Wall Street, aty ku darkat e financës amerikane fiksojnë ekonominë e botës

/ On : 3:29 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

 Nga Federico Rampini*

 

Departamenti i drejtësisë ka hapur një hetim. Por të gjesh prova është pothuajse e pamundur. Çdo të mërkurë të javës së tretë të muajit 9 përfaqësues të elitës financiare amerikane mblidhen për të fiksuar strategjinë

Përsëri ata: Padronët e Universit. Të njëjtët emra, të njëjtat vese, një histori që duket sikur ndëshkohet për t’u përsëritur dhe me fundin që rrezikon të jetë shkruar: mosdënimin. Kësaj here është e gjithë bota me derivatet, financa toksike që kishte një rol vendimtar në krizën e 2008-ës, si pasojë e komploteve të tyre. Një kupolë e vërtetë  bankierësh të mëdhenj me një pushtet ekskluziv të kontrollit mbi këtë treg. Jashtë çdo transparence dhe në mbrojtje ndaj çdo konkurrence. Të mërkurën  e tretë të çdo muaji thekson gazeta amerikane New York Times mblidhen në Midtown Manhattan nëntë pjesëtarë të një elite të Wall Street. Detajet e mbledhjeve të tyre janë të mbuluara me sekret. Përfaqësojnë këtë mbledhje Goldman Sachs, Morgan Stanley,JP Morgan, Citigroup, Bank of America, Deutche Bank,Barclays, Ubs, Credit Suisse. Zyrtarisht nëntë bankierët e këtij komiteti të fuqishëm afaristësh kanë për detyrë të mbrojnë stabilitetin dhe integritetin mbi një treg që lëviz çdo ditë miliona e miliarda dollarë. Faktikisht klubi i të nëntëve mbron interesat e bankave të mëdha që bëjnë pjesë në të dhe sundimi i tyre i përjetshëm kontraston çdo përpjekje për të bërë më transparente çmimet e komisioneve”. Denoncimi i mbledhur nga gazeta New York Times vjen nga një organ i vigjilencës. Burimi më autoritar i hetimit në origjinë është Gary Gensler, shefi i Commodity Futures Trading Commission. Njeriu të cilit Barak Obama i besoi detyrën për të pastruar në një treg fuqimisht spekulativ. Por Gesler është i detyruar të pranojë paaftësinë e tij dhe “kostot e atyre praktikave i paguan e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë ,i paguajnë të gjithë amerikanët”, ankohet Gesler. Natyrisht dhe europianët duke parë që Wall Street është qendra e ekonomisë globale. Derivatet në fakt kanë një numër përdorimesh një pjesë e tyre janë “virtuozë” dhe më afër nesh sesa mund ta imagjinojmë ne. Fondet e pensioneve i përdorin për të ulur rrezikun e humbjeve në investimet e tyre nëqoftëse tendencat e tregut kanë rënie të papritura,për shembull një ngritje në të ardhmen e rendimentit të Thesarit që ul vlerat e atyre në portofol. Kompanitë e avionëve dhe ato detare blejnë derivate për të zbutur goditjen e rritjes së çmimit të naftës. Industria agro-ushqimore mbrohet nga rritja e kostove të të mbjellave. Edhe konsumatori, automobilisti, është një manovër spekulative që nëpërmjet derivateve përqendruan brom-in në materialin e parë. Asnjë  nga protagonistët e ekonomisë reale nuk është me të vërtetë i tuteluar nga manipulimet mbi këta instrumente. Asnjë nuk e di çfarë vendosin nëntë pjesëtarët e klubit që mblidhen në të mërkurën e tretë të muajit. Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim mbi mundësinë e praktikave anti konkurruese në pastrim dhe në “trading” mbi derivatet. Të dyshuarit e marrëveshjes së fshehtë nuk janë të rinj. Por gjetja e provave është e vështirë. Është i vjetër prej nëntë muajsh lajmi i një hetimi tjetër nga Departamenti i Drejtësisë që kishte bërë shumë potere. Ajo që akuzonte “hedge fund”-et më të rëndësishëm, si Soros, Paulson, Sac Capital, të konkludonin një sulm simultant ndaj euros në një darkë sekrete më 8 shkurt në Wall Street. Një ditë më vonë më 9 shkurt në Chicago Mercantile Exchange kontratat e së ardhmes që vinin bast mbi rënien e euros ishin hedhur mbi 54 000, një rekord historik. Goldman Sachs e Barclay-s ishin përfshirë në kronikat e manovrave të mëdha. Por që atëherë hetimi mbi pasojat e dëmeve të euros nuk ka pasur zhvillime të reja. Nxjerrja e provave nga klubi i Padronëve të Universit është e komplikuar veçanërisht nëqoftëse ndiqen rrugët normale. Nga ku pritja e madhe për tregimet e dala nga Wikileaks mbi Bank of America dhe kushedi që Julian Assnge arrin atje ku magjistratura nuk shkon... Për sa i përket tregut të derivateve në mënyrë paradoksale dhe pikërisht për efektin e krizës së madhe të 2008-ës që padronët e universit kanë marrë një rol akoma më të madh.  Një nga momentet më dramatike të asaj krize ishte rënia e American International Group, kompania e sigurimeve krijuar nga humbjet e një tipi të veçantë të tituj derivatesh, credit default swaps. Në këtë kohë Thesari dhe autoriteti i ruajtjes vunë re që asnjë nuk mund të kuptonte me të vërtetë interkonjesionet mbi tregun e derivateve ekspozuar ndaj efektit domino. Një bakë e prishur e Aig kishte përfshirë dhjetëra institucione të tjera ose ndoshta të gjithë sistemin bankar. Pikërisht ishte Thesari që shtyu për krijimin e një clearing house ose dhoma e kompensimit derisa bankat e mëdha të merrnin në ngarkim garantimin e stabilitetit të tregut të derivateve. Por me këtë u shoqërua reforma Obama e rregullave të financës që duhet të rriste pushtetin e autoritetit të ruajtjes dhe të riforconte transparencën. Kjo reformë sot është nën vëzhgimin e maxhorancës së re republikane në Kongres fituese në zgjedhjet e nëntorit dhe e bekuar nga financimet gjeneroze të Wall Street. Në aplikimin e reformës republikanët po kërkojnë ta boshatisin. Të enjten Kongresi hodhi poshtë kërkesën e Gesler për rregulla të reja mbi transparencën. Derivatet shpjegon juristi Robert Litan që për Departamentin e drejtësisë drejtoi një luftë analoge kundër marrëveshjes së fshehtë në Nasdaq, janë një treg shumë i përqendruar dhe kur qeveria e një entiteti të njëjtë është në pak duar, mund të ndodhin gjëra të këqija. Është e sigurt që Padronët e Universit përdorin pushtetin e tyre oligopolitik për të nxjerrë nga ekonomia përfitime të mëdha. Për shembull, mbi një kontratë të vetme derivate e credit default swap që mbron blerësin mbi evidentimin e mundshëm të një falimentimi të një shteti sovran si Greqia ose të një shoqërie të kuotëzuar, bankieri ndërmjetës bën një komision prej 25 000 dollarë. Kontrata të tilla bëhen me mijëra çdo ditë që mbushin përfitimet të Goldman Sachs, JP Morgan, Morgan Stanley.Kur në vitet 90 Departamenti i Drejtësisë arriti të tregojë që një marrëveshje e fshehtë analoge midis bankierëve kontrollonte shkëmbimet në Nasdaq në vazhdimësi të ndryshimit të rregullave komisionet bankare u ulën në dhjetëshen e nivelit përpara. Por një rrezik akoma më i madh është që brenda grupit të të nëntëve falë shkëmbimit të informacioneve të përditshme mund të maturojnë operacionet më në zë, manovra konkrete, një manipulim të tregut. Ata që duhet të stabilizojnë derivatet janë të parët që mund të përfitojnë nga të dhënat e tjera spekulative.

*Autori është korrespondenti i “La Repubblica”-s në Uashington

Posted via email from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi