Alain De BOTTON - SENDET

/ On : 1:09 PM/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.


Nëse objektet e kushtueshme nuk janë në gjendje të na sjellin një kënaqësi të pamatë, përse ndihemi kaq të tërhequr prej tyre? Për shkak të një gabimi të ngjashëm me atë tipin e shqetësuar nga dhimbja e kokës që shpon kafkën: sepse sendet e kushtueshme mund të na duken si zgjidhje të pranueshme për nevoja që, në të vërtetë, nuk i kuptojmë. Sendet sjellin rishtas në rrafshin material atë, për të cilën kemi nevojë në rrafshin psikologjik: duhet të qetësojmë mendjen tonë, ndërsa ndihemi të tërhequr nga mobiljet e reja; blejmë një bluzë kashmiri, ndërsa kemi nevojë për më tepër ngrohtësi nga miqtë tanë.
Megjithatë, nuk meritojmë vetëm qortime për pështjellimin tonë. Kuptimi tashmë i dobët i nevojave tona rëndohet vërtet nga ato që Epikuri i quante “opinione të përbashkëta” të atyre që na rrethojnë - opinione që nuk reflektojnë hierarkinë natyrore të nevojave në fjalë, por ngulmojnë te rëndësia e luksit dhe pasurive, dhe rrallë tek ajo e miqësisë, lirisë dhe mendimit.
Nëse opinionet e zakonshme janë më të përhapurat, kjo nuk është e rastësishme: të falsifikosh hierarkinë e nevojave njerëzore për të nxitur një konceptim material të mirëqenies dhe të rrëzosh idetë që nuk mund të shiten, është në interes të ndërmarrjeve tregtare.
Nëse do të magjepsemi, kjo ndodh vetëm për shkak të lidhjes së hollë midis të mirave sipërfaqësore dhe nevojave tona të harruara. Për të kundërshtuar fuqinë e dukshme të luksit dhe të salltanetit, epikurianët përdornin publicitetin.

Posted via web from Agjencia eMagic

Google+ Followers

Flurudha Press

Botimet Shqiptare

Shtypi Shqiptar

MUZIKA DHE HUMORI SHQIPTAR

VIP Magazine

Sex, dashuri, intimitet

Shëndeti dhe bukuria

E shtuna magjike

Flurudha Press

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014

Shtypi

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara

Letërsi,ese,kritikë...

Contact

Name

Email *

Message *

Arkivi