gjëmim bazë, nuk dihet. * * Për mua kjo është një përsëritje që ndodh tek unë, * * i një tingulli, i një zhurme ,i një lëkundjeje ose, * * përgjithësisht, përsëritjes së çdo dukurie që unë * * hetoj prej tingullit.* * V.Majakovski * Fjala ritëm rrjedh nga "rithmos" që, në greqisht, do të thotë "lëvizje e njëtrajtshme". Mund të themi se kjo fjalë i ka rrënjët më në lashtësi, ajo rrjedh pej fjalës "rjedh", e... more »

Vargu i lirë

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Thyerjet e vargut u shtojnë poezive shumë pak forcë* Vargu i lirënuk duhet konsidëruar si një shkëputje nga tradita e poezisë, përkundrazi, ai është një *"interpretim i shpenguar i vlerave ritmike dhe instrumentuese të vargut" *(Gj.Zhej) Vargu i lirë është një përdorim i ri i metrikës dhe ritmikës tradicionale, pasi ai nuk nënkupton braktisje të ritmeve dhe rimave, por një përdorim të ri, të çliruar brenda sistemeve të metrikës tradicionale. Pavarësisht nga ndonjë krijim i mëparshëm, krijmtaria e mirëfilltë e vargjeve të lira nis me Migjenin e madh, i cili hyri dhe mbeti... more »

Figurat letrare

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Të shkruash për njeriun në përgjithësi do të * * thotë të shkruash për njeriun që gjendet në * * brendësi të secilit prej nesh.* * * Meqë ky libër nuk ka për qëllim të ketë një karakter shkencor të përdorimit të figurave letrare, trajtuar seriozisht dhe në mënyrë të lodhshme në librin: " Hyrje ne shkencen e letërsisë", do të përqëndrohem vetëm mbi fuqinë e metaforës, si një pikë lidhëse mes figurave të tjera letrare, edhe pse metafora është bërë zotëruese në poezinë bashkëkohore. Figurat letrare janë të... more »

Vështrim i shkurtër mbi poezinë shqipe

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Mendimet dhe ndjenjat e thjeshta* * nuk janë patjetër të cekëta, ashtu si ato të * * pazakontat e të mprehtat, nuk * * janë patjetër të thella.* * E. Muir * Poezia e viteve pesëdhjetë ishte tejet përshkruese.Veç kësaj, ishte mbështetur mbi tradicionalizmin letrar, i cili pranonte si poezi vetëm ato vjersha të rimuara, të ndërtuara sipas traditës popullore. Poetët e viteve '60, Kadare, Agolli, Arapi, Gjakova, Spahiu, Reshpja, V... more »

Lëvdatat

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* "Lëvdata është e këndshme vetëm për atë që * * lëvdohet, ndërsa për të tjerët është e * * mërzitshme"* * * Në këtë dhjetëvjeçar kanë botuar librat e tyre shumë poetë të rinj, përgjithësisht për ta janë bërë vetëm promovime, janë shtruar kokteile apo janë thurur ditirambe nga të ftuar që nuk i përkasin botës së letërsisë. Në disa takime të tilla kam marrë pjesë edhe unë, madje më kanë grishur të ngrihem e të flas për "vlerat e jashtëzakonshme të talentit të ri", por unë përgjithësisht nuk kam folur. P... more »

Varg i rregullt apo i lirë?

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
* Tentohet nga vargu i lirë, sepse është më i* * thjeshtë se vargu i rregullt. * * E vërteta është që ky i fundit është më i vështirë.* * Borges * * * Ka poetë që e nisin krijimtarinë fill e me vargje të lira. Në dukje nuk ka asgjë të keqe, mirëpo, ashtu si fëmija kur mëson alfabetin dhe nis mësimin e gërmave nga abetarja, ashtu edhe letrari i ri i ka të nevojshme fillimisht ushtrimet poetike me vargje të rregullta dhe ... more »

Vargjet dhe figurat

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 1 second ago
Vargjet dhe figurat janë elementë me të cilat operohet, thelbi është fjala dhe rezonanca me publikun. Ajo çka duhet të bëjë poeti është prekja e sentimentit të ngjashëm me të tjerët. Nuk duhet harruar që poezia është një botë imagjinative. *“Vogëlush, nëse gjen balonën e fantazisë sate lidhe me inteligjencën e zëmrës*”shkruan poeti italian , Mazini.- Ajo çfarë del nga kjo pleksje e imagjinatës dhe sentimentit është një çështje talenti, kulture dhe stili.”Poetët sjellin në letërsi një logjikë tjetër të cilën do ta quajmë “logjika e fantazisë. Poezia e vërtetë e ka parasysh këtë v... more »

Etiketimet

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 14 seconds ago
Etiketimet e kritikës për poezinë janë koncepte studimi, ato kanë vlerë vetëm në rrafshin studimor, nuk hyjnë në punë në sferën emocionale, as në marrëveshjen e heshtur që bëjnë poetët me publikun. *“Tradita nuk trashëgohet*,- thoshte poeti Tomas Eliot,- *në qoftë se ju keni nevojë për të, duhet ta fitoni me punë të madhe.”* Modernistët e konsiderojnë traditën si diçka të tejkaluar, prej së cilës nuk kanë ç’të mësojnë më. Ajo që Elioti e quan “Sens historik” duhet pasur në vëmendje. Nuk mund të bëhesh “zë i kohës”, pa njohur paraardhësit, dhe pa pasur këtë “sens historik”. Krij... more »

Antologjitë

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 14 seconds ago
A do ta vlerësonte kritika jonë letrare këtë poezi e cila është përfshirë në të gjitha antologjitë e poezisë amerikane? Nëse këtë poezi do ta kishte shkruar një poet shqiptar , antologji-hartuesit e antologjive tona, Bashkim Kuçuku (Shqipëri) dhe Ali Aliu ( Maqedoni) a do ta merrnin në konsideratë? Në këto antologji autorët janë zgjedhur shkel e shko, dhe nuk përfshihen disa perla të poezisë shqipe, si, këngët e Milosaos, poezi të Migjenit, të L.Poradecit, madje edhe poezitë e zgjedhura nga autorë të njohur nuk janë më të mirat, përgjithësisht, antologji-hartuesve u mungojnë krit... more »

Rritje apo ndryshim?

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 14 seconds ago
*“Vargjet shkruhen akoma …si për të paguar një borxh të bezdisshëm, të vjetër prej vitesh…”*V.Sereni. Shpesh here flitet për rritje dhe pasurim të mëtejshëm të poezisë, ndërkohë që, po të lexosh me kujdes poezitë e një autori nuk gjen rritje, gjen vetëm “ndryshim”, ndryshim të tematikës ose të formës. Mund të shkëputesh nga mënyra e vjetër e të shkruarit duke eksperimentuar me mjete të reja shprehëse, në këtë rast kemi të bëjmë me një shkëputje, por jo zhvillim, rritje dhe pasurim të saj me mjete të reja shprehëse. Kur ky ndryshim ës... more »

Paradoks

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 14 seconds ago
*“Eshtë paradoksale,- *nënvizon një studiues i poezisë*,- sa më e thjeshtë të jetë poezia, aq më e vështirë bëhet ajo për t’u diskutuar me inteligjencë nga një kritik.”* Kritikët profesionistë dikur i kemi pasur me shumicë, ndërsa sot sikur i ka përpirë harresa, ndërkohë që problemet e letërsisë janë bërë më të thella. Para viteve ’90-të dhe ideja dhe tematika e një vjershe ishte kriter bazë në vlerësimin e saj. Sot parashtrohet nevoja për analiza logjike dhe studime strukturale. Një kritik i mirë duhet të dallojë ku qëndron romantizmi ose sentimentalizmi brenda një poezie moderne... more »

Narcizëm

Botimet Shqiptare at Arti i të shkruarit - 14 seconds ago
* * Disa poetë të rinj kur shkruajnë kanë parasysh një publik imagjinar, ndaj here-herë marrin pozat e profetit. Narcizmi në poezi është shenjë provincializmi. Të dashurohesh me vetveten gjer në atë shkallë sa humbasësh vetëkontrollin, ky është një fenomen që shfaqet rëndom te shumë poetë dhe artiste, po kështu është një shenjë dalluese e poetëve origjinalë dhe të rëndësishëm nga poetët e tjerë, më pak të 0rëndësishëm. Të dashurohesh me vetveten do të thotë të qëndrosh në një gjendje vakum duke humbur sensin e gjykimit. Poetët e rinj unë do t’i këshill... more » 

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi