HIT OIL - Tetove

MURANA COMPANY

EURO TURIST ( www.euroturist.com.mk )

Hotel ROYAL Tetove

FATI TRANS

Biznese shqiptare ne Maqedoni

Kërkohen agjentë marketingu

Agjencia eMagic hap konkurs per agjente marketingu ne te gjitha qytetet shqiptare ne Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Mal te Zi,ne Luginen e Presheves dhe ne diaspore.

Kandidatet duhet te na shkruajne dhe te na e dergojne nje cv te shkurter ne adresen tone 

emagic@live.com

 

 

Agjencia eMagic
socialurl.com/agjenciaemagic

Agjencia eMagic eshte nje agjenci marketingu dhe veprimtarine e saj e zhvillon ne internet, radio, televizion dhe ne shtypin e shkruar.Klienteve Ju ofron publicitet te kombinuar dhe shume efikas.Selia e saj eshte ne Tetove te Maqedonise.Marketingu ne internet behet duke u shperndare materiali reklamues ne te gjitha faqet tona dhe nga ketu ne te gjitha rrjetet sociale qe i frekuentojne shqiptaret.Agjencia eMagic,duke bashkevepruar me Shkupi Press dhe Botimet Shqiptare,duke lidhur te gjitha rrjetet me te medha sociale,duke shfrytezuar Google,Windows Live dhe Hotmail,Yahoo,Aol etj arrin qe informacionin ta shperndaje ne cdo skute.Qe te behet nje marketing efikas veme ne veprim edhe e-marketingun duke derguar qindra-mijera emaila ne drejtim te klienteve.Eshte shume efikas sepse arrijme te kemi bashkeveprim te drejtperdrejte me mbi 1 milion shqiptare ne Shqiperi,Kosove,Maqedoni,diaspore etj 
Kontakt telefoni +389 70 494 108

 

Posted via email from Agjencia eMagic

PANAIRI XI I LIBRIT NË VLORË (12 – 18 gusht, në Shëtitoren pranë Lulishtes së Shkrimtarëve në Skelë)

Libri shqip prej Ulqinit drejt Vlorës

 

 

 

                   PANAIRI XI  I LIBRIT NË VLORË

 

 

12 – 18 gusht, në Shëtitoren pranë Lulishtes së Shkrimtarëve në  Skelë

Nën kujdesin e z. Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës

-          Të ftuar shkrimtarë, poetë, akademikë e politikanë.

-          Ceremonia  e Çeljes së Panaireve të Librit në Vlorë në mbrëmjen e12 gushtit, ora 21.00.

-          Program artistik me rastin e Çeljes së Panairit

-          Të ftuar të veçantë: Akademiku Arben Puto dhe ish-kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi

-          Të pranishëm drejtues të pushtetit vendor të qytetit dhe Qarkut të Vlorës.

-          Mbi 5000 tituj librash të ekspozuar, nga të cilat rreth 600 tituj të rinj.

 

 

 

          PUSHIMET NË VLORË ME LIBRA E TAKIME  ME SHKRIMTARË

 

            Pas Ulqinit botuesit, bashkë me librat e tyre do të udhëtojnë drejt Vlorës, ku në periudhën nga 12 – 18 gusht 2010 do të ekspozojnë punën e tyre për 7 mbrëmje rrjesht në shëtitoren e Skelës, pranë Lulishtes simbolike të Shkrimtarëve

            Rreth 50 botues nga Shqipëria,  Kosova e Maqedonia, 5000 tituj të ekspozuar, nga të cilët rreth 600 të rinj, një numër i madh krijuesish të njohur e të rinj, vlonjatë dhe nga e gjithë bota shqiptare, janë disa nga treguesit e këtij panari, i cili do të mbahet për të njëmbëdhjetën herë në kryeqytetin e turizmit shqiptar.

            Vlora është i vetmi qytet në botës shqiptare që organizon dy panaire libri gjatë një viti. Një në pranverë, gjatë sezonit shkollor, dhe është ndjekur me interesim mjaft të madh nga lexuesit vlonjatë, dhe tjetri gjatë stinës së verës, ku numri i banorëve të Vlorës trefishohet me pushues shqiptarë e të huaj. Për këtë (dhe jo vetëm) Vlora ka fituar statusin e qytetit ku libri shqip shitet dhe lexohet më shumë, pas Tiranës. Në këtë edicion të 11-të libri nuk u ofrohet vetëm vlonjatëve, por edhe pushuesve të shumtë nga gjithë Shqipëria, dyndjes nga Kosova e Maqedonia, si asnjëherë tjetër, por edhe emigrantëve të shumtë që kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre në këtë muaj pushimesh nga puna e tyre në Itali, Greqi e gjetkë.

            Organizatorët, Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Bashkia e Vlorës, mbështetur edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve të Vlorës, Biblioteka “Shefqet Musaraj”e qytetit të Vlorës,  Shoqata “Labëria”, endta Qendra Kulturore Think, Shoqata Kulturore Atdhetare “Ismail Qemali” etj. janë optimistë për interesimin e lexuesve vlonjatë dhe pushuesve të shumtë. Ndaj dhe numri i botuesve pjesmarrës në Vlorë është gjithmonë më i madh se në qytetet e tjera ku bëhen veprimtari të tilla të ngjashme.

            Vlora është shquar gjatë këtij sezoni për veprimtaritë e shumta kulturore e sportive në funksion të pushuesve, organizuar nga Bashkia e qytetit, institucionet kulturore të qytetit, por edhe trupat private dhe kjo veprimtari me librin e shton dhe e pasuron akoma më shumë programin e këtyre veprimtarive të planifikuara apo spontane.

            Edhe pse këto janë panaire verore, që zhvillohen gjatë mbrëmjeve dhe në mjediset e jashtme, si pjesë e veprimtarisë pushuese e turistike të qyteteve më të spikatura bregdetare shqiptare, përsëri nuk do të mungojnë veprimtaritë me librin, si takimet me krijuesit dhe përurimet e botimeve të më fundit të autorëve kryesisht vlonjatë, por edhe veprimtari qëndrore të programuara nga organizatorët.

            Panari do të jetë i hapur çdo ditë në datat 12 – 18 gusht, nga ora 18.00 – 24.00.

            Një ceremoni në formën e një programmi muzikor, e paraprirë nga një program i veçantë artistik do ta çelë në orën 21.00 panairin e librit, me  praninë e nje numri te madh te ftuarish, njerez te kultures, krijues dhe te administratesh shteterore, si dhe të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, zotit Shpetim Gjika, nën kujdesin e të cilit do të organizohet ky eveniment.

            Te ftuar të veçantë në ceremoninë e çeljes të këtij edicioni do të jenë edhe akademiku Arben Puto, si dhe z. Bajram Kosumi, ish-kryeministër i Kosovës, aktualisht deputetet në Parlamëentin e Kosovës, si dhe autor i shumë librave të botuara në Shqipëeri. Me këto peresonalitete gjatë ditëve të panairit do të organizohen takime dhe promovime të librave.  

 

 

 

          Informacion për botuesit pjesmarrës

 

            Për të pasur një pjesmarrje sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të botuesve shqiptarë kudo që janë në rajon (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi) më poshtë po ju dërgojmë disa informacione të nevojshme dhe udhëzime se si do të veprohet për ata që kanë dëshirë të marrin pjesë, në mënyrë që organizimi të jetë sa më i mirë dhe të krijohen lehtësirat e mundëshme për botuesit pjesmarrës.

-          Panairi do të organizohet në periudhën: 12 – 18 gusht 2010,  në Shëtitoren pranë Lulishtes së Shkrimtarëve në  Skelë.

-           Organizatorë, si edhe në 9 panairet e viteve të shkuara, do të jenë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Bashkia e Vlorës, me mbështetjen dhe nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, z. Shpërtim Gjika.

-          Ceremonia e Çeljes do të organizohen në orën 21.00 në mjediset e Panairit, më datën 12 gusht (në Vlorë).

-          Librat duhet të jenë të vendosura në stenda deri në orën 18.00 të datës 12 gusht 2010.

-          Trasporti i librave do të bëhet në mënyrë individuale nga seicili botues.

-          Stendat do të jenë të tipit të Panairit të Librit në Ulqin. Përmasa minimale e prenotuar 4 x 2 = 8 m2.

-          Botuesit mund të porositin sipas dëshirës sipërfaqe ekspozuese mbi sasinë e 8 m2.

-          Një stendë minimale 8 m2 është e pajisur: me 2 ekspozitierë për vendosjen e librave, 2 tavolina, 2 karrige, 2 spote ndriçimi, përveç driçimit të përgjithshëm.

-          Pagesa për çdo pjesmarrës do të jetë 2000 (dymijë) lekë/m2. Gjysma e pagesës duhet të paguhet paraprakisht në momentin e prenotimit dhe është e pakthyeshme në rast tërheqjeje.

 

 

          Botuesit pjesmarrës dhe librat që do të paraqiten

 

            Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar , që vijnë nga e gjithë hapsira shqiptare e Rajonit tonë dhe që janë përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare në këto 20 vjetët e fundit. Mbi 50 botues do të jenë prezent gjatë ditëve të panairit ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.

            Lista e botuesve që kanë konfirmuar pjesmarrjen është pasqyruar në fund të këtij materiali informativ.

            Në Panairin e librit në Vlorë parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 5000 tituj librash, nga të cilat mbi 600 janë tituj të rinj. Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj.etj. do të jenë librat që do të paraqiten para lexuesve vlonjatë e pushuesve të huaj.

 

            Botuesit që pritet të marrin pjesë:

 

       Toena, Dituria, Ombra GVG, Camaj-Pipa, Omsca-l, Gjergj Fishta, Lisitan, Labova, Skanderbeg Books, Fan Noli, Neraida, Bota Shqiptare, Uegen, Globus-R, Mësonjëtorja, Agjencia Kuçuku, Asdreni Prishtinë (përfaqësohet edhe me librat e Faik Konicës e Dukagjinit), Argeta, Dritan, Elta Tiranë, Artini Prishtinë, Iliria, Instituti Albanologjik Prishtine, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Vatra Shkup, Asdreni Shkup, Vëllezërit Tafa, Dora d’Istria, Libri Universitar, Albania Guide, Çelësi, Logos-A Shkup, Elta BS Prishtinë,EDU Alba, Albooks, Çamëria, Logos-a Shkup, Asdreni Shkup, Nun Tetovë, Furkan Shkup, Shkupi Shkup, Elta BS Prishtinë, Agjencia Azemi Prishtinë, Plima Ulqin, Milosao Sarandë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Botart, Albas, Adrion, etj. 

 

 

          Lutemi, kontaktoni për çdo paqartësi apo informacion të mëtejshëm:

 

- Tel.: 067 20 11 077.

- Email: edileka.bashkiavlore@gmail.com

 

 

 

 

ORGANIZATORËT:

 

BASHKIA VLORË

SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË

Posted via email from Agjencia eMagic

Sot ne ora 17 ne stadiumin e Tetoves derbi i Liges se Pare te Maqedonise ne futboll KF Shkëndija vs FK Teteks

Art Ceramics Tetove

EURO TURIST

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi