Botohet Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë

/ On : 9:04 AM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

http://fryma.blogspot.com/

Letërsi,ese,kritikë...

 

studime,intervista,botime..

 

Botohet Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë

Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja


-  Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi
-  Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi
-  Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi
-  Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Suedi
-  Rejeti i Femrës Shqiptare krijuesë në Suedi
-  Qendrës kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås
-  Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Stockholm
-  Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stockholm
-  Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Stockholm
-  Personaliteteve dhe bashkatdhetarëve tanë në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë

Të nderuar bashkatdhetarë!

Në janar të vitit 2013 iu dërgua për botim Shtëpisë Botuese Toena në Tiranë, Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë.

Njoftim i shkurtë

Fjalori i parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, Suedi, me redaktor Ullmar Qvick, Suedi, dhe Svijetllana Mihali, Shqipëri.Fjalori ka ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë tjetërsimin e tyre gjuhësor. Fjalori ka patur për mision të bëhet edhe mjet plotësues arsimimi për një shtresë të gjerë përdoruesish.
Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004 nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, me redaktor Svijetllana Mihali, Shqipëri, dhe Dr.prof. Shefkije Islamaj, Këshilltare Shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të Leksikografisë në Institutin Albanolgjik të Prishtinës. Fjalori është bërë edhe mjet plotësues arsimi për një shtresë të gjerë përdoruesish, duke qenë present edhe në Internet në adresën “ Svensk-albansk lexicon ligger nu på webben tillsammans med de adra lexikcon online lexicon på adressen: http://www-lexin.nada.kth.se/skolverket/lexi.shtml
Fjalori përmban numër të madh kuptimesh e ngjyrimesh kuptimore, sinonime, thënie e idioma. Ai përmban edhe 66 faqe fotografi tematike me ngjyra.

Fjalori i tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka përkthyer Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Botoi Toena, Tiranë, 2011.
Fjalorin e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia Botuese Toena në Tiranë më 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e të dy gjuhësve, suedeze dhe shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për fjalorë të këtij lloji, në të dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e normativ, dy kritere me vlerë për leksikografinë e mirëfilltë bashkohore, teorike e praktike. Ky projekt përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkohorë. Është punuar me kujdes të veçantë sa i përket makrostrukturës së tij dhe përmban informacione shtesë për jetën, kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar dhe suedez, me çka paraqet pasurim lëndor e me vlerë për përdoruesit. Fjalori ka anën e tij praktike të përdorimit, dhe këtë anë e siguron përzgjidhja e duhur teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore. Në fjalor janë trajtuar me kujdes njësitë leksiko-semantike, fusha e informacionit të çdo zëri leksikografik, përkufizimet e shpjegimet, sinonimet e antonimet. Një punë jo e vogël është bërë në plotësimin e strukturës semantike brenda fjalës. Rruga që është ndjekur në hartimin e këtij fjalori, shkurtazi është kjo: për njësitë leksikore të shqipes është bërë përpjekje të gjenden njësitë gjegjëse të suedishtes;
-     Në pjesën suedishte është përfshirë leksiku aktiv, jo rrallë leksiku pasiv dhe ai potencial, për t´i dalë ballë fjalësit të shqipes;
-     Në fjalor janë përfshirë edhe një numër fjalësh të reja, fjalësh pak të njohura, fjalësh të huaj me karakter ndërkombëtar, një numër  dialektizmash në mbështetje të vlerës së tyre objektive brenda strukturës leksikore, dhe një numër termash më të përhapura profesionale.
-    Është bërë përpjekje që të jepet gjithnjë kuptimi më i përgjithshëm e më i saktë, ngjyrimet kuptimore, kuptimi figurativ dhe përdorimet e tjera funksionale të fjalës;
-   Për shumicën e fjalëve leksikore është dhënë përdorimi i tyre në frazeologji dhe shembuj të shumtë ilustrues.
-   Një vëmedje e veçantë i është kushtuar anës normative të fjalorit, e cila ka përfshirë të gjitha rrafshet e gjuhës: Fonetikë, morfologji, sintaksë, fjalëformim, për çka mendoj se do të ketë një rol të caktuar edhe në përvetësimin e normës së gjuhës letrare.
-    Shpresoj që edhe ana e përzgjedhjes teknike, organizimi i artikujve të fjalorit, topografia, paraqitja e informacioneve gramatikore dhe të tjera, do të jenë në funksion të anës praktike të fjalorit dhe do ta rradhisin atë ndër fjalorët bashkohorë.
          Autori i kësaj vepre leksikologjike shumë të kërkuar është Mr. fil Sadulla Zendeli Daja, Suedi.Redaktorët e këtij fjalori janë: Dr.prof. Xhevat Lloshi, Tiranë, Dr, prof. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të leksikografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Mr. Dalina Gurra, Suedi, dhe Mr. Suzanna Holm, Suedi. Me këtë rast dëshiroj  t’iu shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën e vlefshme që dhanë, që ky fjalor shumë i pritur ta shohë dritën e botimit në Shqipëri. Për konsultime profesionale një ndihmë të pakursyer kanë dhënë: Albanologu Ullmar Qvick, Norrköping, Drejtoresha e Përgjithshme e Shtëpisë Botuese Toena, Znj. Irena Toçi, Fatmir Toçi dhe Lavdie Cenmurati. Dua të falëndeeroj Zt. Tomas Eriksson dhe Kenny Lindberg për ndihmën teknike në punën time me kompiuter. Botues i Fjalorit Shqip-Suedisht është Shtëpia Botuese Toena në Tiranë.

Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja

Adresa:
BOKIMPORT EXPORT DAJA
C/O S. Zendeli Daja
Storgatan 13
386 31 Färjestaden, Sverige
Tel 0046 (0)485 34779 b.
Tel. 0739 133 755 c.

Me autorizimin e autorit shkrimine e dërgoi për botim Sokol

Demaku
FEB
11

Botohet Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë

-  Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi

-  Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi

-  Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi

-  Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Suedi

-  Rejeti i Femrës Shqiptare krijuesë në Suedi

-  Qendrës kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås

-  Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Stockholm

-  Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stockholm

-  Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Stockholm

-  Personaliteteve dhe bashkatdhetarëve ta

 
FEB
11

RAIMONDA MOISIU, KJO PRINCESHË E POEZISË MODERNE

Nga VASIL TABAKU

-Një vështrim mbi krijimtarinë poetike të poetes dhe publicistes së njohur RAIMONDA MOISIU

Të shkruash, do të thotë të japësh, është një dhënie e pandërprerë, një raport tepër i ngushtë mes njeriut dhe jetës, ëndrrës dhe realitetit, magjikes dhe reales, të bukurës dhe shpresës.  E tillë është poezia, një bashkëbisedim mitik dhe intim me lexuesin dhe kohën.

 
FEB
8

Herbert në 1913: Shpëtoni shqiptarët e gjallë nga serbët

Në shqip libri me pjesë ditari dhe letra të diplomatit anglez.

“Vetëm një hetim do t’u vinte frerin këtyre krimeve të shëmtuara, terrorit dhe eksodit”

Përpjekjet e Aubrey Herbert për njohjen e shtetit shqiptar.

 
FEB
7

Prozë nga Anna KOVE

Shën Valentin, ku ishe?

Jam e bukur? Kështu e pyeta pasqyrën sot si shtriga e përrallës, dhe ajo nuk m’u përgjigj. Fillova të llangosem me kremra dhe ngjyra. Ngjyra e kremra të ngjyrosur do të mbulojnë shtresë pas shtrese gropat e poreve të lëkurës dhe të mendimeve të mia, për t’u dukur patjetër e bukur. Ja, shtresa e parë është kremi i bardhë i ditës, që do të fshehë ndonjë ëndërr të patretur nate.

 
FEB
7

BORSALINO

Nga Roland Gjoza

Më në fund Koleksionin e tij të mrekullueshëm e gjeta në një ankand në Paris. Ende s'ishte shitur. Isha kurioz për çmimin. Lulet e mullagës me brymë i gjeta rastësisht në Bernë në një sallon pikture. Ndërsa Borsalinon, njeriun pa fytyre e pashe në dhomën e pritjes të Kryetarit te Bashkisë në Kanë.

Qëndrova në Paris dhe dy dite te tjera për të parë si do te shkonte puna me Koleksionin. E bleu një armen, një burrë shumë i shëndoshë, shulak me kipte në majë të kokës.

 
FEB
7

Publikohen shkrimet kritike për krijimtarinë e Prof. Agim Vincës

Jolanda Lila

Publikohen shkrimet kritike për krijimtarinë e Prof. Agim Vincës

Me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe 40-vjetorit të krijimtarisë e të kontributit të shumëfishtë në letërsinë shqipe, botohen recensionet, studimet dhe vlerësimet që i janë bërë ndër vite veprës së krijuesit të pandalur, Prof. Dr.

 
FEB
7

PËR ATË QË SE MERR GJUMI - Sokrat Habilaj

Kur thash lamtumirë, se dija natyrisht,

Se unë do të rrija larg jush kaq pak.

Njeriu ka arsye, botës t’i bëjë bisht,

Por për t’u kthyer, nuk gjen asnjë shkak.

Nuk gënjeva kur ju fola fare hapur,

As u tremba të ndjek ata që s’kthehen më.

Ai që kthehet, është vërtet i çartur,

Kush ikën tek të shumtët, nuk bënë asgjë.

 
FEB
6

Disa mendime për librin e akademikut Mark Krasniqi “Kujtime e përjetime”, -shënime biografike-

Nga Prof.as.dr. Shefqet Hoxha

Rasti e solli që të marrim pjesë në këtë promovim e të thomi disa fjalë për librin me kujtime e përjetime të Akademikut të nderuar Mark Krasniqi. Dhe, po më pëlqen ta nis me një kujtim timin për te të para dyzet vjetëve. Si delegatë të Kongresit të Drejtshkrimit në nëntor 1972, pasi nënshkruam vendimet e tij, po ktheheshim në viset tona, prof. Marku nëpërmjet Shkodrës e Podgoricës për në Prishtinë e unë nëpërmjet Shkodrës për në Kukës.

 
FEB
6

Një manifest i postmodernizmit

GAZMEND KRASNIQI

1.   Një situatë dhe një traditë

Gjithmonë jam ndier i mahnitur nga çfarë ka ndodhur me poezinë në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit. Kam përfytyruar dhe vazhdoj të përfytyroj një vorbull që merr me vete gjithçka që quhet poezi, ku zvogëlohet gjithnjë mundësia për të shpëtuar atë që duhet shpëtuar, sepse larg mendsh që ta besojmë se nuk ekzistuaka më ndër shqiptarë një gjë me këtë emër, ose që çdo gjë që shkruhet meriton të quhet ashtu.

 
FEB
6

Lëçitësi - Nga Mitrush KUTELI (Botuar më 1944)

Lëçitësi është, si dihet, destinatari i librës. Prej numërimit të tij dependon shtypja edhe çmimi i kësaj. Si fakt i vitit 1943- veçanërisht i muajit të fundit – konstatojmë shtesën e atyre që kërkojnë librin shqipe. Kjo, më një anë, si reakcion shpirtëror pas ngjarjeve Prill 1939 -Shtator 1943, edhe, më anën tjetër, si pasojë e mbylljes së rrugëve për sjellje librash të reja që jashtë. Me gjithë këto numërimi i lëçitësve shqiptare mbetet shumë i vogël në raport me viset e tjera.
 
FEB
6

SINOPSI I DYZUAR NË MES AUTORIT DHE LEXUESIT

SINOPSI I DYZUAR NË MES AUTORIT DHE LEXUESIT

Moikom Zeqo: “Libri i sinopseve”, botoi “Uegen”, Tiranë 2012

a)                 Tipologjia e shkrimit

Për secilin libër të autorit Moikom Zeqo, sikur na duhet patjetër të përsërisim faktin se ai mëton ngulmas që rishtazi ta relativizojë konceptin tradicional të zhanrit, mbase i udhëhequr më tepër nga një prirje krejt atipike, gjithnjë për ta vënë në sprovë funksionin e shkrimit si një metafizikë apo alternativë e pafund kuptimesh e përjetimesh poet

 
FEB
6

ESSE PER EDUKIMIN

Nga Faik KONICA*

Hyrje 

I konsideruar prej kohësh si një tërësi rregullash arbitrare dhe rutinore, edukimi është sot një shkencë. Është shkencë për nga

vetë metoda që vë në përdorim dhe që synon të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë faktet e veçanta, si dhe të formulojë parimet e përgjithshme.

 
FEB
5

Ndahet nga jeta shkrimtari i librave për fëmijë Skënder Hasko

TIRANË - U nda sot nga jeta në moshën 77-vjeçare shkrimtari i njohur i librave për fëmijë Skënder Hasko. Ceremonia mortore e shkrimtarit do të zhvillohet nesër në Dukat të Vlorës, në vendlindjen e tij. Skënder Hasko u lind më 2 mars të vitit 1936. Gjatë karrierës së vet ka punuar në revistën “Hosteni”, në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, kryeredaktor i revistës “Pionieri” dhe drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve.
 
FEB
4

Flutura Açka: Ju tregoj kukullat e politikës shqiptare

Kësaj here ka vendosur të mos mbaj asnjë me hatër. Që nga rangjet më të larta të politikës, tek mikeshat e saj që kanë paguar për t’u bërë politikane, tek ato gratë e shkreta që shesin veten për 200 lekë fshatrave, nga skamja. “Kukullat nuk kanë atdhe”, titullohet romani i shkrimtares Flutura Açka, që pritet të dalë këto ditë. Shënjestra e saj është politika. Përveç ish-kryeministrit Fatos Nano, autorja ka vendosur të mos përmendë emra konkretë, por sipas saj, lexuesi mund t’i gjejë vetë ata.
 
FEB
2

Këtu grekët kanë lënë brekët

Arben Duka

Ky Agim’i Artë

Po na çan shumë trapin

Ndaj një shumë të thartë

Këtu do t’ja japim

Na paska fut’ frikën

një qen i zgjebosur

Me Arturin tënë

Kur qenka llafosur!!!

Ne qenkemi trembur

për Vorio Epirin?!

Mos lih shumë o qen

Se të vemë zinxhirin!

Frikën ne s’e njohim

Sidomos nga greku

Që në dyzte’nëntën

Na këndoi dyfeku

Si lopër përpara

Aherë i vumë grekët

Në mal të Gramozit

Për turp i lanë brekët

Nga ju më të lashtë

Ne jemi këtu

Ju thashë dhe më lartë

Nuk pjerdhim n

 
FEB
2

Një vit më parë ...

Irma Kurti

Kjo poezi është shkëputur nga libri  me poezi: “Shihemi në një tjetër botë”.

Vjeshta përplas në dritare

rrëke lotësh me ngashërim.

E rrethuar me albume,

nuk gjej prehje, as qetësi.

Të gjitha fotot i kthej mbrapsht,

shoh datat, muajin, vitin.

Humbas në pyetje pa përgjigje

dhe me veten time çuditem.

Ti një vit më parë më thoshe

se më doje pafundësisht,

vdekjen mund ta pranoje,

por pa mua jetën, kurrsesi.

Sot marrim frymë pa njeri-tjetrin,

të ndarë një shekull a më tepër.

 
FEB
2

PAK DURIM...

Irma Kurti

Poezia  “Pak durim” u vlerësua me çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2010 “Napoli Cultural Classic” në Napoli, në kategorinë e autorëve të huaj.

S’më duket se ike përgjithmonë,

por ke ndaluar pas një udhëtimi.

Zoti në stacionin e fundit gabimisht

ty të zbriti.

Dhe unë tashmë kam marrë trenin

që do të më sjellë tek ti.

Nuk di të t’them se kur do t’mbërrij

ekzaktësisht.

Mund të ketë edhe vonesa, Nënë,

e di si janë trenat, asnjëherë fiks.

 
JAN
30

Në Ballkan secili pandeh se ia ka hedhur tjetrit

INTERVISTË ME AGIM VINCËN

“Epoka e re”: Përshëndetje Profesor dhe urime 65-vjetori i lindjes! Keni botuar dhjetëra libra, secili më në zë se tjetri dhe më i veçantë se tjetri. Keni publikuar qindra opinione për fenomene të ndryshme letrare, kulturore, arsimore, gjuhësore, politike e shoqërore. S’keni heshtur kurrë për kurrfarë padrejtësie, që i është bërë shtetit e as kombit. S’besoj se do të heshtni as tash e tutje.

 
JAN
29

MËRGIMI I LETËRSISË (Retrospektivë}

Ka të ngjarë që, në ato largina gjysmë të shkreta matanë detit, të jetë shpërngulur edhe një pjesë e mirë e letërsisë sonë, kuptohet për t’i shpëtuar katastrofës kulturore. Qëllimi i këtij mërgimi masiv ishte tepër konkret: që të shpëtohej çdo gjë që ishte e mundur, në mënyrë që më pastaj, kur të ndryshonin rrethanat, të ktheheshin sërish në atdhe. Por ai pushtim qe tepër i gjëmshëm dhe zgjati aq shumë, sa nuk mundi ta parashikonte askush.
JAN
28

Intervista/Albana Lifschin, shkrimtarja pioniere e letërsisë së emigrimit në Amerikë

Albana Lifschin, shkrimtarja që hedh ura lidhje midis diasporës dhe bashkatdhetarëve në Shqipëri

Shkrimtarja e njohur Albana Melyshi Lifschin, një një intervistë për gazetën e “Tirana Observer” rrëfen jetën e saj letrare mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Ajo tregon hapat e parë të saj në letërsi dhe jetën në Amerikë. Pse profesor Peter Prifti e cilësuar si ”pioniere e letërsisë së emigracionit në Amerikë”.

 
JAN
28

Poezi nga Sokrat HABILAJ

1-PËR TY QË S’TË ZË GJUMI

Kur thash lamtumirë, se dija natyrisht,

Se unë do të rrija larg jush kaq pak.

Njeriu ka arsye, botës t’i bëjë bisht,

Por për t’u kthyer, nuk gjen asnjë shkak.

Nuk gënjeva kur ju fola fare hapur,

As u tremba të ndjek ata që s’kthehen më.

Ai që kthehet, është vërtet i çartur,

Kush ikën tek të shumtët, nuk bënë asgjë.

 
JAN
28

Gjuha e robërisë dhe çlirimi i shkrimtarit

VIRION GRAÇI

Pasi lexova në vjeshtën e shkuar “Laboratori i Lirisë” -përmbledhje esesh nga Beqë Cufaj, me një farë padurimi e pa pikë takti i shkrova autorit, duke e falënderuar për lëndën dhe stilin, duke i shprehur dëshirën që mjaft fakte e ndodhi reale nga tragjedia në Kosovë, të rrëfyera rrëmbimthi e ngjeshur aty, t’i trajtonte më gjerësisht më vonë, pasi kishin forcën dhe fytyrën përgjithësuese të një vepre madhore epike. Tani që mbarova së lexuari librin e fundit të B.

 
JAN
28

KJO DITE E GJITHA PER TE KUJTUAR

Nga Visar Zhiti 

Kjo ditë e gjithë për të kujtuar...

Por tmerri është më i madh, del përtej, nuk e nxë dot kjo ditë.

Ka mbetur vetëm një e qarë nëpër ajër pa gojë

e lotë pa sy,

përzier me shiun që nuk bie, por rri pezull si ankthi. Dhe

trishtimi si lodrat e fëmijëve pa fëmijët, të shkelura, të thyera.

Borsalina të flakura më tej

si urtësia e pleqve, të çara

dhe heshtje e zezë dhe qen këmbëthyer,

gjysma macesh, copra pasqyrash,

flatra zogjsh e librash...

JAN
27

Lak - Erina Pavle Çoku

Më kacavirret trupit ndjesia jote...
JAN
27

Dy muza - Erina Pavle Çoku

Dy muza rrinë pështjellë në një kuti

me tjerrë mendimesh hedhur mes veti.

Udhët e nxehta lëshuar si lak

nyja pa numër ndanë kanë

e zgjasin kohën njëqindfish, e çojnë matanë.

Malet epen kah e bardha e fatit me sy

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi