Blic intervistë me Adem Abdullain, pronar i zinxhirit të supermarketeve Prince‏

/ On : 8:14 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Dsc02120

Të shtunën , më 22 shkurt, në Tetovë u hap solemnisht supermarket Prince 2. Hapja u shoqërua edhe me një program të pasur artistik ku performuan këngëtarë  të njohur, si Adrian Lulgjuraj nga Ulqini , i cili do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti në Malme të Suedisë, Xhoi, Hata Koca, studentë të muzikës në USHT etj, gjithashtu pati një koktej shumë të pasur me të ftuar e mysafirë dhe përfaqësues të mediave. Interesim i qytetarëve ishte i jashtëzakonshëm dhe pati dyndje të madhe vizitorësh… Shfrytëzuam rastin për të bërë një bisedë të shkurtër me pronarin e këtij zinxhiri supermarketesh, Z.Adem Abdullai.

 

Pse vendosët të vini edhe në Tetovë?

 

E pamë si mundësi, po edhe si arsye se në Tetovë nuk ka kësi marketi. Edhe Tetova ka nevojë për gjëra më të bukura po edhe për konkurrencë që jua ul çmimet qytetarëve.Konkurrenca e shëndoshë është e mirë.

 

Sa veta keni punësuar këtu?

 

Mbi 100 punëtor, po kemi plane ta zgjerojmë edhe pak, mos ta lëmë me kaq.Shërbimin ta bëjmë më mirë, të jemi më afër konsumatorëve.

 

Dsc02121

Tjetër çfarë ju ofroni klientëve Tuaj?

 

Do të ofrojmë kënd fëmijësh, restorant, kemi mbi 50 mijë artikuj.Marketi shtrihet nw  pesë mijë metra katrorë, 3 mijë metra katrorë parking, është në rrugën ku ka qarkullim të mirë.Kjo na favorizon që të punojmë më mirw.

 

Me çmimet do të jeni konkurrent në treg?

 

Sigurisht do të jemi konkurrent, sepse konkurrenca e bën të veten, konkurrenca tërheq klientë.

 

Dita e mirë shihet në mëngjes. Është dita e parë e funksionimit të marketit Prince 2 në Tetove. Si ju duket sot?

 

Sot na duket shumë mirë.Ishallah vazhdon kështu

 

Bisedoi: E.Neziri

 


Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi