Prof. Liman Varoshi zbardh historinë e “Ballkanit mes tri perandorive”

/ On : 8:34 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Një vështrim perëndimor mbi historinë e Ballkanit, botim i “Naimi” - shtëpi botuese dhe studio letrare në bashkëpunim me universitetin “A. Xhuvani”, Elbasan

Një vështrim perëndimor mbi historinë e Ballkanit . Kështu mund të cilësohet monografia shkencore “Ballkanet mes tri perandorive” e Liman Varoshit, rektor i Universitetit “A. Xhuvani”, Elbasan. Libri sapo është publikuar nga “Naimi” - shtëpi botuese dhe studio letrare. Në parathënie të librit, autori shkruan se “Ndërlikimet më të mëdha historia e popujve të këtij rajoni, që shpesh është cilësuar si më i vonuari i Europës (“Ballkanet do të ulen në tryezën e kontinentit mëmë një ditë më pas”); kanë ndodhur kur ka dalë problemi i vendosjes së kufijve të brendshëm. Edhe pse, sikurse thuhet shpesh me difidencë, ballkanasit prodhojnë më shumë histori se sa mund të konsumojnë, në të vërtetë shumica e konflikteve të brendshme të rajonit ka marrë shkas nga akte të mirënjohura të Fuqive të Mëdha europiane, akte të mirënjohura qoftë për mirë a për keq, të cilat kanë rregulluar përkohësisht paqet e paqendrueshme midis tri perandorive më të mëdha të kohëve të reja: Perandorisë së Shenjtë Romake (Austro-hungareze), Perandorisë Ruse dhe asaj Osmane”. Historiani vëren se historia e popujve të Ballkanit është e mbushur me luftë dhe konflikte. Kjo ka arsye objektive, por më shumë është e lidhur me militarizimin ideologjik tradicional të shkencave kombëtare të tyre. Eshtë fakt se historianët ballkanas nuk janë mësuar jo ta pohojnë njëri-tjetrin, por as ta dëgjojnë njëri-tjetrin, dhe kjo ka pasur pasojat e veta edhe në mendësinë e edukimit arsimor shtetëror. 
Në librin “Ballkanet mes tri perandorive” e Liman Varoshit bëhet një përpjekje që historia e Ballkanit të vështrohet si një e tërë dhe e ndërkushtëzuar. Dhe në fakt nuk ka ngjarje që të ketë ndodhur në historinë e një populli ballkanas që të mos ketë pasur ndikimin e vet, për të mirë apo për të keq, tek fati i tjetrit. Një histori puritane kombëtare shqiptare, greke apo serbe, bullgare apo turke, të paktën për dy shekujt e fundmë, por sigurisht dhe për më herët, nuk ekziston dhe nuk mund të shkruhet. Baza faktologjike e librit përbëhet prej burimesh perëndimore, kryesisht të kryeqendrave ku janë marrë vendimet për fatet e popujve ballkanas. Gjithashtu, janë referuar edhe mendime të kolegëve kërkues në vendet fqinje, sepse kurrë një histori nuk mund të jetë e plotë pa vështrimin e tjetrit, qoftë ky dhe një vështrim jodashamirës dhe kundër një pikëpamjeje shkencore kombëtare të ngulitur.
Lexuesi është i lutur të vlerësojë se në këtë studim, veç informacionit, një rend parësor ka përpjekja për një vështrim perëndimor të historisë së Ballkaneve dhe popujve që i përbëjnë, histori që është shkruar nëpërmjet traktateve dhe marrëveshjeve të tri perandorive të mëdha, rrëzimi i të cilave qe fitorja më e madhe e Luftës së Parë Botërore. Pa shthurjen e këtyre tri perandorive pavarësia e shteteve të Ballkanit do të kishte qenë dhe më tej utopike dhe shumë e paqartë, peng raportesh ndërkontinentale.


Botim i ri
Titulli: Ballkanet mes tri perandorive
Autor: Prof. dr. Liman Varoshi
Gjinia: Monografi shkencore
Redaktor shkencor: Prof. dr. Shaban Sinani
Recensues: Prof. dr. Vilson Kuri, Dr. Etleva Lala
Botues: “Naimi” - shtëpi botuese dhe studio letrare
Numri i faqeve: 300
Cmimi: 500 lekë

Posted via web from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi