Albana Mesuli

/ On : 5:06 AM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Musician/Band
PER KONTAKTE DHE REZERVIME 
MK 0039871209302
AL 00355686282900

857434_422193574532002_656351225_o
857626_422197261198300_108759528_o

Albana: Nuk mundem pa muzikën, celularin dhe internetin! 




 
Albana: Nuk mundem pa muzikën, celularin dhe internetin!
Në të ardhmen do t`i përkushtohem edhe gazetarisë

Intervistë ekskluzive për Zhurnal Plusme Albana Mesulin, këngëtare dhe studente e gazetarisë

Këto ditë,në vigjilje të festive të fundvitit,Albana i solli si dhuratë dy këngë të reja, të paralajmëruara para disa kohësh në një prononcim për gazetën Zhurnal. “Me ty, pa ty” dhe “Miliona vjet” janë titujt e dy këngëve të reja,të kompozuara nga Ardian Kastrati dhe e para me tekst të vetë këngëtares,kurse e dyta me tekst të Hazbije Ahmetit. Përndryshe,Albana Mesuli, deri  tani ka realizuar 8 klipe dhe pesë albume (dy me këngë argëtuese dhe tre me këngë popullore), tri herë ka marrë pjesë në Top Fest, ka qenë e ftuar në shumë programe televizive dhe në evenimente të tjera muzikore, në Festivalin FEST NOTA E ARTE të vitit 2011 fitoi Çmimin Debutuesja më e mirë. Gjatë verës së fundit hodhi në qarkullim këngën dhe videoklipin “Pse?”,që ishte një bashkëpunim me Virusin për muzikën,me Avni Qahilin për tekstin, me Fabrikën për klipin  dhe dy këngët e reja ishin një dhuratë për fansat e shumtë të saj në prag të festive të fundvitit.

Kush e ka zbuluar talentin Tuaj si këngëtare dhe kur ka qenë paraqitja Juaj e parë skenike?

Talentin tim si këngëtare e ka pikasur mësuesi im i muzikës në shkollën tetëvjeçare.Ai më sugjeroi që të vazhdoj liceun artistik.Paraqitja ime e parë skenike ka ndodhur në vitin e dytë të shkollës së mesme,në një festival tmuzikor të qytetit të Shkodrës.

Mendoni se në suksesin Tuaj ka ndikuar më shumë talenti,pamja,fati Zoti apo…

Në suksesin tim mendoj se janë mpleksur natyrshëm talenti dhe puna ime këmbëngulëse,kurse sa i përket pamjes,ajo është dhuratë nga Zoti dhe plotëson dy elementet e para të suksesit tim.

Sa e vlerësoni estradën muzikore shqiptare?

Mendoj se është një estradë ku ka shumë këngëtarë me vlera dhe më vjen mirë që unë jam pjesë e saj.

Si do ta përshkruanit veten, çfarë tipi jeni,çfarë karakteri keni?

Jam e ndjeshme,pak nervoze kur shoh se ka padrejtësi,tolerante për gjërat që janë në suaza të normalitetit.Jam një tip që karakterizohem për vendosmëri në arritjen e qëllimeve dhe synimeve në jetë.

Çfarë vlerësoni më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjëherë më mirë mos ta kisha këtë?

Më së shumti tek vetvetja e vlerësoj modestinë dhe sinqeritetin,kurse nuk do të doja te kisha besimin e tepruar tek njerëzit…

Çka adhuron dhe pëlqen më së shumti në jetë?

Më së shumti adhuroj familjen time,kurse pëlqej udhëtimet ,garderobën e mirë dhe fotografinë.

Cila është ajo që të nervozon dhe ajo që të relakson?

Më nervozojnë zhurmat dhe më relaksojnë bisedat me njerëzit e mi të dashur.

Nëse do flisnim për gazetarinë,si e sheh veten në këtë profesion,a do t`i përkushtohesh në të ardhmen?

Gazetaria është një profesion që të ndihmon të njohësh më mirë jetën dhe njerëzit dhe ajo ka pësuar një zhvilllim të hovshëm dhe është përshtatur me trendet më të reja të zhvillimit teknologjik dhe social dhe besoj se edhe unë krahas muzikës do të kem mundësi të hedh ndonjë ide timen në këtë fushë dhe ti përkushtohem herë pas here.

Tri gjërat pa të cilat nuk mundeni?

Celulari,interneti dhe muzika.

Çfarë keni dobësi?

Koleksionin e bizhuterive.

Deri tani, cila është çmenduria më e madhe që keni bërë?

Deri më tani nuk kam bërë ndonjë gjë që mund ta quaj çmenduri

Si janë 24 orët tuaja të zakonshme?

Kafja e mëngjesit është ceremonia ime e parë,pastaj rregullimi i ambientit të shtëpisë para se të dalë në takimet më shoqëri ose për ndonjë punë,pasditeve lexoj,në darkë varet nga angazhimet e mia.Fundjavave jam e angazhuar me punë.

Për çfarë nuk i kuptoni njerëzit?

Njerëzit nuk i kuptoj se si mund të krijojnë një mendim për dikë vetëm nga paraqitja e jashtme,pa e njohur nga afër.

A është Albana e dashuruar.Çfarë do të thotë dashuria për Ju?

Dashuria është ndjenja më sublime e njeriut…

Si e përshkruani mashkullin ideal?

I vendosur,serioz dhe të gëzoj autoritet në rrethin e tij shoqëror.

Hobi Juaj?

Të fotografohem dhe të fotografoj .

Kush kujdeset per lukun Tuaj?

Normalisht vetë ,por më ndihmon edhe motra me sugjerimet e saj.

Në cilin vend dëshironi të jetoni në hapësirën e banuar me shqiptarë?

Kudo ku ka shqiptarë është kënaqësi të jetosh.

Cilin personalitet të historisë shqiptare do të dëshironit ta takonit sikur të ishe e mundshme?

Nënë Terezën.

Cili është personaliteti më i rëndësishëm historik për ju?

Padyshim, Skënderbeu.

A ekziston Zoti?

Po.

Cilin libër po e lexoni aktualisht?

“Dua” nga Brunilda Zllami.

Çfarë do të ishte për ju fatkeqësia më e madhe?

Nuk dua ta them.

Kultura e cilit vend perëndimor ju pëlqen më së shumti?

Kultura gjermane.

Cili emër ju pëlqen më së shumti?

Ujkan.

A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?

Jam e sigurt se kjo gjë një ditë do të ndodh dhe do dëshiroja ta përjetoja.

Cilit komb dhe cilës kulturë do t’i kishit takuar me qejf?

Jam krenare që jam shqiptare.

Cili është personi më i rëndësishëm për ju?

Nuk është vetëm një person.E gjithë familja ime është shumë e rëndësishme.

Cila ngjyrë ju pëlqen më së shumti?

Të gjitha ngjyrat e ndezura

Cila lule ju pëlqen më së shumti?

Trëndafili

Cilin virtyt tuajin e çmoni më së shumti?

Sinqeritetin

Cilat virtyte i çmoni te një grua?

Pastërtinë shpirtërore.

Cilat virtyte i çmoni te një burrë?

Burrërinë

Cila është ëndrra juaj më e madhe?

Kam shumë ëndrra.

Intervistoi: E.N.

735814_325985074181092_923641156_o

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi