Hotel ROYAL Tetove - Hotel Royal TETOVO Macedonia (Per disa ore caste intimiteti dhoma me 13-15 euro,kurse per te kaluar nje nate dhoma nga 16,20 dhe 30 euro.)

[[posterous-content:pid___0]]

Hotel ROYAL Tetove - Hotel Royal TETOVO Macedonia

Ne periferi te qytetit te Tetoves,ne afersi te pishines Aquapark ndodhet hoteli ROYAL.

Vendi me i pershtatshem per pak caste intime.

Nje vend ideal per te gjetur qetesine.ambienti i mrekullueshem,ajri i paster,restorani me nje meny te shumellojshme dhe te pasur.

Per disa ore caste intimiteti dhoma me 13-15 euro,kurse per te kaluar nje nate dhoma nga 16,20 dhe 30 euro. 

Kontakt telefonat:

070 537 313

070 209 571

 

http://hoteliroyal.blogspot.com/

Diaspora Shqiptare për Maqedoni

http://www.dshm.org/


TAKIMI I PARË I KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË DIASPORËS PËR MAQEDONI


HYRJE

Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe luftës së 2001 në Maqedoni (e cila nga lufta për bashkim kombtar, përfundoi në luftë për të drejta, përqindje dhe me Marrëveshjen e Ohrit (MO), ku shqiptarët i emëron si bashkësi etnike, në vend të emërimit si popull). Nga atëherë, shqiptarët, luftëtarët, dëshmorët, invalidët, përkrahasit e kësaj lufte me financa nga diaspora, mbetën të mashtruar nga përfaqësuesit e tyre politik. Pritjet e tyre se do të bëhet më mirë për shqiptarët, si duket, edhe diasporën shqiptare vetvetiu e vëndoi në gjum, duke menduar se tani shqiptarët kanë lider dhe formacion politik të dalur nga lufta që do t’i realizojnë premtimet e dhënura gjatë luftës, por edhe në shumë zgjedhje lokale, parlamentare, të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Ajo lëre që nuk ka ndodhur për dhjetë vjet rresht, por pozita e shqiptarëve në Maqedoni u përkeqësu edhe më shumë në të gjitha aspektet e jetës së qytetarëve shqiptar. Pas vrasjeve të ushtarëve më të mirë të UCK-së, proceseve të montuara gjyqësore, rasti i Vreshtave të Rashtakut, Sopotit, Brodecit, Smilkovcit, zgjedhjeve të përgjakshme 2008, kulmi i gjithë të këqijave, ka qenë enciklopodia false e akademikëve slav për historinë e shqiptarëve në Maqedoni. I vetmi reagim me elemente kombëtare dhe pa konsum të brendshëm marketingu se dikush po lufton historinë false sllave ka qenë botimi, vëllimi i parë, i autorit shqiptar Nijazi Muhamedi, “Maqedonia Shqiptare”, i cili botim ka trazuar shqiptarët e diasporës dhe, me theks të veçantë, komunitetin shqiptar nga Maqedonia në Amerikë, pasi ky botim mbeshtetet në fakte historike që janë të njohura edhe për studiuesit e huaj. Kurse puna e këtij autori nuk ka marr asnjë mbështetje nga formacioni politik shqiptar në Maqedoni.

Botimi i librit “Maqedonia Shqiptare”, me promovimin e vet edhe në SHBA, ngjalli interesim dhe zgjoi nga gjumi shqiptarët e Amerikës për të kuptuar situatën e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni.

Në mars dhe prill të vitit 2011, pak para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, aktivistë të diasporës shqiptare nga Maqedonia dhe përfaqësuesit e Komunitetit shqiptaro-amerikanë Illinois, me seli në Chicago, vizituan komunat shqiptare dhe patën kontakte të drejtpërdrejta me liderët e partive shqiptare, shoqatave, organizatave dhe të BFI. Një apel, që u dha atëherë për përfaqësuesit politik shqiptar, ishte apeli për unitet dhe për një bashkëpunim shqiptar për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve, të drejtën e sovranitetit në Maqedoni. Apeli i tyre hasi në veshë të shurdhët nga liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Por, me vonë u qartësuan punët edhe me partitë e reja që për punë bajraktarizmi refuzuan apelin e një pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.

Pse thirret ky takim në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptar?

Ky takim thirret nga Albanian American Civic League, në krye me Joe Diogardin, Komunitetit shqiptaro-amerikanë Illinois, me seli në Chicago, Lëvizja e Karadakut dhe shoqatave tjera në diasporë.

Organizatorët e këtij Takimi në New York do të angazhohen që në këtë takim të marrin pjesë shoqatata e diasporës me nga një ose më shumë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë nga të gjitha shtetet e botës ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

Takimi për themelimin e Këshillit të Përgjithshëm të Diasporës për Maqedoninë do të mbahet në javën e fundit të muajit Shtator. Ky Takim do të jetë edhe takim pune ku do të zgjidhet KRYESIA (Njësia numër Një), do të miratohet programi, platforma politike dhe statuti i Këshillit të Përgjithshëm të Diasporës për Maqedoni.

Për organizimin e këtij Takimi, barrën dhe përgjegjesinë do ta kenë shqiptarët e Amerikës, organizatat, shoqatat dhe qendrat e tyre në SHBA. Ndihmat nga shqiptarët në Europë, Turqi, Australi, por edhe në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni janë të mirë se ardhura. 

Nëse në Maqedoni nuk kemi regjistrim të popullsisë, nuk dijm numrin e saktë të shqiptarëve, nismëtarët e këtij takimi për bazë marrin deklaratën e NATO-s se në Maqedoni 40 për qind e banorëve janë shqiptarë, mirëpo edhe më shumë shqiptarë nga Maqedonia jetojnë jashtë vendlindjes, siç janë shqiptarët në SHBA, Europë, Turqi, Australi dhe në shumë vende tjera të botës.

Organizatorët e këtij Takimi pas një studimi që i kanë bërë gjendjes reale të shqiptarëve në Maqedoni, pas hulumtimeve të opinioneve të ndryshme, kontakteve të drejtpërdrejta, kanë vendosur që në këtë Takim të thirren përfaqësues shqiptarë edhe nga Maqedonia.

Në këtë takim do të jenë të ftuar të marrin pjesë: përfaqesuesi OVL-UÇK-së në Maqedoni, luftetarët, invalidët, familjet e dëshmorëve, pasi mundi, sakrifica dhe gjaku i tyre u nëpërkëmb, kurse idealet e tyre, që shqiptaret të kenë dinjitet, të jenë popull, të bashkuar, u tradhtuan duke i emëruar shqiptarët si bashkësi etnike në Maqedoni. Ndaj edhe të këqijat tjera, pastaj filluan të rënditen njëra pas tjetrës, ku shqiptarët edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, kulturor, arsimor, sporti, etj., nuk janë atje ku duheshte të jenë në decenien e dytë të këtij shekulli: në 100 vjetorin e shtetit shqiptar.

Këtij Takimi në New York mund t’i bashkangjiten të gjitha organizatat, lëvizjet demokratike, shoqatat e pavarura të shoqërisë civile në Maqedoni. Më shkurt, janë të ftuar të gjithë ata që mendojnë se kanë pastërti kombtare dhe nuk njihen ndër shqiptarët si përçarës ose që i kanë shërbyer sistemit unitarist në dëm të interesave të kombit. 

Të ftuar janë edhe përfaqësuesit e mediave, gazetave dhe mjeteve tjera elektronike që nuk janë nën cenzurat e aparatit kontrolues të shtetit unitarist të Shkupit.

Ndërkohë partitë shqiptare – RDK, DR dhe BDSH ftohen të bëjnë kooptimin në lëvizjen tonë me qëllim të vetëm - faktorizimin e shqiptarëve politikisht dhe përmbysjen e dy liderëve Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi që sollën deri te kjo gjendje e shqiptarëve në Maqedoni.

Organizatorët e këtij Takimi respektojnë punën e kryetarëve të komunave, këshilltarëve që nuk janë shndërruar në argatë të liderëve dështakë, por janë në shërbim të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni dhe më shumë njihen si të pavarur sesa kryetar ose këshilltar të dëgjueshëm të liderëve që për dhjetë vjet rresht bënë luftë të pakuptimtë ndërmjet veti.

Të interesuarit mund të kontaktojnë qendrat tona në diasporë, që të rezervojnë vendin e tyre në këtë takim në New York.

Info Plotësuese

Në këtë takim në New York nga Maqedonia do të thirren njerëz që nuk kanë qenë në asnjë kombinim të qeverive unitariste, duke filluar që nga viti 1992 kur në krye të qeverisë partiake erdhi LSDM-ja dhe deri në qeverinë e sotshme të Nikola Gruevskit. 

Me këtë vendim grupi nismëtar nuk mendon të anashkalon njerëzit, që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe, pasi ka pasur njerëz të mirë, të dalluar dhe me vepra konkrete, por vetëm i mundëson organizimit të vet në fillim të jetë në bazamentat e pastërta kombtare me orientim pro-amerikan, të vlerave demokratike që afirmon SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja nëpër gjitha meridianët e botës, kështu që të mos futet ndonjë element i infiltruar që punon si shqipfolës për sistemin unitarist të Shkupit.

Organizatorët e këtij Takimi kanë informata të sakta se qeveria Gruevski në bashkëpunim me Ali Ahmetin, por edhe me Menduh Thaçin, ka ra në ujdi, fshehtas, veç e veç, që në asnjë mënyrë të mos ndryshohet ky sistem i standardeve të dyfishta në Maqedoni, të mos preket Kushtetuta e vendit me preambulë nacionaliste se Maqedonia është shtet ekskluziv i maqedonëve. Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë nënkupton edhe ndryshimin e sistemit konstitucional në Maqedoni. As Ali Ahmeti, as Menduh Thaçi nuk janë deklaruar se janë kundër sistemit unitarist dhe kushtetutës joparimore në Maqedoni. Njëri përdor si parollë mashtruese Marrëveshjen e Ohrit (MO) edhe pas dhjet vjetëve, kurse tjetri mundohet të mashtron shqiptarët me Marrëveshje hisesh pa definimin e qart të statusit të shqiptarëve si popull shtetformues në Maqedoni. 

Problemi i shqiptarëve lidhet me statusin e tyre kushtetues në Maqedoni, me të drejtën për të qenë sovran në tokat e tyre, me barazinë e plotë dhe me gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet. Bazamenti i zhvillimit të demokracisë është barazia dhe trajtimi i njerëzve si të barabartë në të gjitha nivelet institucionale, duke përfshirë këtu ndarjen e drejtë territoriale, zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor, sportiv, etj.

Organizatorët e këtij Takimi kanë informata se këshilltarë të devotshëm të Menduh Thaçit mbajnë takime të fshehta me partinë e Nikola Gruevskit. Shumë probleme që i kanë lindur partisë së Ali Ahmetit janë rezultat i këtyre takimeve. Nëse Ali Ahmeti ka vendosur të mbetet qorras në prehrin e Gruevskit, është punë e tij, pasi edhe pas 10 vjetëve mundohet t’ua shpërlajë trurin shqiptarëve se të zgjedhurit e tij janë duke e realizuar MO, siç duket edhe fëmijët e palindur shqiptarë do të lindin nesër, jetojnë dhe do të vdesin me MO si parullë politike po qe se shqiptarët nuk organizohen dhe nuk mbështetin organizimin e këtij Takimi që do të mbahet në SHBA për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë.

Albanian American Civic League, në krye me Joe Diogardin
Komunitetit shqiptaro-amerikanë Illinois, me seli në Chicago
Lëvizja e Karadakut dhe shoqatave tjera në diasporë


Nju Jork – Londër – Bruksel


11 Korrik 2012
 

 

Mos hezitoni, na kontaktoni, në demokraci ka allternativa tjera veprimi!

 

info@dshm.org   rreshtari@hotmail.com  xsherifi@gmail.com

Resorti Natyra -Al ndodhet pranë pishave të buta në Golem

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi