Realiteti që shihet në Lindjen e Mesme

/ On : 3:26 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Nga Thomas L. Friedman (Nju Jork Tajms)

 

Amerika duhet të shmanget nga rruga, kështu që izraelitët dhe palestinezët të shohin qartë, pa asnjë pengesë, se çfarë zgjedhjesh të pakujdesshme bëjnë liderët e tyre

Përpjekja e dështuar e SHBA-së që të korruptojë Izraelin me pakon prej 3 miliardë dollarësh asistence në siguri, mbulesë diplomatike dhe avionë të avancuar luftarakë F-35 – nëse kryeministri Bibi Netanyahu thjesht do të pajtohej me një ngrirje 90-ditëshe të ndërtimit të vendbanimeve për të rinisur bisedimet me palestinezët – ka qenë jashtëzakonisht qartësuese. Ajo demonstron se sa të shkyçur nga realiteti janë bërë lidershipi i Izrealit dhe ai i palestinezëve.
Nafta është për Arabinë Saudite ajo çka ndihma e pakushtëzuar dhe simpatia amerikane janë për Izraelin – dhe çka ndihma e pakushtëzuar dhe simpatia arabe dhe evropiane janë për palestinezët: një drogë haluçinogjene që ua mundëson secilit prej tyre të mendojnë se mund t’u rezistojnë ligjeve të historisë, gjeografisë dhe demografisë. Qëmoti ka kaluar koha që të ndalemi së qeni dilerë të drogave të tyre. Në kohën kur papunësia në Amerikë ka arritur gati 10 për qind, ne i kemi izraelitët dhe palestinezët të ulur atje me armët e tyre të përqafuara, duke pritur për më shumë garanci apo të holla nga SHBA-ja për t’i bindur që ta bëjnë atë që në të vërtetë është në interesin e tyre: të negociojnë një marrëveshje mes dy shteteve. Turp për ta, dhe turp për ne. Nuk mund ta duash paqen më tepër se të dyja palët, dhe kjo është pikërisht situata në të cilën është gjendur Amerika sot. Njerëzit që udhëheqin Izraelin dhe Palestinën kanë prioritete të tjera. Është koha që t’i lëmë ata të vetmuar, t’i ndjekin ato - dhe të jetojnë me pasojat e tyre.
Ata thjesht nuk e kuptojnë: ne më nuk jemi Amerika e gjyshërve të tyre. Ne kemi probleme më të mëdha. Negociatorët izraelitë dhe palestinezë duhet të ndalen për një minutë dhe ta shkruajnë këtë fjali në Google: “Reduktimet e buxhetit dhe departamentet e zjarrfikësve”. Dhe ja se çka do të gjejnë: Amerika, qytet pas qyteti - Phoenix, Cincinnati, Austin, Washington, Jacksonville, Sacramento, Philadelphia – që të gjitha duhet t’i reduktojnë departamentet e zjarrfikësve. Pastaj le ta shkruajnë këtë fjali: “Shkollat dhe reduktimet e buxhetit”. Një nga rrëfimet kryesore të “The Christian Science Monitor” thotë: “Derisa shteti dhe qeveria lokale godasin shpenzimet dhe stimulimi federal shteret, reduktimet e buxheteve për shkolla për vitin e ardhshëm akademik mund të jetë më i keqi në gjeneratën e fundit”. Ju garantoj, nëse dikush do të shkojë në këto qytete dhe do të thotë “kemi 3 miliardë dollarë që do të donim t’ua jepnim shkollave tuaja dhe departamenteve tuaja të zjarrfikësve, nëse vetëm bëni atë që në fund të fundit është në interesin tuaj”, përgjigjja e tyre do të ishte: “Ku të nënshkruajmë?”. Dhe kështu do të ishte dashur të ishte me Izraelin.
Izrael, kur Amerika, një shtet që ka shpenzuar miliarda për ju në 50 vitet e fundit dhe ju ka marrë në mbrojtje në forume të panumërta ndërkombëtare, kërkon nga ju të ndalni ndërtimin e vendbanimeve për tre muaj për të nisur bisedimet paqësore, ka vetëm një përgjigje të drejtë, dhe kjo nuk është “sa?”, por është: “Po, çfarëdo që dëshironi, sepse ju jeni i vetmi mik i vërtetë yni në botë”.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, çka mendon ti? Ehud Olmert, ish- kryeministri izraelit, të ofroi një marrëveshje për dy shtete, përfshirë edhe Jerusalemin lindor – dhe ti e lëshove këtë rast të kalojë i pashfrytëzuar. Tani, në vend se të ndjekësh Obaman për t’i thënë se do të jesh prezent në negociata kudo dhe me çfarëdo kushtesh që presidenti do t’i kërkojë, ti po ashtu i vendos edhe kushtet tuaja. Ja ca këshilla pa pagesë: Kur Amerika dobësohet, nëse mendon se Kina do të rregullojë Izraelin për ty, e ke gabim. E njoh Kinën mirë. Ajo do t’ju shesë për një anije të ngarkuar me softuer izraelit, dokrra e mikroçipe aq shpejt saqë do t’ju merren mendtë.
Unë e kuptoj problemin: Lidershipi izraelit dhe ai palestinez nuk mund t’i japin fund konfliktit me njëri-tjetrin pa një luftë qytetare brenda komuniteteve të veta respektive. Netanyahu do të duhej të përballej me kolonët, ndërsa Abbasi do të duhej të përballej me radikalët e Hamasit dhe të Fatahut. Të dy kanë shumica të heshtura që do t’i përkrahnin nëse e bëjnë këtë, por asnjëri nuk ndihet i parehatshëm me situatën e tanishme që ka për të rrezikuar një luftë qytetare brenda në shkëmbim për një paqe jashtë. Nuk ka Abraham Lincolna atje.
Çka do të thotë kjo, thotë filozofi nga universiteti hebraik, “Moshe Halbertal”, është se dritarja për një zgjidhje me dy shtete po mbyllet me shpejtësi. Izraeli do të përfundojë me pushtim të përhershëm të Bregut Perëndimor dhe 2,5 milionë e palestinezëve atje. Do të kemi zgjidhje me një shtet. Izraeli do të ketë brenda barkut të vet 2,5 milionë palestinezë pa të drejta shtetësie, bashkë me 1.5 milionë arabë izraelitë. “Më pas e vetmja pyetje do të jetë se çfarë natyre do të ketë ky shtet – ose do të jetë një aparteid ose do të jetë një Liban i ri”, tha Halbertal. “Do të përballemi me dy tmerre”.
Gjëja më e vlefshme që presidenti Obama dhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, mund të bëjnë tani është që të dalin jashtë kësaj pamjeje – kështu që këta dy liderë dhe këta dy popuj të kenë një pamje të papenguar për të ardhmen e tmerrshme të tyre në një shtet, nëse nuk do të mund të ndahen. Ne nuk duhet t’u japim më arsyetime sikur: “Ja ku vjen sekretarja e Shtetit sërish! Jini të durueshëm!. Diçka po ndodh. Jemi duke punuar në marrëveshje. Jemi afër. Vetëm po të mos ishin amerikanët kaq naivë, jemi shumë afër kompromisit…. Kini durim!”.
Ky është mashtrim. Amerika duhet të shmanget nga rruga kështu që izraelitët dhe palestinezët të shohin qartë, pa asnjë pengesë, se çfarë zgjedhjesh të pakujdesshme bëjnë liderët e tyre. Mos gaboni, unë jam në favor të përpjekjes më aktive të mundur amerikane për ndërmjetësim për të promovuar paqe, por iniciativa duhet të vijë prej tyre. Lindja e Mesme vetëm mund të ta vendosë një buzëqeshje në fytyrë, kur kjo gjë nis prej tyre.

Posted via email from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi