Ja çfarë pashë në Korenë e Veriut

/ On : 3:27 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Reportazh nga Siegfried S. Hecker (Foreign Affairs

 

Gjatë një vizite në Korenë e Veriut gjatë nëntorit të këtij viti, u habita tej mase nga sofistikimi i programit për pasurimin me uranium në vend. Me tensionet e shtuara në gadishullin korean, është më urgjente se kurrë që Uashingtoni të bëjë ç’është e mundur për të kufizuar progresin nuklear të Phenianit

Rezultati i sagës bërthamore të Koresë së Veriut është mbajtur si shembull nga administrata e Bushit duke kundërshtuar hapur reputacionin luftëdashës dhe duke përdorur shumanshmërinë dhe diplomacinë për të sfiduar krizën.
Por, në të vërtetë, fabula është një nga dështimet e vazhdueshme për të shpikur një strategji me lidhje logjike – me rezultatin që Korea e Veriut ka menaxhuar për zgjerimin e kapaciteteve bërthamore.
Më 12 nëntor gjatë vizitës sime të fundit në kompleksin bërthamor të Yongbyon, shkencëtarët e Koresë së Veriut më treguan mua dhe kolegëve të tjerë, John W. Lewis dhe Robert Carlin, një reaktor bërthamor eksperimental në ndërtim e sipër.
U shastisa nga pamja e 2000 centrifugave në dy degëzime si ujëvara dhe një dhomë ultra moderne.
Është më e rëndësishme se kurrë të kufizohet programi bërthamor i Phenianit dhe të qetësohen tensionet mbi gadishullin korean.
Kjo është bërë e domosdoshme që nga përplasja mes dy Koreve gjatë muajit paraardhës.
Unë, bashkë me specialistët e tjerë, kishim besuar për një kohë të gjatë se Korea e Veriut zotëronte një program paralel të pasurimit me uranium – dhe për këtë besim kishim një dëshmi të mjaftueshme – u habita tej mase nga sofistikimi i këtij programi.
Në vend që të gjenim një dyzinë centrifugash prodhimi, ne pamë një rrjesht të gjatë centrifugash të avancuara, në veprim të plotë.
Vendasit na treguan se ndërtimi i centrifugave kishte nisur që në prill të vitit 2009 dhe procesi kishte mbaruar pak ditë para mbërritjes sonë.
Kjo nuk ishte për t’u besuar, megjithatë, kërkesat për materiale specifike dhe përbërës të tjerë, si dhe vështirësia gjatë procesit të prodhimit të centrifugave, bënte që gjërat të zhvilloheshin me qetësi dhe ngadalë. 
Se si përfitoheshin gjithë këto materiale për Korenë e Veriut, ky është një problem shqetësues. Në të vërtetë, nuk ka asnjë dëshmi që Korea e Veriut mund të prodhojë alumin të cilësisë së lartë apo aliazhë çeliku, ose magnetë në formë rrethi etj.
Lehtësia e prodhimit të centrifugave që pamë, është planifikuar për reaktorët bërthamorë, jo bomba apo lëndë djegëse.
Skenari më i mundshëm është që pajisjet të jenë ndërtuar dhe vënë në funksionim shumë vite më parë, në një vend tjetër dhe më pas janë zhvendosur këtu.
Mjetet e nevojshme për të fabrikuar centrifugat ka të ngjarë të jenë siguruar nëpërmjet kompleksit të Koresë së Veriut dhe rrjetit të sigurimit – në të cilin Pakistani duhet të ketë luajtur një rol të rëndësishëm. Ish presidenti pakistanez Musharaf ka pohuar në kujtimet e tij, se shkencëtari pakistanez A. Q. Khan ka paraqitur skemën për pajisjet e centrifugave që para vitit 2000. 
Ka patur edhe të dhëna të tjera, që para arrestit shtëpiak të këtij shkencëtari më 2004, disa shkencëtarë të Koresë së Veriut kanë bashkëpunuar ngushtë me laboratorët e kërkimeve të Khanit, nga ku siguruan pajisje për centrifugat. 
Veç kësaj, nga fundi i viteve 2001, CIA i raportoi Kongresit se Koreja e Veriut ishte përpjekur të kërkonte materiale për centrifugat në sasi të mëdha nga Rusia dhe Gjermania, për të mbështetur programin e pasurimit me uranium.
Ka shumë të ngjarë që koreanët veriorë të kenë fabrikuar të paktën disa nga përbërësit e shumtë.
Edhe Uashingtoni nuk mund ta përjashtojë bashkëpunimin e Koresë së Veriut me Iranin, duke qenë se të dy palët kanë bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin për teknologjitë e raketave.
Pajisjet e centrifugave të Koresë së Veriut duket se janë më të sofistikuara sesa ato që ka treguar Irani për inspektorët ndërkombëtarë, por dihet që Teherani është duke e zhvilluar më tej procesin e prodhimit të centrifugave.
Për të tepër, Koreja e Veriut ka më shumë përvojë në procesin e pasurimit me uranium dhe teknologjinë e raketave sesa Irani, duke ngritur problemin se të tilla ekspertiza rridhnin nga Pheniani në Teheran.
Këto zbulime tregojnë edhe njëherë vështirësinë e ecurisë së programeve klandestine të centrifugave me uranium.
Gjurmët e pakëta dhe nënshkrimet për pajisje të tilla e bëjnë diskutimin problematik. Treguesit më të mirë të zhvillimit të Koresë së Veriut ishin aktivitetet për sigurimin dhe bashkëpunimin teknik me vendet e tjera – në këtë rast, me Pakistanin.
Këtë shitblerje e bëri CIA-n më 2002 që të dilte në përfundim që nga mesi i kësaj dekade, Koreja e Veriut të mund të prodhojë dy herë më shumë bomba atomike të pasura me uranium, çdo vit.
Administrata e George Bush e përdori këtë dëshmi për t’iu kundërvënë Phenianit në tetor të vitit 2002, në një mënyrë që e çoi drejt fundit sistemin, që parashikonte një normalizim të mundshëm diplomatik në shkëmbim të denuklearizimit.
Dhënia fund e marrëveshjes e siguruar prej Koresë së Veriut me një justifikim për tërheqje nga Traktati Bërthamor, bëri që të përpunohej plutoniumi për bombat, dhe si rrjedhim u prodhua bomba e parë.
Në retrospektivë, mund të themi se nuk ishte një dështim inteligjence ajo që çoi në rezultatin shkatërrimtar në tetor të vitit 2002, por përcaktimi i keqdrejtuar politik i administratës së Bushit, për t’i dhënë fund sistemit të marrëveshjes pa u përgatitur për pasojat.
Në Yongbyon, koreanët veriorë na treguan që do të ndërtojnë reaktorë më të mëdhenj bërthamorë, megjithëse do të kalonin vështirësi, për shkak se teknologjitë për reaktorët bërthamorë dhe lëndën djegëse janë të reja për ta, por ata kishin besim të plotë te suksesi.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut na bëri të ditur se para ca kohësh ata ishin kanosur për të ndërtuar një LWR, por “askush nuk na besoi, duke përfshirë edhe dr. Hecker”. Na e bëri të qartë se në mendjet e tyre, ata nuk kishin zgjidhje tjetër; mekanizmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kishin nxitur për këto veprime.
Ekzistenca e një reaktori bërthamor të Koresë së Veriut parashtroi pritjen për sfidat politike. Pheniani ka ndjekur në mënyrë krejt serioze LWR që nga viti 1985, kur u bë marrëveshja me Moskën për t’u pajisur me reaktorë të tillë.
Sistemi për të cilin u ra dakord ishte në vetvete një përpjekje për të zhvendosur reaktorët gaz-grafit, që janë të nevojshme për prodhimin e bombave, por të pavlefshme për elektricitetin.
Në kontrast me të, LWR që janë më pak të përshtatshme për bombat, janë shumë të mira për elektricitetin.
Pas 5 prillit të vitit 2009 u lëshua raketa dhe më pas u dha dënimi i parashikueshëm i Kombeve të Bashkuara. Një qeveritar deklaroi me këtë rast “Ne kemi për të parë një reaktor, që ka një energji që shkon deri në 100% të lëndës sonë të parë”. Tashmë, siç u premtua, ata nisën ndërtimin e një LWR eksperimentale dhe të vogël, e projektuar për të shpërndarë më afërsi 25-30 megavat për energjinë elektrike.
Besoj se interesi i Koresë së Veriut për elektricitetin bërthamor është i sinqertë. Edhe pse teknikisht është e mundur që LWR do të përdoret për të prodhuar plutonium, si lëndë kryesore për bombat, një skenar i tillë vështirë se mund të ndodhë.
Plutoniumi nga një LWR është më pak i përshtatshëm për bombat, sesa plutoniumi që prodhohet në reaktorët ekzistues gaz-grafit. Në fakt, nëse Pheniani do të dëshironte më shumë lëndë djegëse për bombat me plutonium, kjo thjesht do t’i bënte një rindezje këtij reaktori dhe jo të ndërtohej një LWR.
Ende, ndërtimi i reaktorit ngre një numër të caktuar çështjesh politike: një LWR kërkon uranium të pasur dhe rrallë janë krijuar mundësitë për lëndën djegëse të reaktorëve.
Në nxjerrjen në shesh të këtyre lehtësirave, Pheniani ka dërguar një sinjal që politikëbërësit duhet ta marrin seriozisht. Në këtë rast, serioziteti duket se bëhet pjesë e një plani të përllogaritur të paraqitur gjatë kohës së ndryshimit të presidencës amerikane për të vazhduar me programin e tij bërthamor, në mënyrë që të ndikonte në situatën diplomatike në favor të vet.
Pas kundërshtimit prej komunitetit ndërkombëtar të lëshimit të raketës prej Koresë së Veriut në prill 2009, Pheniani zyrtarisht i dha fund pjesëmarrjes në bisedime dhe udhëhoqi një test të dytë bërthamor, për të demonstruar për kënaqësinë e vet dhe për botën mbarë, që kishte një pajisje bërthamore që funksiononte më së miri.
Në të njëjtën kohë, koreanët veriorë projektuan një LWR të vogël.
Ata bënë ç’është e mundur për të na treguar projektin e përfunduar. Me këto lëvizje, Pheniani ia doli të justifikonte nevojën për një program pasurimi, ndërkohë që u eci përpara me ambicien për përdorimin e energjisë bërthamore të LWR.
E vërteta është që Koreja e Veriut ka ecur mjaft me programet e plutoniumit dhe uraniumit në një përdorim të dyfishtë – për bombat dhe për elektricitetin – që nga fillimi. U favorizua programi i plutoniumit edhe për armët, edhe për energjinë elektrike që në fillim të viteve ’90, por u përcaktua edhe tregtia në programin për bombat dhe për elektricitetin nga LWR e siguruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e marrëveshjes.
U ripërtëri edhe programi i uraniumit për bombat nga fundi i viteve ’90, kur u emërua A. Q. Khan dhe marrëveshja po spostohej ngadalë.
Që nga 2002, Koreja e Veriut po siguronte materiale për centrifugat dhe përbërësit e tjerë. Përballja diplomatike gjatë tetorit 2002 lejoi që Veriu të përshpejtonte programin për bombën prej plutoniumi më 2003 dhe testet pasuese bërthamore lejuan që të nxirrej në shesh suksesi.
Mekanizmi modern i centrifugave që na treguan koreanët veriorë kësaj here, dëshmon që Pheniani kurrë nuk hoqi dorë nga përdorimi i uraniumit për bombat. Veriorët duhet të kenë të aftë të siguronin materiale të mjaftueshme dhe përbërës të tjerë plotësues, i kanë fabrikuar dhe i kanë grumbulluar ato në centrifuga që vihen në shfrytëzim, i kanë vënë në funksionim të plotë dhe më pas i kanë instaluar edhe në Yongbyon. Pajisja e centrifugave që pamë, duhet të jetë dizenjuar për të prodhuar reaktorë, jo bomba dhe lëndë djegëse, sepse nuk do të kishte kuptim ta ndërtoje atë si pasojë e një pozite të mëparshme të favorshme dhe më pas t’ua tregoje vizitorëve të huaj, që ishim ne. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që mund të ekzistojë diku në vend edhe ndonjë pajisje HEU.
Korea e Veriut tashmë zotëron plutonium – nga vlerësimet tona është i mjaftueshëm për 4 nga 8 armë bërthamore.
Zotërimi i sasive të ngjashme të HEU nuk e ndryshon në themel këtë kërcënim. HEU e ka më të lehtë t’i japë formë një bombe të papërpunuar, por nuk ofron asnjë avantazh për plane më të sofistikuara.
Nëse Pheniani është i kënaqur me arsenalin e vet aktual apo rritjen modeste, do të ishte më mirë rinisja e prodhimit të plutoniumit ekzistues.
Megjithatë, nëse Pheniani dëshiron të shtojë arsenalin, i duhet të rrisë kapacitetin ose të ndërtojë pajisje paralele.
Phenian nuk mund të shtojë kapacitetin për centrifugat, sido që të jetë. Ajo është e kufizuar prej nevojës për të importuar materialet bazë dhe përbërësit e tjerë – prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet të dyfishojë përpjekjet për të ndalur rrjetin gjithëpërfshirës të sigurimit.
Më shqetësues sesa zgjerimi i arsenalit bërthamor është eksporti potencial i materialeve të zbërthyeshme ose mënyrat e prodhimit, që tashmë përfshijnë teknologjitë e centrifugave.
Për më tepër, Phenian arriti të ndërlikojë edhe procesin diplomatik duke përcaktuar kështu edhe denuklearizimin.
Zor se Pheniani do të heqë dorë nga arsenali i vet bërthamor, por ka për të këmbëngulur në ruajtjen e programit LWR dhe centrifugat.
Pezullimi i programit të plutoniumit ishte brenda shtrirjes normale, por e njëjta gjë nuk ndodh me programin e uraniumit, sepse justifikimi për natyrën e vet krejt të qetë është më i besueshëm se programi për plutonium, edhe pse është më pak problematike.
Sidoqoftë, ministri i jashtëm vendas pohoi se Pheniani po vazhdon të përkrahë denuklearizimin e gadishullit korean, siç u ra dakord në shtator të vitit 2005.
Tani është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjë një rishqyrtim të tërësishëm lidhur me politikat për Azinë Verilindore, duke e përfshirë, por jo duke kufizuar problemin bërthamor. Synimi themelor dhe i qëndrueshëm duhet të jetë denuklearizimi i gadishullit korean. Sidoqoftë, duke qenë se për këtë duhet kohë, qeveria amerikane duhet sa më shpejt të këmbëngulë për atë që unë e quaj “3 jo-të” – jo më bomba, jo më bomba më të mira dhe jo eksporte – në shkëmbim të një po-je”.
Kur pyetëm nëse Pheniani do ta ruante sistemin e 3 jo-ve dhe një po-je, ai tha “Nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e bën këtë pyetje, do ia kthej unë përgjigjen”. Sot është bërë më sfiduese se kurrë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje.

Përktheu: Rudina Dahri

Posted via email from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi