Fjalimi i kryetarit te BDSH-se,Bardhyl Mahmutit, ne Zheline (Mos voto pa e degjuar me vemendje kete fjalim)

BDSH më 31 maj në Zhelinë

ÇARTER FLUTURIME ME EURO TURIST NGA TETOVA

Marrëveshja e Ohrit, armë e fuqishme (Intervista e Bardhyl Mahmutit,kryetar i BDSH-së,për gazetën Koha)

“Në qoftë se nisemi nga logjika se nuk është realizuar Marrëveshja e Ohrit dhe duhet ta hedhim poshtë, unë nuk jam dakord, sepse si konventat, si protokollet ndërkombëtare, si Marrëveshja e Ohrit, janë armë e fuqishme në duart e shqiptarëve, dhe ti hedhim këto armë, ne bëjmë punën e atyre që nuk na e duan të mirën...”, thotë Bardhyl Mahmuti, kryetar i BDSH-së

Urim HASIPI

Bashkimi Demokratik Shqiptar në zgjedhjet e 5 qershorit garon me të ashtuquajturën Platformë për Antidiskriminim. Platforma kryesisht mbështetet në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe Marrëveshjen e Ohrit. Kryetari i kësaj partie Bardhyl Mahmuti, kërkon ridefinimin e Maqedonisë si shtet binacional dhe sistem sovraniteti nga poshtë lartë, kurse Kushtetutën e tanishme e konsideron si unitariste dhe gjenerator krize. 

Bm

KOHA: Z. Mahmuti BDSH në këto zgjedhje garon me Platformën për Antidiskriminim. Pse e keni quajtur pikërisht kështu? 

Mahmuti: Sa i përket pjesës historike të platformës tonë, ne kemi vënë theksin se gjatë periudhës komuniste shqiptarët kanë qenë të përballur me një politikë që ka synuar gjenocidin dhe etnocidin. Kërkojmë nga institucionet e reja të Maqedonisë, që do të dalin pas 5 qershorit që të dënohet publikisht periudha e terrorit dhe dhunës në komunizëm ndaj shqiptarëve. Që nga kapërcimi i Maqedonisë nga forma komuniste njëpartiake në formën e pluralizmit politik, Maqedonia është detyruar të nënshkruaj të gjitha konventat, të gjitha protokollet ndërkombëtare të respektimit të diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor, fetar, etj. Fatkeqësisht nënshkrimi i këtyre konventave, i protokolleve ka qenë sa për sy e faqe dhe për përfitime materiale të Maqedonisë nga demokracitë perëndimore. Praktika ka dëshmuar se shteti i Maqedonisë ka vazhduar me të njëjtat praktika gjenocidale dhe etnocidale, sepse etnocidi nënkupton shkatërrimin e një kulture të një populli dhe kjo formë e dhunës e ushtruar ndaj shqiptarëve ishte gjenerator i luftës së 2001-shit. Lufta e 2001-shit ishte luftë e drejtë e cila u ndërpre me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe fatmirësisht duke u mbështetur në këtë politikë aktive të vendeve të BE-së, lufta përfundoi shumë shpejt. Pasojat janë të mëdha dhe kanë mund të jenë edhe më të mëdha. Marrëveshja e Ohrit e cila i dha fund një lufte nuk arriti të ndërtojë paqen, sepse kjo marrëveshje nuk u realizua. Që nga ardhja e Nikolla Gruevskit në krye të VMRE-DPMNE-së, ai mobilizoi të gjitha qarqet antishqiptare në Maqedoni që të shkatërrojnë edhe këtë pak marrëveshje që hapte rrugën e zgjidhjes së të gjitha problemeve të shqiptarëve në Maqedoni përmes një dialogu permanent. Ai organizoi referendumin në vitin 2004, në të cilin dolën rreth 400 mijë njerëz në favor të asgjësimit të Marrëveshjes së Ohrit. Edhe pse marrëveshja nuk u shkatërrua përmes referendumit, ardhja e tij në pushtet në vitin 2006 dhe deri sot, dëshmon se praktikisht ka bërë çdo gjë që të shkatërrojë thelbin e kësaj marrëveshje, thelbin e zgjidhjes së dialogut politik. Ne si parti e kemi titulluar këtë marrëveshje si Platformë Antidiskriminim sepse vetëm duke u mbështetur në të gjitha konventat dhe protokollet ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Ohrit mund të gjendet instrumente të së drejtës ndërkombëtare që do të heqim të gjitha format e diskriminimit. Përmendi disa konventat që i kemi përfshi në platformë: Maqedonia ka nënshkruar konventën kundër diskrimiminit racial (nënkupton të gjitha llojet e diskriminimeve racore, fetare, gjuhësore, në gjini, në moshë) është e ndaluar me konventa ndërkombëtare. Shqiptarët në Maqedoni, qoftë në aspektin kulturor, ekonomik, social, janë të diskriminuar. Ne kemi një ambicie që të dalim nga ky diskriminim ekstrem dhe vetëm duke i imponuar Maqedonisë respektimin e këtyre normave ndërkombëtare ne si popull mund të shohim një perspektivë të re. 

KOHA: A do të thotë kjo se Marrëveshja e Ohrit nuk i ka përmbushur kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe a duhet që të ridefinohet statusi juridik i shqiptarëve në Maqedoni?

Mahmuti: 
Në qoftë se nisemi nga logjika se nuk është realizuar Marrëveshja e Ohrit dhe duhet ta hedhim poshtë, unë nuk jam dakord, sepse si konventat, si protokollet ndërkombëtare, si Marrëveshja e Ohrit, janë armë e fuqishme në duart e shqiptarëve dhe ti hedhim këto armë ne bëjmë punën e atyre që nuk na e duan të mirën. Ne jemi të vetëdijshëm se asnjë nga protokollet ndërkombëtare, asnjë nga konventat ndërkombëtare, as Marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar, megjithatë ne kërkojmë një mbështetje nga të gjitha institucionet ndërkombëtare me relevancë që t’i imponojnë Maqedonisë respektimin e tërësishëm të këtyre konventave. MO, sidomos pika 1/4 e parimeve themelore, hap një mundësi të tejkalimit të të gjitha problemeve që i kemi, sepse ajo u sugjeron, një një farë mënyre shtrëngon autoritetet e Maqedonisë që të përmirësojnë vazhdimisht kushtetutën e tyre, që në fund ajo të jetë në përputhje me kriteret demokratike, që ti plotësojë të gjitha nevojat me standarde ndërkombëtare. Kushtetuta aktuale e Maqedonisë nuk i plotëson nevojat e shqiptarëve, prandaj ridefinimi i Maqedonisë si shtet binacional, riorganizimi i Maqedonisë në një sistem ku sovraniteti nga poshtë lartë do të gjejë një formë adekuate, që shqiptarët t`i realizojnë të gjitha të drejtat, është e argumentuar në mënyrën më të mirë të mundshme në platformën tonë antidiskriminim. Ne jemi kategorikisht kundër sistemit unitarist sepse ky sovranitet nga lartë-poshtë e ka shndërruar Maqedoninë në një sistem ku beneficionet ekonomike dhe financiare shkojnë në dobi të maqedonasve. Ne kemi nevojë që sovraniteti i popullit të bëhet nga poshtë-lartë dhe cila do të jetë forma, konfederatë, federatë, të ekonomive rajonale apo kantoneve, kjo duhet të jetë një rezultat i bisedimeve të vazhdueshme për t’i dhënë përgjigje adekuate nevojave tona, për të hequr njëherë e përgjithmonë gjeneratorin e krizave permanente, dhe gjenerator i krizave permanente është kushtetuta e shtetit unitar.

KOHA: Në prag të fushatës u përfol një kolicionim i mundshëm mes BDI-së dhe BDSH-së, megjithatë kjo nuk ndodhi. Si e konsideroni faktin që shqiptarët në këto zgjedhje shkojnë ndaras me 7 parti politike?

Mahmuti:
 Në televizionin “Koha”, në një debat me drejtorin e këtij televizioni dhe drejtuesin e emisionit “Mejdani”, unë bëra një apel publik të gjithë liderëve të partive politike që të shtrijmë dorën e pajtimit njëri-tjetrit dhe të dalim si front unik përballë kësaj politike që aplikohet kundër shqiptarëve. Fatkeqësisht shumica e partive politike dhe liderëve nuk shprehën gatishmëri që në këto momente të bëhemi bashkë. Vetëm BDK-ja e Xhezair Shaqirit shprehu gatishmëri dhe unë pranova që së bashku me BDK-në të garojmë me platformën Antidiskriminim në këto zgjedhje. 
Janë 7 parti, që kërkojnë dhe garojnë, unë i dëgjoj me vëmendje se si u kërkojnë njerëzve mbështetje. Sidomos i dëgjoj me vëmendje ata të cilët disa herë radhazi me rotacion kanë qenë në pushtet dhe nuk i kanë mbajtur premtimet, por për disa lider të partive politike shqiptarët janë numra dhe popullin e shohin si vota për të hyrë në pushtet dhe për të realizuar qëllimet dhe interesat e tyre personale. 
Pse dështuan koalicionet parazgjedhore, unë nuk mund të jap një sqarim sepse sinqerisht kam qenë i interesuar që të bashkohemi. Ata që nuk deshën të bashkohen, ata le të japin përgjigje. Një gjë është e qartë, bashkimi i forcave politike shqiptare është në indin e çdo shqiptari. Shumica absolute e popullit dëshiron të na shohë të bashkuar. Por në kuadër të partive politike ka grupe interesash të cilën shihen të rrezikuar nga bashkimi i forcës, dhe ata do të rrezikojnë të humbin privilegjet e tyre, dhe ata nuk do të mbeten në listat e deputetëve të atyre partive që konkurrojnë dhe kanë qenë kundër bashkimit të partive politike shqiptare. Sepse ata votën e kërkojnë vetëm për të shkuar në parlament dhe për të marr rrogë, dhe nuk kërkojnë votë për të mbrojtur interesat e popullit. Populli shqiptar është një popull mjaft intelegjent dhe e kam përcjellë se njerëzit të cilët kanë qenë në parlament nuk e kanë çelur gojën për disa mandate rresht. Populli thotë: Ta jap besimin dhe nëse këtë besim ma kthen me të keq, kur hallall nuk ta bëj. Populli shqiptar shpesh herë ua ka dhënë votën, qoftë në financa, për të mbajtur universitetin që e krijuan, qoftë për luftën çlirimtare, ky popull i ka ndenjur me mjete, dhe këtij populli t`i kthesh me të keqe, as në këtë dynja e as në dynjanë tjetër nuk do ta bëjnë hallall.

KOHA: Si e shihni particpimin e shqiptarëve në përbërjen e ardhshme qeveritare. Çfarë premisash duhet të përmbush koalicioni i ardhshëm shqiptaro-maqedonas?

Mahmuti:
 Në rend të parë ne e kemi normë statutare që koalicionet të jenë transparente për qytetarët. BDSH-në në këto bisedime nuk e përfaqëson vetëm kryetari që të bëjë marrëveshje kokë më kokë më dikë, ne përfaqësohemi me delegacion, dhe platforma jonë është platforma më e mirë që ndonjëherë e kanë pasur shqiptarët në Maqedoni. Është platformë që mbështetet mbi instrumentet e të drejtës ndërkombëtare që janë të favorshme për ne. Unë dëgjoj disa liderë partie që rrahin gjoks për platformën e tyre. E përcolla edhe liderin e PDSH-së kur tha se me këtë platformë do të hyjmë në zgjedhje. Nuk e di ai a e ka lexuar atë platformë që ia ka dhënë dikush. Do t`i kisha sugjeruar që ta lexoje mirë dhe kur ta lexoje mirë do të ketë probleme me atë njeri që ia ka dorëzuar, sepse platformë më antishqiptare ende nuk ka pasur në dorë opinioni publik shqiptar. Ajo është platformë që është ndërtuar me sugjerimet e VMRO-së dhe qarqeve antishqiptare. Është platformë anti-historike, me argumentet që sjell është platformë antishkencore dhe antishqiptare. Është platformë në frymën e referendumit që ka mbajtur VMRO-DPMNE në vitin 2004. Do t’i kisha sugjeruar që ta lexojë me vëmendje mirë dhe t’i marr në përgjegjësi ata njerëz që këtë platformë antishqiptare ia kanë servuar para që ta trandë para opinionit publik dhe popullin shqiptar. Me atë platformë nuk shkohet. Vetëm një platformë kanë shqiptarët që mbron interesat e tyre dhe le të ngrihen krejt shkencëtarët shqiptarë dhe nëse i gjejnë një presje gabim, atëherë ne do ta hedhim poshtë. Vetëm duke u mbështetur në principet e shkencës ne instrumentet e të drejtës ndërkombëtare, ne mund të dalim në rrugë të drejtë, ndryshe perspektivat janë të zymta. Ne nuk do të bëjmë pazarllëqe me interesat e popullit, të jeni të bindur se nëse marrim mandatin, nuk do të kufizohemi vetëm në Shkup për t`i realizuar të drejtat tona, ne do të ngremë padi në të gjitha gjykatat ndërkombëtare për të marrë dëmshpërblimin e një dhunë sistematike që 70 vjet e ushtron Shkupi kundër shqiptarëve. Ne dimë se ku duhet të trokitet dhe si duhet bërë, por për të realizuar këto na duhet mandati i popullit. Asnjë premisë tjetër ku nuk do të parashihet realizimi i kërkesave të shqiptarëve nuk do të krijojë qeveri legjitime. Çdo pazarllëk vetëm për të hyrë në qeveri, është antishqiptar. 

Në mbrojtje të “Hoxhës” dhe “Lekës”

KOHA: Në listat e BDSH paraqiten ish-komandantë të UÇK-së, si Xhezair Shaqiri dhe Daut Rexhepi. Cili ka qenë qëllimi kur në lista keni përfshirë këto personalitete?

Mahmuti: 
Nga momenti unë kur bëra apel për bashkim të spektrit politik dhe shoqëror shqiptar, komandant Leka-Daut Rexhepi erdh i pari u rreshtua, Xhezair Shaqiri erdh i dyti, më pas profesoresha e nderuar Myqyreme Rusi, pastaj Dashamir Marku nga Dibra, një numër intelektualësh dhe veprimtarësh që u afruan rreth opsionit se vetëm bashkimi mund të na nxjerrë nga kjo situatë e vështirë. Komandant Hoxha është objekt i një procesi të montuar dhe ne në platformën tonë kemi nxjerrë sheshit se kemi për qëllim politik që të ngadhënjejë drejtësia. Maqedonia është shtet që ka nënshkruar konventën kundër përdorimit të dhunës dhe presioneve gjatë hetuesisë, por të gjitha organizatat joqeveritare ndërkombëtare, që janë të dëshmuara në luftën për të drejtat e njeriut, në shumë raste kanë nxjerrë foto rrëqethëse ku duket se shqiptarët torturohen barbarisht gjatë hetuesisë për t`i detyruar njerëzit për t’i pranuar veprat që nuk i kanë bërë. Në vitin 2010, të gjitha bartësit e funksioneve, duke filluar nga vetë kryetari i shtetit, kryeministri, liderët e partive politike maqedonase e shqiptare, e pranuan publikisht se në Maqedoni hetuesia është e ngarkuar me presione partiake dhe politike, ka dirigjime partiake, në këtë aspekt u iniciua reforma për gjyqësinë. Kjo reformë nuk ishte e sinqertë dhe Nikolla Gruevski morri iniciativë që të spastrojë hetuesinë dhe gjyqësinë nga ndikimet tjera politike dhe të ketë monopol mbi këto institucione. Të konstatohet se nëpër burgje mbahen njerëz të pafajshëm, kjo është kulmi i padrejtësive, dhe ne angazhohemi që njëherë e përgjithmonë të ngadhënjejë drejtësia duke u liruar të gjithë të pafajshmit që mbahen nëpër burgjet dhe duke i riparuar dëmet që u janë shkaktuar individëve. Duke e pasur një orientim programor në platformën tonë Antidiskrimin, ne e kemi pritur duarhapur ardhjen e komandant Hoxhës që është objekt i procesit të montuar dhe Daut Rexhepit dhe shokëve të tij që pritet të hapen procese të montuara. Ne nuk kemi lëshuar pe para asnjë shantazhi, para asnjë presioni për të hequr nga listat njerëzit që janë dëshmuar kombëtarisht. Se dikujt nuk i pëlqen, ne jemi të vetëdijshëm dhe se drejtësia është në anën tonë dhe kontribuojmë për çtensionimin e situatës. Duke qenë Hoxha në parlament, ne e zvogëlojmë rrezikun e një shfryrje institucionale ndaj shqiptarëve.

Gazeta_Koha_pdf_25_maj_2011.pdf Download this file
Uhv9j

Links

Posted via email from Agjencia eMagic

Spoti i BDSH-së

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Intervista ekskluzive e gazetës Lajm me Bardhyl Mahmutin, kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar

  1. Pse Partia juaj vendosi që të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike Kombëtare?

Të vetëdijshëm se vetëm bashkimi i forcave politike dhe shoqërore në Maqedoni mund të nxjerr popullin shqiptar nga varfëria e skajshme që e ka kapluar dhe t’i jepet një fund politikës antishqiptare në këtë shtet, Bashkimi Demokratik Shqiptar bëri përpjekje maksimale që të dalim të unifikuar në zgjedhjet e 5 qershorit 2011.

Fatkeqësisht, interesat individuale dhe të grupeve të caktuara që mbizotërojnë në kuadër të partive politike shqiptare dominuan mbi vullnetin e anëtarësisë për bashkim dhe mbi interesat e popullit shqiptar.

Duke qenë të vetëdijshëm se politika diskriminuese që shteti i Maqedonisë aplikon sistematikisht ndaj shqiptarëve për shkak të përçarjeve të faktorit politik dhe social shqiptar, Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe Partia Demokratike Kombëtare vendosin të bashkojnë të gjitha energjitë e veta dhe të bashkuar të dalin në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit 2011.

Që të dy partitë, janë plotësisht të mendimit se Kushtetuta e Maqedonisë nuk plotëson nevojat e shprehjes dhe afirmimit të tërësishëm të diversitetit etnik, ekonomik, kulturor, fetar, gjuhësor. Përkundrazi, duke favorizuar ekskluzivitetin e maqedonasve, kjo kushtetuta unitariste është shndërruar në gjenerator të konflikteve të vazhdueshme.

Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe Partia Demokratike Kombëtare janë kundër unitarizmit dhe sovranitetit ekskluziv nga lartë poshtë dhe angazhohen për ridefinimin e shtetit të Maqedonisë si shtet binacional ku sovraniteti nga poshtë - lart i shprehur përmes formës konfederale apo federale, që mund të me merr formën e njësive autonome të krahinave, të kantoneve apo strukturave të tjera si ndërmjetësuese përmes të cilave do të sigurohet funksionimi demokratik i shoqërisë shumë etnike dhe realizimi i të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni.

2.      2. Si e vlerësoni fushatën e deritanishme parazgjedhore?

Duke u nisur nga ajo se për Bashkimin Demokratik Shqiptar, jeta dhe dinjiteti i çdo shqiptari si dhe shprehja e lirë e vullnetit politik të popullit shqiptar janë të shenjta dhe vlejnë më shumë se të gjitha mandatet e fituara në mënyrë të paligjshme, Bashkimi Demokratik Shqiptar, nëpërmes komunikatës së 5 majit, 2011, përshëndeti nënshkrimin e Paktit Elektoral nga kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së duke shpresuar se kësaj here angazhimet që i marrin këto dy lider do ti zbatojnë edhe në praktikë.

Deri më tani, në praktikë ndodh e kundërta. Jemi dëshmitar të keqpërdorimit të të punësuarve në administratë për qëllime partiake, duke shkelur në këtë mënyrë normat e një fushate zgjedhore.

Dita ditës shohim se si bëhet keqpërdorimi i fëmijëve nëpër tubimet parazgjedhore.

Dita ditës shohim se si bëhen thirrje publike në institucionet arsimore, siç ishte rasti me afishet e zbuluara pranë fakulteteve të USHT-së për thirrje të organizuar në Konventën promovuese të BDI-së.

Dita ditës dëgjojmë shtypjet që u bëhen të punësuarve në administratën publike dhe lista të zbuluara të votuesve potencial të partive në pushtet.

Krejt këto dukuri, hedhin hije mbi atë për të cilën të gjithë liderët politik u zotuan se do të respektojnë: zgjedhje të lira dhe demokratike.

  1. Me një fushatë modeste a mund të ketë rezultate”

Modestia e një fushate parazgjedhore është diçka për të cilën është shumë vështirë të flitet në Maqedoni. Fushatë modeste nënkupton organizimi i takimeve me qytetarë, reklamim minimal nëpër media elektronike dhe të shkruara, debate televizive të liderëve partiak dhe garuesve tjerë në zgjedhje, praktikë kjo që organizohen në të gjithë botën perëndimore dhe që ndikon direkt tek votuesi që të bëjë selektimin e tij gjatë votimit, programe dhe platforma reale dhe të dukshme e jo premtime megalomane dhe të parealizueshme.

Deri më tani, në Maqedoni nuk ka ekzistuar fushatë modeste. Këtë e them nga shkaku që në çdo hap të qyteteve shqiptare, në çdo hapësirë të lirë të autostradave, në vend e pavend mund të gjejmë billborde dhe reklama të partive politike garuese në këto zgjedhje.

Çështja e cila duhet të shtrohet në këtë moment është ajo se prej nga vijnë milionat e harxhuara për reklamime qoftë televizive, apo të medieve tjera, kur të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa e lartë është kostoja e reklamave të tilla.

Kjo është ajo për të cilën populli shqiptar në Maqedoni duhet të brengoset. Derisa shumica e popullatës tonë jeton në varfëri të skajshme, partitë politike shqiptare, sidomos ata që kanë qenë pjesë e pushtetit në periudha të ndryshme, kanë vërshuar qytetet shqiptare me reklamat e tyre dhe me një harxhim i cili të detyron të mendosh burimin e këtyre financave.

Bashkimi Demokratik Shqiptar, tenton që të realizojë një fushatë para së gjithash dinjitoze duke mos fyer asnjë shqiptar, duke ofruar Platformën Anti diskriminim e cila e bazuar në instrumentet e të drejtës ndërkombëtare do ti jep fund një herë e përgjithmonë të gjitha padrejtësive me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë.

  1. Kishte paralajmërime se do të kandidoheshit për deputet në diasporë, pse s’ndodhi kështu ?

Pas përçarjes ekstreme të forcave politike shqiptare në vend, ku shqiptarët nuk janë bashkë as në dasma e as në varrime, strategjia antishqiptare e Shkupit ka përcaktuar si mision përçarjen e emigracionit shqiptar.

Partizimi i emigracionit shqiptar është interes ekskluziv i qarqeve antishqiptare në Maqedoni.
Duke qenë mirënjohës për kontributet e mëdha që emigracioni shqiptarë i ka dhënë në tri luftërat e fundit çlirimtare të popullit shqiptar dhe faktin se pasojat e varfërisë së skajshme që ka kapluar popullin shqiptar në Maqedoni rëndojnë edhe familjarët e bashkëkombësve tanë në diasporë, Bashkimi Demokratik Shqiptar, përmes Komunikatës së 4 majit 2011, dënoi strategjinë antishqiptare të shtetit maqedonas që synon të përçajë emigracionin shqiptar mbi baza partiake. 

Duke mos dashur të bëhemi pjesë e politikës përçarëse dhe duke qenë thellësisht të bindur se diaspora shqiptare kërkon BASHKIMIN e forcave politike dhe shoqërore shqiptare, ne nuk dolëm me asnjë kandidat për diasporë.

  1. A do të ketë incidente gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve?

Vetë fakti që nënshkrimi i Paktit Elektoral për zgjedhje të lira dhe demokratike i organizuar nga ambasada e SHBA-ve, ambasadorit të BE-së dhe ambasada e Shqipërisë në Maqedoni dhe e nënshkruar vetëm nga liderët e dy partive politike BDI dhe PDSH, flet qartë se këto dy parti janë ato të cilën paraqesin problem për organizim dhe mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend.

Afrimi i zgjedhjeve të 5 qershorit 2011 ka ringjallur në kujtesën tonë kolektive konfliktet e shumta ndërshqiptare dhe dhunën ekstreme që ishin pengesë e shprehjes së lirë të vullnetit të popullit shqiptar për përfaqësuesit e vet legjitim.

Në kujtesën kolektive të shqiptarëve janë të freskëta nënshkrimet e Kodeve të Mirësjelljes gjatë zgjedhjeve siç janë të freskëta edhe vrasjet, plagosjet, maltretimet dhe dhuna që i shoqëronte vazhdimisht proceset zgjedhore.

Bashkimi Demokratik Shqiptar vazhdimisht është angazhuar për një proces të lirë zgjedhor , të drejtë dhe të ndershëm, për të garantuar shprehjen e lire të vullnetit politik të qytetarëve tanë.

Ne shpresojmë se problematikët e zgjedhjeve, kësaj radhe të shtrënguar nga institucionet ndërkombëtare do të zbatojnë në praktikë angazhimet e mara nga nënshkrimi i paktit elektoral dhe do të evitojnë "kasap-hanet" dhe "prerjet e kokave" shqiptare.

  1. Çfarë prisni nga zgjedhjet e 5 qershorit?

Ajo që është më kryesore për Bashkimin Demokratik Shqiptar është që dita e zgjedhjeve të kalojë në një atmosferë të qetë dhe pa dhunë. Më 5 qershor 2011, populli shqiptar duhet që në formë të lirë dhe demokratike të shpreh vullnetin e vet politik, të zgjedh ata të cilët ofrojnë alternativë ndryshe nga ajo që kemi provuar deri më sot.

Për Bashkimin Demokratik Shqiptar, prioritet është ruajtja e integritetit fizik dhe moral të shqiptarëve.

Platforma të cilën Bashkimi Demokratik Shqiptar e ofron në këtë zgjedhje është Platforma AntiDiskriminim, e cila duhet të shërbejë si armë në duart e atyre që dëshirojnë të zhvillojnë luftë politike për realizimin e aspiratave tona kombëtare. Kjo platformë, u drejtohet të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, krahinore, fetare apo shtetërore, që të mbështesin kauzën tonë kombëtare dhe t’u japim fund një herë e përgjithmonë vuajtjeve të popullit tonë.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjithë qytetarëve shqiptar të dalim masovikisht në vota dhe t’u dëshmojmë aleatëve tonë ndërkombëtar se populli shqiptar nuk identifikohet me bartësit dhe sajuesit e imazhit negativ të shqiptarëve. 

  1. A mendon se në Maqedoni ka gatishmëri që buxheti në 20 vitet e ardhshme të ndahet 50 për qind për shqiptarët?

Në themelet e luftës politike qëndron lufta paraprake për t’i përcaktuar kufijtë e kërkesave politike dhe ekonomike. Ata që përfitojnë nga një kontekst specifik kanë interes që të nënshtruarve t’ua imponojnë vizionin se kërkesat e tyre janë “të pamundshme”.

Në politikë duhet para se gjithash të përpilohen kërkesa të drejta dhe të dëshmohet këmbëngulësi në realizimin e tyre. Në politikë asnjë herë nuk duhet të nisesh nga ajo se  sa janë të gatshëm të pranojnë kërkesat tua kundërshtarët. Nëse kufizohemi në atë se çka janë të gatshme të na japin institucionet shtetërore të Maqedonisë të jeni të bindur se ata nuk do të dëshmojnë asnjë gatishmëri as të ndajnë buxhetin proporcionalisht me kontributet që japin shqiptarët e as të bëjnë investime në territoret me shumicë shqiptare. Politika që bazohet në atë se çka  janë të gatshëm kundërshtarët të të japin krijon një situatë lëmoshe.

Kërkesat tona mbështeten në faktet e pakontestueshme që mund t’i argumentojmë me një dokumentacion të detajuar se shteti i Maqedonisë ka plaçkitur, së paku për 20 vjetët e fundit, pronat dhe kontributet e shqiptarëve. Kjo formë e veprimit është formë e dënueshme me të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të riparohet.

  1. Si mund të realizohet kjo?

Nëse marrim mandatin e përfaqësimit të interesave të popullit shqiptar ne do të përpiqemi që të imponojmë një gjë të tillë. Kjo mund të realizohet edhe më lehtë nëse të gjitha forcat politike që do të fitojnë mandate do të këmbëngulin në këtë kërkesë. Kemi të drejtën në anën tonë dhe na duhet këmbëngulësia. Nëse përfaqësuesit maqedonas do të bëjmë veshin e shurdhër karshi kërkesave tona ne do t’u drejtohemi gjykatave ndërkombëtare dhe do të padisim këtë shtet hajdutësh. Kur edhe një kompani private si OKTA arriti të fitojë gjyqësinë në Gjykatën e Strasburgut ndaj shtetit të Maqedonisë dhe të merr dëmshpërblim prej 52 milion dollarësh në vitin 2007, për çfarë arsye përfaqësuesit politik të shqiptarëve duhet të heshtin plaçkitjen institucionale të shqiptarëve nga ky shtet.

Në këtë aspekt ne dallojmë nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe nuk pranojmë asnjë kufi të kërkesave tona të drejta. Ne dëshirojmë të nxjerrim popullin shqiptar nga kjo situatë e vështirë ekonomike dhe politike. Kemi dije dhe vendosmëri që të realizojmë të gjitha të drejtat legjitime të shqiptarëve. U takon votuesve shqiptar që të mbështesin BDSH-në si opsion të vetëm që është në interes ekskluziv të tyre dhe me 5 qershor të votojnë numrin 4 dhe të jenë të bindur se për 4 vitet e ardhshme do të realizojmë shumë më shumë se ç’kanë realizuar të gjitha partitë politike së bashku që kanë qenë në pushtetet e mëparshme të Maqedonisë.

Platforma_Antidiskriminim_e_shqiptarëve_në_Maqedoni.pdf Download this file

Posted via email from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi