Si të kërkosh punë në kohën e internetit

/ On : 11:40 AM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Jemi pjesë e “LinkedIn”, “Twitter”, dërgojmë e-maile, shkruajmë në blogje dhe nuk kalojmë ditë pa i hedhur një sy të shpejtë profilit tonë në “Facebook”. "Social Media", pikat tona të takimit social në internet, po rriten gjithmonë e më shumë, duke ofruar tashmë edhe mundësi të reja punësimi

 

“LinkedIn” ka thuajse 70 milionë përdorues në të gjithë botën. “Facebook” është më i vizituar se “Google”, dhe ka gjysmë miliardi njerëz në gjirin e tij. “Twitter”, protagonist i suksesit të ‘microblogging’, ka shkuar në 190 milionë. Këta numra flasin vetë dhe na bëjnë të kuptojmë se përse një pjesë gjithmonë  e më e madhe e kërkesave për punë kalojnë nga rrjetet sociale: sigurisht me avantazhe për kandidatët dhe kompanitë që kanë nevojë për profesionistë që nuk arrijnë t’i gjejnë, ose i gjejnë me shumë vështirësi. Fenomeni po zhvillohet me ritme të shpejta, mbi të gjitha në SHBA dhe Angli, edhe pse në të gjithë botën po shihen pasojat e tij. “Po shtohen gjithmonë e më shumë profesionistët që po shfrytëzojnë të mirat e rrjetit. ‘LinkedIn’ është vitrina ideale për të treguar profilin tënd dhe po kthehet në një burim kryesor për të konsultuar dhe marrë informacione mbi profilin e një personi, për të kërkuar këshilla, për të gjetur talente dhe mundësi punësimi”, - shpjegon drejtori i “LinkedIn Europa”, Kevin Eyres.

 

Parashikimet

Evolucioni duket thuajse natyral. Vlerësimet parashikojnë një rritje të përdorimit të këtyre sajteve për rekrutimin e burimeve të reja. “Jobvite”, një kompani amerikane e cila ka vënë në përdorim mjete që i lejojnë të gjejnë profilet më të mira të pranishme në rrjetet sociale, ka publikuar kohët e fundit disa statistika rreth aftësisë së kompanive të ndryshme për të përdorur rrjetet sociale për të kërkuar personel të ri. Rreth 83 për qind e kompanive u përgjigjën se në 2011 do të përpiqen që të paktën një herë të kërkojnë punëtorë përmes rrjeteve sociale. Pothuajse gjysma e tyre do të kalojë më shumë kohë në rekrutim social në krahasim me vitin e kaluar dhe 36 për qind do të reduktojë kohën e kaluar në sajtet e ofertave. Një vëzhgim i bërë nga “LinkedIn”, në më shumë se një mijë qendra përgjegjëse për burimet njerëzore të SHBA-së, Britanisë së madhe, Kanadasë, Indisë, Holandës dhe Australisë, ka konfirmuar se gjysma e tyre në vitet e ardhshme do të përdorë më shumë rrjetet sociale. Më i përdoruri, duke parë edhe natyrën e tij profesionale, do të jetë “Linkedln”. Po të rëndësishme do të jenë edhe “Facebook” dhe  “Twitter”.

 

Cilat janë arsyet?

E para dhe më e rëndësishmja, lidhet me faktin se kompanitë synojnë të shkojnë atje ku janë profesionistët. Sot, ashtu siç e kemi parë, numri i rrjeteve sociale ka ardhur duke u rritur. Sigurisht që ka edhe arsye me natyrë ekonomike. Në këtë mënyrë, kompanitë arrijnë të minimizojnë kostot për të hyrë në kontakt me kandidatët e kualifikuar. Rrjetet sociale të ndihmojë shumë lehtë të gjesh njerëzit profesionistë, për shkak të të dhënave të tyre personale të vendosura në rrjet. Kështu, 90 për qind e kompanive amerikane që kanë përdorur “LinkedIn”, e kanë gjetur me shumë lehtësi kandidatin që kërkonin. Një përqindje të mirë, në krahasim me rrjetet e tjera, kanë edhe “Facebook” dhe “Twitter”. Në Britaninë e Madhe, 58 për qind e kompanive mendojnë se  “Facebook” apo “Myspace” janë më të domosdoshëm për të gjetur një kandidat të mirë se sa lajmërimet në shtyp. Rezultate të tilla të ngjashme kanë dalë edhe nga një kërkim i bërë nga “LinkedIn”, në bashkëpunim me “Harvard Business School”. Në rrjetet sociale, pastaj, të jepen mundësia për të dialoguar në mënyrë të drejtpërdrejtë, siç ndodh në kanalet e tjera të informacionit, ndaj ke mundësi që para se ta njohësh kandidatin personalisht, të mësosh në detaje shumë gjëra për të. Ai mund të prezantojë një mori më të madhe informacioni për veten, shumë më tepër se sa një CV e thjeshtë dhe një letër motivimi. Pjesa më e madhe e kompanive sot kanë profilet e tyre në “Facebook” apo “Twitter” dhe sapo një vend pune kërkon të zihet, lajmërimi u shkon automatikisht të gjithë anëtarëve të kësaj kompanie. Kështu, nis edhe lufta mes më të interesuarve dhe më të kualifikuarve.

 

Punët e internetit

"Punët që bazohen në mundësitë e ofruara në rrjet janë profesionet e së ardhmes”, - pohon me bindje Valerie Kollart, eksperte e tregut të punës. “Kompanitë gjigande dhe mediat duhet të përshtaten me mundësitë e ofruara nga rrjeteve sociale, dhe për këtë arsye kanë nevojë për personel”. Por, cilat janë kërkesat për ata që kërkojnë punë në këtë sektor? Në vend të letrës dhe stilolapsit duhet të qëndrosh i mbërthyer pas videokamerave apo “Smartphone”, dhe të kesh një ose më shumë profile në “Twitter” apo “Facebook”. Me një përdorim gjithmonë e më të madh të internetit (vetëm në “Facebook” numërohen më shumë se 400 milionë përdorues në të gjithë botën, më shumë se gjysma e të cilëve hyn online të paktën një herë në ditë), rriten edhe mundësitë për t’i përdorur këto platforma si kanale informacioni. Tashmë prej kohësh, këto rrjete sociale më shumë se sa një mjet për t’u argëtuar dhe kaluar kohën, janë kthyer në shërbim të komunikimit, shkëmbimit të ideve dhe opinioneve, duke vënë në kontakt njerëzit mes tyre, por edhe individë të veçantë me organizata, me media dhe sipërmarrje. Me pak fjalë, me të gjithë botën. Po ashtu, rrjetet sociale po ushtrojnë një ndikim gjithmonë e më të madh në jetët tona: kush lidhet me të tjerët, krijon në këtë ambient një atmosferë konfidence. Shkëmben ide, diskutohet dhe komunikohet. Po ashtu, aty mund të gjesh këshilla dhe rekomandime. Shumë kompani sot e kanë kuptuar pushtetin e internetit, edhe pse publiciteti në web shpesh nuk jep garanci për sukses. Më shumë se 1500 mesazhe publicitare shkojnë çdo ditë tek konsumatorët, dhe në pjesën më të madhe të rasteve kalohen me indiferencë. Për këtë arsye, gjithmonë e më shumë kompani krijojë “Social Media Jobes”, për t’i përdorur në interes të tyre rrjetet sociale me ndihmën e mendjeve kreative. Numri i vendeve të tilla të punës do të rritet në vitet e ardhshme. Sot punët e internetit janë kthyer në një mënyrë të re punësimi. Ato kërkojnë shumë kreativitet, entuziazëm dhe kapacitet për t’u përshtatur me mundësitë ndëraktive të rrjetit.

Posted via email from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi