Publicitet

Agjencia private per punesim HN

Restauranti Delfin - me i miri dhe me i frekuentuari ne Tetove

Merova Komerce

Optika RETINA Tetove

Vetëm për ty nipçe

Ftese

Ftesë

Instituti i Librit dhe i Promocionit Toena & Instituti i Dialogut dhe Komunikimit

organizojnë
një tryezë debati rreth romanit “Engjëj të armatosur” të shkrimtares Diana Çuli
ditën e mërkurë, datë 28.04.2010, ora 11.00, në Teatrin e Metropolit.

ZYRA E SHTYPIT
SHTEPIA BOTUESE TOENA

Bashkengjitur për të gjithë të interesuarit:

- Dy fjalë për librin
- Shënime biobibliografike per autoren


The New Busy think 9 to 5 is a cute idea. Combine multiple calendars with Hotmail. Get busy.

Posted via email from Agjencia eMagic

Hotel ROYAL Tetove

EURO TURIST ( www.euroturist.com.mk )

Digital Foto Studio MINOLTA Tetove

Autoshkolla UNO - 1 Tetove

Digital Foto Studio MINOLTA Tetove

Hotel ROYAL Tetove ( Per disa ore caste intimiteti dhoma me 13-15 euro,kurse per te kaluar nje nate dhoma nga 16,20 dhe 30 euro)

Per disa ore caste intimiteti dhoma me 13-15 euro,kurse per te kaluar nje nate dhoma nga 16,20 dhe 30 euro


Ne periferi te qytetit te Tetoves,ne afersi te pishines Aquapark ndodhet hoteli ROYAL.
Vendi me i pershtatshem per pak caste intime.
Nje vend ideal per te gjetur qetesine.ambienti i mrekullueshem,ajri i paster,restorani me nje meny te shumellojshme dhe te pasur.
Kontakt tel.
070 209 571


Posted via web from Agjencia eMagic

MURANA COMPANY

Biznese shqiptare ne Maqedoni

Optika Retina Tetove

Optika Retina ndodhet perballe parkut te Xhamise se Larme ne Tetove dhe ju ofron kontrollim mjekesor mjekesor dhe caktim te dioptrise suaj,shumellojshmeri dhe variacione te ndryshme syzesh dhe lente,syza dielli te markave te njohura,punon edhe me librezat e shendetesise.Eshte optika me e kompletuar ne regjon qe kujdeset per syte tane.

Me shume foto ketu

http://picasaweb.google.com/publiciteti/OptikaRetina#slideshow/5410739898761343842

Posted via web from Agjencia eMagic

Social Media Prisma

Fast Food dietal Tetove

Oferte per reklama dhe lajmerime ne TV SUPER SKY – Tetove /Ponuda za reklamiranje TV SUPER SKY - Tetovo

 

1.Reklame 1 mujore (inçizim,montim,emitim)   - 100 euro

2.Reklame 2 mujore (inçizim,montim,emitim)   - 175 euro

3.Reklame 3 mujore (inçizim,montim,emitim)   -  250 euro

4.Reklame 6 mujore (inçizim,montim,emitim)    - 500 euro

5.Reklame 12 mujore (inçizim,montim,emitim)    - 900 euro

LAJMERIME

1.Lajmerime 1 mujore vetem me tekst        -     30 euro

2.Lajmerime 1 mujore me tekst dhe lexim    -    40 euro

3.Lajmerime me tekst,fotografi dhe lexim     -    60 euro

Reklamat dhe lajmerimet emitohen 7 here ne 24 ore.

Menaxher:

Enver Neziri

070 494 108

TV Super Sky Tetove

Drejtor : Muslim Aziri

TV SUPER SKY - Tetovo

 

Ponuda za reklamiranje TV SUPER SKY - Tetovo


Tv Super Sky so svojata raznovidna programa,so pokrienost na celoto podracje na gradovite Tetovo,Gostivar i nivnite okolini,so reklami izgotveni na najprofesionalen nacin,vi ovozmozuva efikasno reklamiranje,so neposredno vlijanie na vasiot biznis.

1.Cena za eden mesec reklamiranje (snimanje,montaza,7 pati emituvanje na den) - 100 evra

2. Cena za 2 meseci - 175 evra

3.Cena za 3 meseci - 250 evra

4.Cena za 6 meseci - 500 evra

5.Cena za 12 meseci - 900 evra

Reklamite se emituvat 7 pati na 24 casa.

TV SUPER SKY Tetovo

Menaxer: Enver Neziri

Mob. 070 494 108

e_neziri@hotmail.com

 

Posted via web from Agjencia eMagic

Arben Abdurahmani shembull i biznesit shqiptar ne Maqedoni - http://vezesharri.com/index.php

Furnizim i Ri!



The New Busy think 9 to 5 is a cute idea. Combine multiple calendars with Hotmail. Get busy.

Posted via email from Agjencia eMagic

Don Kishoti i komunës

Themistokli TODHE

Zeqo Malua kishte tre legjislatura që qëndronte në atë detyrë si shef i zyrës së projekteve në komunën e Kaloshit. Kryetarët ndërroheshin sipas partive, ndërsa Zalua, si i thonë, s’lëvizte nga istikami. Dikush e quante shumë të zotin, ndërsa dikush tjetër e quante “servil i kryetarëve”, dikush tjetër e kishte quajtur edhe “kasaforta e kryetarëve”. E quanin kështu sepse projektet i drejtonte e komandonte Zequa dhe pjesën e luanit ua jepte me dorën e tij kryetarëve. Prandaj thosh vetë ai në biseda miqsh: Ha nga pak si miu, se të qërojnë po hëngre si ariu.
Me kryetarin e komunës së sapozgjedhur s’po i shkonin punët mirë. Ai kishte ardhur me tërsëllëm për të gjithë. Largoi nga puna gjithë stafin e kryetarit të parë brenda dy muajsh, ndryshoi zyrat, zgjeroi zyrën e tij, e bëri me paradhomë dhe si sekretare mori gruan e tij, Anifen, sepse ajo “i kish qëndruar pranë si këshilltare gjatë gjithë periudhës së votimeve, derisa u numërua dhe vota e fundit”.
- Për ty Zeqo kam dëgjuar fjalë të mira, por mua s’po më rezulton kështu ... A kupton apo jo?.. Ore Zeqo, më ton apo jo, ne duhet të ndryshojmë më gjithsej. Të kam thënë që te zyra ime në kat të dytë të nxjerrim një ballkon nja dy-tre metra të gjerë, se si i thonë fjalës, s’kam ku i them popullit dy fjalë.
- S’kemi para, zoti Kryeta.
- Jo, Zeqo jo, nuk e njeh gjendjen ti, a ton, nuk njeh gjendjen, se për kaq nuk duhen as investitorë e as donacione. Këto i ka komuna. Ata lart m’i kanë dhënë ca gjëra, apo jo?.. Ta ndryshojmë pak edhe sheshin e zyrave para komunës, se dhe këta njerëz të shohin pak ndryshim. Hajde, ec tani, punë Zeqo, bashkë me ata të tutë.
Pas disa ditësh kryetari e thirri Zeqon në zyrë e ai vuri re se kryetari e kish ndërruar krejt veshjen. Kishte vënë një kapele republike me strehë të gjerë jeshile të thellë si kokë rosaku, një këmishë rozë me një frak të zi dhe pantallona të zeza e të ngushta tub, deri në fund të këmbëve. Këpucët i kishte me një majë të gjatë, si për të krijuar përshtypjen se ishin mbathur për të shpuar.
- E paske ndryshuar lukun me gjithsej, zoti kryetar, si i thonë këta të rinjtë .
- Hë pra, e vure re menjëherë. Po të kam thënë, Zeqo, na duhe ndryshime të thella. Po ti s’po ndryshon. Ke mbetur me ata të partisë tënde që populli i rrëzoi me votë, a ton apo jo?
- Edhe ne ndryshojmë, zoti kryetar, me sira, - tha Zequa.
Pastaj hapi dosjen e madhe me shkresa, nxori një zarf ngjyrëkafe dhe e lëshoi në sirtarin e madh të kryetarit. Ulur në tavolinë përballë, po priste të merrte fjalën kryetari.
- Dëgjo, Zeqo. Kërkoj që të shtroj në mbledhjen e kryesisë së komunës disa projekte, që më kanë shkuar në mendje. Ne nuk do ta lemë kështu komunën e Kaloshit, shkretëtirë mes malesh. Duhet ta kthejmë në një zonë që të vizitohet nga turistët e vendit dhe të huajt. Ta bëjmë një vend që të kthehen të gjithë ata që kanë ikur këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Ne duhet të ngremë një kopsht zoologjik te “Kodra e Labit”, si i kanë pas thënë, a ton, apo jo? Të bëhet projekti, sepse donatorët na i gjejnë ata miqtë lart. - Dhe i shkeli syrin Zeqos, që donte të thoshte se i gjej unë.
- Po ç’do të fusim në kopshtin zoologjik, zoti Elmaz?
- E para, mos më ndërprit. E dyta, pse, s’kemi kafshë ne këtu në fshat?! Po zgjedhim ca dhi të mira, ndonjë lopë të mirë, ndonjë gomar të lartë, ndonjë dhelpër e zëmë, ndonjë pulë nga ato të racës së egër, e të tjera e të tjera. Ne na duhet të thithim donacione, fundi i fundit kush do t’i kontrollojë këtu në këto skërka?! - tha kryetari e pastaj shtoi: - Ik tani dhe i thuaj sekretares të vijë në zyrën time. Idetë që kam duhet t’i hedhim në letër, do t’i shtrojmë në kryesi e pastaj të marrin udhë.
Zeqo Malua sapo doli nga zyra e kryetari Elmazit, iu faneps sekretarja, kryetaresha. Duke e parë vetëm nga këmbët, lëshoi një zë si shtypje butonin: Të kërkon yt shoq! Ecte si i dehur, sikur të maste korridorin e zyrave të komunës. Fliste me vete: “O ç’thotë ky Don Kishot?! Ç’kopësht zoologjik do të ngrejë ky? Sikur këtu plasën njerëzit që të shikojnë dhitë e tij. Apo mos do të vijnë nga jashtë turistët që të shikojnë gomerët buzëbardhë që kemi ne. Po mirë mo, ky është Don Kishoti, po dhe unë ama jam Sançua që i vij pas avazit. Po ç’them dhe unë, unë bëj projektin, ai do të gjejë donatorët, ose do t’i tërheqë paratë nga arka e komunës... E po mirë, unë pjesën time, ai pjesën e tij dhe ec përpara. Pse unë do t’i mbaj në krah këta? Jo, mor Zeqo, jo! Kështu është puna në kapitalizëm.”
Në zyrën e tij gjeti dhe disa të tjerë që po flisnin për projekte, për rrugë e për rezervuarë.
- Pas disa ditësh, kryetari do të raportojë para popullit për punët që do të bëhen në tri vitet e para të punës së tij, prandaj po përgatisim materialin. Ballkonin ta kërkon shumë shpejt, - tha Zenepja, që ishte shefja e llogarisë dhe nënkryetarja e përhershme e organizimit të tenderave.
- Dakord - tha Zequa, - dakord, ta bëjmë ...
Kryetari, nga do që shkonte, në çdo takim e bisedë fliste për të ardhmen e ndritur të komunës. “Do ta kthejmë në qendër turistike lokale dhe kombëtare. Perspektiva jonë është e shkëlqyer, sepse çdo qindarkë shkon në favor të popullit...” Pas disa ditësh, thirri Zeqon në zyrë. Ishte si i lodhur e fraku i kishte shkuar shtrembër. Jaka e këmishës i qe përthyer dhe dukej sikur nuk e kish ndërruar prej dhjetë ditësh.
- Në mitingun që do të bëjmë nesër, ti Zeqo do më rrish pranë. De dëgjo, mos hajde atje i paveshur sikur ke dhjetë vjet që s’ke ngrënë bukë, me ato poture si Sanço Pançia...
- Pançua, - e korrigjoi Zequa.
- S’ka gjë, s’ka gjë, ton apo jo? Se nuk shkon kjo punë, unë me kollare e me frak, me kapelë që s’e ka njeri në zonën tonë, ti goxha drejtor me ato veshje sikur të kanë nxjerrë nga dëngjet e rrobeve të gabit.
Të nesërmen ballkoni i ri ishte mbushur plot. Më shumë njerëz kishte në ballkon, sesa në sheshin e komunës. Kryetari doli pak me vonesë, duke tundur dorën sa andej këtej. Buzqeshte, bashkonte dy duart e lidhte gishtat, që të tregonte më shumë dashuri. “Ne punojmë për prosperitetin, a ton apo jo, për të ardhmen, se ne vijmë nga partia e prosperitetit. Çdo gjë do bëjmë në komunë. Po ua them unë, dhe kërkoj besimin tuaj, se ato që themi ne do t’i bëjmë realitet, nga hapi në hap, nga dita në ditë. Ja, siç e shikoni, edhe ky ballkon është pjesë e punës sonë. Projekti i kopshtit zoologjik, projekti që lidh dy brigjet e lumit që kemi përballë, dy liqenet artificiale që do të përgatisim te përroi që kalon mespërmes komunës, do sjellim turistë nga brenda e nga jashtë.
- Po përroi s’ka ujë, - bërtiti dikush nga poshtë.
- Në dimër ka sa të duash, - i tha Zequa nga mbrapa.
- Ujin e kemi në dimër, por do bëjmë dhe çpime nën tokë, do ta nxjerrim edhe në behar, se donatorë kemi nga lart e projekte do të bëjmë...
Njerëzit filluan të lëviznin, të qeshnin, të bënin muhabet. Kryetari vazhdonte fjalimin, duke tundur këmbët e duart. Në fund lëshoi një parullë, por Zequa e tërhoqi për xhakete, si për t’i thënë: “Mjaft tani, se nuk po dëgjojnë gjë as ata që kanë mbetur”.
Kryetari i futi krahun dhe u drejtua për në zyrë.
- Mirë doli?
- Mirë, mirë, zoti kryetar. Po sikur pak kishin ardhur, - tha Zequa si i zënë në faj.
- Ajo është puna e tyre, ne e kryem punën tonë.
Zequa nuk foli.
- Mund të ikësh, - tha tjetri. - Kur të dalësh, foli një çikë sekretares të vijë në zyrën time.
Teksa dilte në korridor, Zequa thoshte me vete: “Na mbytën Don Kishotët! Por gjithsesi janë më të zgjuar se ai i Servantesit, gjejnë donatorë, bëjnë tendera. Kurse unë dredhoj këmbët sipas muzikës!”

Posted via web from Agjencia eMagic

Alain De BOTTON - SENDET


Nëse objektet e kushtueshme nuk janë në gjendje të na sjellin një kënaqësi të pamatë, përse ndihemi kaq të tërhequr prej tyre? Për shkak të një gabimi të ngjashëm me atë tipin e shqetësuar nga dhimbja e kokës që shpon kafkën: sepse sendet e kushtueshme mund të na duken si zgjidhje të pranueshme për nevoja që, në të vërtetë, nuk i kuptojmë. Sendet sjellin rishtas në rrafshin material atë, për të cilën kemi nevojë në rrafshin psikologjik: duhet të qetësojmë mendjen tonë, ndërsa ndihemi të tërhequr nga mobiljet e reja; blejmë një bluzë kashmiri, ndërsa kemi nevojë për më tepër ngrohtësi nga miqtë tanë.
Megjithatë, nuk meritojmë vetëm qortime për pështjellimin tonë. Kuptimi tashmë i dobët i nevojave tona rëndohet vërtet nga ato që Epikuri i quante “opinione të përbashkëta” të atyre që na rrethojnë - opinione që nuk reflektojnë hierarkinë natyrore të nevojave në fjalë, por ngulmojnë te rëndësia e luksit dhe pasurive, dhe rrallë tek ajo e miqësisë, lirisë dhe mendimit.
Nëse opinionet e zakonshme janë më të përhapurat, kjo nuk është e rastësishme: të falsifikosh hierarkinë e nevojave njerëzore për të nxitur një konceptim material të mirëqenies dhe të rrëzosh idetë që nuk mund të shiten, është në interes të ndërmarrjeve tregtare.
Nëse do të magjepsemi, kjo ndodh vetëm për shkak të lidhjes së hollë midis të mirave sipërfaqësore dhe nevojave tona të harruara. Për të kundërshtuar fuqinë e dukshme të luksit dhe të salltanetit, epikurianët përdornin publicitetin.

Posted via web from Agjencia eMagic

Maqedonia shqiptare (Reportazh fotografik nga Shkupi Press)

Kjo eshte rruga qe lidh fshaterat shqiptare te Komunes se Zhelines ne Maqedoni dhe eshte rruge alternative ne aksin Tetove -  Shkup.Nga frekuentimi i madh ajo eshte demtuar shume dhe te gjithe banoret e ketyre aneve jane kaq te indinjuar me autoritetet lokale dhe qeveritare qe nuk ndermarrin asgje per rregullimin e saj.Ata jane taksapagues te rregullt te ketij shteti por ja se si u kthehet perkujdesi nga pushteti lokal dhe qendror!

[[posterous-content:pid___20]][[posterous-content:pid___19]][[posterous-content:pid___18]][[posterous-content:pid___17]][[posterous-content:pid___16]][[posterous-content:pid___15]][[posterous-content:pid___14]][[posterous-content:pid___13]][[posterous-content:pid___12]][[posterous-content:pid___11]][[posterous-content:pid___10]][[posterous-content:pid___9]][[posterous-content:pid___8]][[posterous-content:pid___7]][[posterous-content:pid___6]][[posterous-content:pid___5]][[posterous-content:pid___4]][[posterous-content:pid___3]][[posterous-content:pid___2]][[posterous-content:pid___1]][[posterous-content:pid___0]]Shkupi Press

Posted via web from Agjencia eMagic

http://www.jm-com.mp/

http://www.oneda-granit.com/

http://www.avgencismaili.com/

Butiqet ITALIANO Tetove

Mishtorja BENI Tetove

Salloni i mobiljeve POLYWOOD Tetove

Aqua Park Tetove

Euro Turist Easy_Fly

EURO TURIST

J M KOMPANI Tetove

J M KOMPANI Tetove

MUSIC SHOP TIPI Reklama ne TV Super Sky

Produksioni Muzikor DARDANIA Tetove

Etika Tetove

ANZHI Tetove

NASA TERM Tetove

FATI TRANS

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi