"MJ - Magjia, cmenduria, e gjithe historia 1958 - 2009" i shkrimtarit amerikan J. Randy Taraborrelli

/ On : 8:02 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Ikonë … Inovator … Këngëtar … Kompozitor … Kërcimtar … Artist videoklipesh … dhe Fenomen Ndërkombëtar … Nuk ka ekzistuar asnjëherë një superstar që të kapërcente kaq shumë kufij – dhe të thyente kaq shumë tabu – sa Majkëll Xheksoni, të ketë arritur një sukses komercial të padëgjuar më parë, duke tejkaluar të gjithë artistët e mëparshëm në influencë dhe në numrin e disqeve të shitura kudo në botë.

Biografi i njohur i personaliteteve të famshme J. Randy Taraborrelli ka ripunuar këtë roman bestseller të New York Times që ai shkroi 18 vjet më pare, përfshi detaje të fshehta të jetës së Majkëll Xheksonit deri në vdekjen e tij të parakohshme dhe hidhërimin që vijoi. Mbështetur në më tepër se 35 vjet hulumtime dhe qindra intervista ekskluzive me shumë prej njerëzve më të afërt të yllit të muzikës dhe me vetë Majkëllin, Taraborrelli analizon dhe zbulon njeriun që fshihet pas mitit.

Ai tregon historinë e fëmijërisë së Majkëllit, konfliktet me prindërit, motrat dhe vëllezërit e tij, pamjen fizike gjithnjë në ndryshim, truket e çuditshme publicitare, martesën me Liza Meri Preslin e më vonë Debi Roun, konfliktet ligjore dhe komerciale, problemet shëndetsore dhe varësinë nga ilaçet qetësuese.

Do ta shihni Majkëllin si kurrë më parë: një njeri i pasioneve, kontradiktave dhe mjaft i dhimbsur; baba i dashur dhe biznesmen i mprehtë; fëmija yll që orkestroi karrierën e tij drejt fames së pamatë; filantrop që luftoi kundër varfërisë në botë; një artist 50-vjeçar që po përgatitej për një rikthim rekordthyes. MAJKËLL XHEKSON: Magjia, Çmenduria, e Gjithë Historia, 1958 - 2009 është libri autentik për njërin prej artistëve më të talentuar dhe më të mistershëm të kohës sonë, jeta dhe karriera e të cilit ishin me të vërtetë, magji dhe çmenduri.

Ky roman, i dokumentuar me kujdes, i shkruar me një stil tërheqës dhe shpesh prekës, është një homazh për njeriun e paharrueshëm, Mbretin e Popit, Majkëll Xhekson.

 

Perktheu nga origjinali:  Maniela Hoxholli (Sota)

Posted via web from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi